SKRIPTA – DITA E KOMBEVE TĖ BASHKUARA [NARRACIONI]

24 Tetori ėshtė Dita e Kombeve tė Bashkuara. Mė 1945, nė kėtė datė, Kombet e Bashkuara u themeluan zyrtarisht. Shumė njerėz nė Kosovė dijnė pėr OKB-nė. Ata e njohin flamurin ngjyrė qielli. Ata e shohin logon e OKB-sė nė makinat qė kalojnė nėpėr qytetet dhe fshatrat e tyre. Por ēka nė tė vėrtetė do tė thotė OKB pėr njė person tė rėndomtė nė Kosovė?

[“PERSONAT NĖ RRUGĖ” INTERVISTA NĖ GJUHĖ SHQIPE DHE SERBE]

INTERVISTUESI: Cfarė ju bie ndėr mend kur dėgjoni “OKB?”

Menjėherė mė shkon mendja tek krizat, ndonjė epidemi e madhe.

Ajo qė mė bie ndėr mend mė sė pari janė shtetet ku ndodhin trazirat. OKB-ja ėshtė gjithmonė aty pėr t’i zgjidhur ēėshtjet politike.

Kam mendim pozitiv pėr OKB-nė si njė organizatė por poashtu kam shumė kritika pėr punėn e saj.

E shoh OKB-nė si njė familje e madhe, e cila pėr momentin ėshtė nė gjendje konflikti.

Mė kujtohet 1999-ta. Konflikti. Kombet e Bashkuara i kanė ndihmuar Kosovės, dhe kudo qė ka kriza, ata janė aty pėr tė intervenuar dhe shpėtuar popullatėn.

INTERVISTUESI: Cfarė bėn OKB-ja?

Nuk e di. Nuk jam e sigurtė.

OKB-ja ėshtė njė organizatė qė i bashkon shtetet e pavarura…Mbron tė drejtat e njeriut.

Merret me epidemi…zgjidhje tė konflikteve

Ndihma humanitare

INTERVISTUESI: Cilat vlera i mbron OKB-ja?

NJERĖZIT NĖ RRUGĖ:

Pėr ndihmė. Ajo u ndihmon njerėzve.

Barazi…cdokush duhet ta ketė tė drejtėn e barabartė pėr zhvillim dhe pėrparim.

OKB qėndron pėr unitetin nė botė dhe pėrparimin ekonomik

Bota ėshtė shtėpia e jonė, dhe nė atė shtėpi ka shumė shumė kombe dhe religjione…por duhet tė ketė rend poashtu, duhet tė jenė disa rregulla. Ja se pėr ēfarė qėndron OKB-ja.

[NARRATOR]

Farid Zarif ėshtė Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė.

[PSSP]

Organizata e Kombeve te Bashkuara ėshtė themeluar pėrafėrsisht para shtatė dekadave. Por nuk ėshtė paraparė tė jetė vetėm njė institucion. Ka qenė njė premtim solemn pėr njerėzit e botės. OKB ėshtė krijuar pėr t’i mbrojtur gjeneratat e ardhėshme nga fatėkeqėsitė e luftėrave, pėr t’i shpurė pėrpara tė drejtat e njeriut, dhe pėr ta promovuar drejtėsinė. Jemi ballafaquar me shumė pengesa tė ndryshme – prej gjenocidit dhe terrorizmit – deri tek ndryshimet atmosferike dhe sėmundjet. Nuk ėshtė lehtė pėr njė organizatė qė tė trajtojė ēdo gjė prej trafikimit tė njerėzve dhe korrupsionit, deri tek vėrshimet dhe thatėsirat. Por duhet tė vazhdojmė tė pėrpiqemi.

Jam krenar me atė qė OKB-ja e ka arritur nėpėr glob. Objektivat tona tė Zhvillimit tė Mijėvjeēarit na udhehoqėn drejt fushatave mė tė sukseshme kundėr varfėrisė. Tortura dhe racizmi janė ta ndaluara me ligj duke iu falenderuar traktateve tė OKB-sė.

Pėrafėrsisht 120,000 paqeruajtės to OKB-sė – duke pėrfshirė ushtrinė, civilėt dhe policinė – janė tė vendosur nė 16 operacione nėpėr 4 kontinente. Dhe, mė shumė se 3,000 tė punėsuar tė OKB-sė – duke pėrfshirė njė Sekretar tė Pėrgjithshėm dhe disa zyrtarė tė lartė tė OKB-sė – kanė vdekur duke i shėrbyer paqes.

