Dita Botėrore e Refugjatėve

 [Narrator]

Dita Botėrore e Refugjatėve shėnohet ēdo vit mė 20 qershor. Kjo ėshtė njė ditė pėr tė reflektuar mbi situatėn e miliona njerėzve tė zhvendosur me forcė nė tė gjithė botėn. Pėrkujtimi vjetor ėshtė shėnuar me njė shumėllojshmėri tė ngjarjeve nė mė shumė se 100 vende, pėrfshirė zyrtarė qeveritarė, punėtorė humanitarė, tė famshėm, civilė dhe vetė tė zhvendosurit.

Narasimha Rao ėshtė Shef i Misionit tė Agjencisė sė OKB-sė pėr Refugjatė

[Z. Narasimha Rao, Shef i Misionit tė UNHCR-it nė Kosovė]

Mė 20 qershor shėnohet Dita Botėrore e Refugjateve pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin dhe pėr tė njoftuar popullatėn nė botė pėr vuajtjet e personave tė zhvendosur.  Nė Kosovė, shifrat qė ne po flasim janė mjaftė tė ulėta krahasuar me atė qė po ndodhė nė botė, por ėshtė e padrejtė pėr popullatėn e zhvendosur qė edhe pas 15 - 16 viteve, ne jemi ende duke diskutuar zgjidhjet pėr ta. Ne kemi rreth tetė mijė apo mė shumė persona tė cilėt duhet tė kthehen nga Serbia, rreth dy - tre mijė nga Mali i Zi dhe rreth disa qindra nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė.

Ka njė bashkėpunim shumė tė mirė nė mes tė institucioneve tė Kosovės dhe qeverive nė rajon si Serbia, Mali i Zi, dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė dhe shpresojmė qė ky bashkėpunim tė sjellė zgjidhje pėr kėtė popullatė nė vendin e zhvendosjes dhe kthimin e tyre pėrsėri nė vendin e tyre para zhvendosjes.

Ne shpresojmė se do tė mund tė kthejmė rreth tetė mijė apo mė shumė persona nga Serbia, tre mijė apo mė shumė nga Mali i Zi dhe ashtu siē thashė mė parė,  dy deri tre mije nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė.

Pra, shifrat janė tė vogla, por sfidat janė tė mėdha.

 [Narrator]

Hyle Polaci ėshtė pjesėtare e komunitetit Rom, e kthyer nė Pejė nga Mali i Zi

[Hyle Polaci]

Mė heret kemi jetuar nė Pejė. Pas konfliktit kemi jetuar nė Mal tė Zi. Jam shumė falenderuese pėr ju (UNHCR) qė na keni respektuar dhe na keni kthyer nė shtėpi. 

Na keni ndėrtu shtėpi tė mira, por do tė doja mė shumė ndihmė sepse ne jemi njerėz tė varfėr. Nuk kemi mundėsi me fitu vetė. Faleminderit. Ju dėshiroj gjitha tė mirat pėr tė gjithė.

 [Gazetari]- Si i keni kushtet kėtu?

Kushtet janė shumė tė mira. E vetmja qė na mungon ėshtė punėsimi dhe ndihma.

Pėrndryshe nuk kemi ankesa. Duke ju falenderuar juve, ne kemi shtėpi, tokė…

[Narrator]

Pavarėsisht vėshtirėsive pėr punėsim, tė kthyerit janė tė kėnaqur qė kanė marrė shtėpi. Miradie Isaku, pjesėtare e komunitetit Rom e cila u kthye nė Klinė nga Mali i Zi, krahason kushtet e saj tė jetesės pas kthimit.

 [Miradie Isaku]

Nuk ka qenė mirė atje. Kemi jetuar nė kontejnerė, pastaj prej kontejnerėve na kanė dergu nė tenta e pastaj nė barraka. Nuk kemi pase jetė tė mirė. Dėshira jonė ka qenė tė kthehemi nė vendin tonė. Tė jetojmė nė vendin tonė.

 [Narrator]

Sekretari i Pėrgjithshėm Ban Ki-moon ka bėrė thirrje komunitetit ndėrkombėtar qė tė intensifikojnė pėrpjekjet pėr tė parandaluar dhe zgjidhur konfliktet dhe pėr tė ndihmuar arritjen e paqes dhe sigurisė nė mėnyrė qė familjet tė mund tė ribashkohen dhe refugjatėt tė mund tė kthehen nė shtėpi

Agjencia e OKB-sė pėr Refugjatė nė Kosovė, gjatė kėtij viti ka ndihmuar mė shumė se 80 njerėz tė kthehen deri mė tani. Kjo agjenci ka nė plan tė vazhdojė tė punojė pėr tė gjetur zgjidhje tė qėndrueshme pėr tė gjithė ata qė duan tė kthehen nė shtėpi.