Dita Botėrore e Ujit 2016

Coffee machine in the background

 

NARRATION

 

Fazli Zekiqi pėrgatit kafe pėr klientėt e tij nė qytetin e Lipjanit. Ai thotė se reduktimet e ujit janė tė dėmshme pėr biznesin pasi qė janė tė detyruar tė pėrdorin ujė nė shishe pėr tė pėrgatitur kafe.

 

SOUNDBITE – Fazli Zekiqi

“Luan rol te madh, sepse ka ndodh disa here te ndalet ujit, dhe eshte dashur te ndalet puna dhe tu themi musafireve qe nuk kemi uje .”

 

NARRATION

 

Para dy vitesh, dy burime kryesore tė ujit, liqeni i Batllavės dhe liqeni i Badocit nė rajonin e Prishtinės ishin nė nivelin e tyre minimal. Sot tė dy liqejtė kanė arritur kuotėn mė tė lartė tė mbledhjės sė ujit dhe vazhdimisht po kapėrderdhen. Reduktimet e ujit momentalisht janė minimale dhe furnizimi me ujė ėshtė i vazhdueshėm gjatė gjithė ditės. Zėdhėnėsja e Kompanisė Ujėsjellėsi Rajonal Prishtina, thotė qė njė impiant i ri pėr pėrpunimin e ujit do tė filloj tė punoj nė nėntor tė kėtij viti dhe do tė jetė nė gjendje tė furnizoj me ujė 500,000 banorė tė Prishtinės si dhe 8 komuna tė tjera pėrreth Prishtinės me ujė tė pijshėm 24 orė nė ditė.

 

SOUNDBITE Arjeta Mjeku

 

“Jemi duke punuar ne fazen e trete te investimeve dhe eshte fazaz me e rendesishme ne kompanine e ujesjellesit rajonal Pristhtina, fabrika Shkabaj, fabrika e ujit, ku faza e pare do te jete 700 l/s dhe faza e dyte 500 l/s. Punimet jane duke shkuar me nje dinamike te madhe, jane duke u zhvilluar mjaft mire dhe presim qe ne nentore te vitit 2016 ta eleminojme njehere e pergjithemone krizen per uje te pijshem.”

 

NARRATION

 

Pėrkundėr ndėrtimit tė impiantit tė ri pėr pėrpunimin e ujit, reduktimet e ujit do tė vazhdojnė pėr shkak se infrastruktura e vjetėr e gypave nuk mund tė pėrballoj sasinė e ujit tė pijshėm. Arjeta Mjeku thotė qė falė donacionit prej 11 milion euro nga Komisioni Evropian dhe kredisė prej 6 milion euro nga Banka Zhvillimore Gjermane, kompania e ujit do tė mund tė bėjė pėrmirėsimet e nevojshmė nė infrastrukturė.

 

SOUNDBITE Arjeta Mjeku

“ Eshte duke u ndrruar infrastruktura ujore ne shume lagje te qytetit, perfshire edhe komunen e Fushe Kosoves, eshte duke u rehabilituar fabrika e B adocit, i kemi vendosur mbi 20 mije ujemates. Keshtu qe tereni po pergatitet me fazen e dyte, ne menyre qe faza e trete ta ze terenin e gatshem ne menyre qe shperndarja e ujit te behet ne menyre te barabarte.”    

 

NARRATION

 

Cilėsia e ujit tė pijshėm ėshtė shumė e rėndėsishme dhe kontrollohet vazhdimisht nga kompania e ujit nė bashkėpunim me Institutin e Shendetėsisė Publike tė Kosovės, pėr ēdo problem qė paraqitet.

 

SOUNDBITE Arjeta Mjeku

 

 “Nese hasim ne ndonje parregullesi ose ndotje te liqeneve, ne i marrim mostrat i analizojme dhe nese uji per ate moment nuk eshte per pije i njoftojme qytetaret me kohe. E nderprejme prodhimin e ujit ne menyre derisa te kthjellohet uji, apo te bejme dicka me kemikate qe te permiresojme edhe ate cilesi .”

 

NARRATION

 

Shoqata e Ujėsjellėsve dhe Kanalizimeve tė Kosovės synon tė shėrbej si urė lidhėse nė mes tė gjitha kompanive tė ujit dhe t’i mbroj interesat e tyre. Nadire Bejtullahu, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr zhvillimin profesional tė kėtij sektori, thotė qė Kosova ballafaqohet me probleme tė shumta nė sektorin e ujit.

 

SOUNDBITE. Nadire Bejtullahu – Vitija

 “Ballafaqohet me humbje te ujit, nivele te larta te humbjeve te ujit, we do te thote paraqitet nje diference ne mes sasise se ujit qe prodhohet dhe atij sa faturohet. Kjo eshte nje, pastaj me shkalle te ulet te arketimit, edhe pse ndoshta nuk mundemi te ankohemi sepse ne vitin paraprak ka shenuar nje ngritje kjo shkalle. Karakteristike e veqante per vendin tone, jane edhe kyqjet ilegale si problem qe e rendon sektorin, eshte e veshtire te identifikohen te gjitha kyqjet qe jane bere, mosfunksionimi i gjykatave, rastet sociale. Keshtu qe keto jane disa problemet me madhore te sektorit.”

 

 

 

 

 NARRATION

 

Nė mbarė botėn, pothuajse 1.5 miliard persona punojnė nė sektorėt qė kanė tė bėjnė me ujin. Dita Botėrore e Ujit mė 22 mars tė kėtij viti ėshtė rast pėr tė kujtuar se pothuajse tė gjitha vendet e punės nė njė mėnyrė apo tjetėr mvaren nga uji – nga fabrikat e mėdha e deri tek kafeteritė lokale nė vendin tuaj.