OKB furnizon me ushqim 90 milionė njerėz nė 80 shtete. Ne vaksinojmė pėrafėrsisht 60 pėr qind tė fėmijėvė tė botės dhe promovojmė shėndetin e nėnės, duke shpėtuar mė shumė se 30 milionė jetė nė vit.

OKB ndihmon pothuaj 40 milionė refugjatė dhe njerėz tė ikur nga lufta, uria dhe persekutimi. Ne ndihmojmė diku 60 shtete nė vit me zgjedhjet. Ndėrmjetėsuesit tanė kanė zgjedhur mosmarrėvėshjet pėrgjithmonė. Dhe marrėveshjet e OKB-sė pėr ambientin mbrojnė oqeanet, ajrin dhe tokėn tonė.

[NARRATOR]

OKB punon pėr t’i adresuar sfidat gjithandej globit – dhe kjo pėrfshin Kosovėn. Ekipi i OKB-sė pėr Kosovė pėrbėhet prej 21 bashkėsive tė OKB-sė dhe atyre ndėrkombėtare. Ato ofrojnė mbėshtetje pėr Kosovėn nė mėnyrė qė ajo tė mund t’i pėrmbushė mė mirė nevojat e saja zhvillimore. Ekipi ėshtė i specializuar nė njė numėr fushash tė rėndėsishme, duke pėrfshirė shėndetėsinė, arsimin, tė drejtat e njeriut, fuqizimin e grauas, bujqėsinė dhe punėsimin. Ekipi i OKB-sė pėr Kosovė udhėhiqet nga Koordinatori pėr Zhvillim, Andrew Russell.

[ANDREW RUSSELL]

Ne jemi me tė vėrtetė tė pėrēėndruar nė atė qė e quajmė zhvillim njerėzor, dhe zhvillimi njerėzor ka tė bėjė me sigurimin qė i gjithė populli i Kosovės, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre, prej nga vijnė, kush janė ēfarė gjuhe flasin, ēfarė religjioni praktikojnė, t’i kenė pėrparėsitė e barabarta nė gjenerimin e tė ardhurave dhe tė kenė jetė tė shėndoshė dhe shpresojmė, tė lumtur.

Ne pėrēėndrohemi nė tri fusha tė prioriteteve. E para ėshtė zhvillimi gjithėpėrfshirės, i ēėndrueshėm, qė gjeneron vende tė punės, punėsim pėr Kosovarėt, psaēėrisht pėr mė tė cėnuarit: gratė, rininė…

Pėrēėndrimi i ynė i dytė ėshtė qeverisja dhe sundimi i ligjit. Kjo punė ėshtė akoma nė process e sipėr kėtu nė Kosovė. Dhe i treti, mendoj se tė gjithė ne jemi shumė tė vetėdijshėm pėr ndikimin e kėtushėm negativ tė ambintit nė shėndet. Ka ende punė pėr tu bėrė sa i pėrket fuqizimit tė kapaciteteve the sistemit tė shėndetėsisė.

Dhe nė fund, ju keni ca ligje shumė tė mira nė fuqi. Sfida tani nė Kosovė mbetet kapaciteti pėr tė zbatuar. Kėshtu qė shumė prej programeve tona nė tė ardhmen do tė jenė tė pėrqėndruara pėr t’i ndihmuar Kosovės qė tė zhvillojė siteme tė llogaridhėnies, kontrollit dhe balansimeve, pėr shembull monitorimi i ligjeve dhe zbatimi i tyre nga shoqėria civile – mėnyra tė tjera pėr tu siguruar qė korniza e mrekullueshme ligjore qė tashmė ekziston nė Kosovė, tė fillojė me tė vėrtetė tu shėrbejė nevojave tė popullit tė Kosovės.

[NARATOR]

OKB ėshtė duke u angazhuar nė terren nė Kosovė. Por Dita e OKB-sė ėshtė poashtu ditė pėr tu kujtuar qė Kosova ėshtė pjesė e njė shoqėrie mė tė gjėrė, bashkėsisė botėrore.

[SRSG]

Ne nuk jemi nė Kombe tė Bashkuara vetėm pėr njė vend pune. Ne jemi kėtu pėr t’i shėrbyer njė qėllimi, njė qėllim i cili ka tė bejė me fatin e gjithė njerėzimit. Nė Ditėn e Kombeve tė Bashkuara, ne riafirmojmė pėrkushtimin tonė pėr t’i fuqizuar tė margjinalizuarit dhe tė pambrojturit. Dhe ne jemi tė pėrkushtuar nė realizimin e vizionit tonė pėr njė jetė tė dinjitetshme pėr tė gjithė.