Dita Botėrore e Refugjatėve, 20 qershor

 

Ēdo vit, mė 20 qershor, Bota pėrkujton, fuēinė, kurajon, dhe rimėkėmbjen e miliona refugjatėve. UNHCR, Agjensioni i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė, beson qė tani ėshtė momenti pėr t’iu treguar udhėheqėsve botėrorė se opinioni botėror qėndron #Me Refugjatėt. Pėr ta bėrė kėtė, UNHCR ka filluar nė qershor  peticionin #MeRefugjatėt nė mėnyrė qė t’u dėrgojė qeverive porosinė se ato duhet punuar sė bashku dhe duhet bėrė atė qė u takon pėr refugjatėt.

 

Kėtė vit, Dita Botėrore e Refugjatėve shėnon momentin kyē qė opinion botėror tė demonstrojė pėrkrahjen pėr familjet qė janė detyruar tė ikin.

 

Narasima Rao udhėheq me misionin e UNHCR-sė nė Kosovė.

 

(Narasima Rao, udhėheqės i Zyrės sė UNHCR-sė nė Kosovė)

Shifrat e kthimeve kanė filluar tė reduktohen nė mėnyrė progresive gjatė viteve tė fundit, me njė mesatare qė shkon aq ulėt sa 800 persona nė vit.

Megjithėkėtė, ekziston njė interesim i madh nė mesin e popullatės sė zhvendosur pėr t’u kthyer. Diku 10,000 persona janė regjistruar dhe kanė shprehur interesim pėr t’u kthyer nė Kosovė, duke kėrkuar ndihmėn e UNHCR-sė. Pėrkundėr pengesave pėr kthim tė disave, si ēėshtjet e sigurisė dhe pronėsisė, shumica janė duke u ballafaquar me probleme si mungesa e strehimit. Pėr t’i pėrkrahur ata qė kanė shprehur interesim pėr t’u kthyer, misioni i UNHCR-sė ka punuar shumė ngushtė me komuna tė ndryshme, partnerė lokalė dhe ndėrkombėtarė.

Me rastin e Ditės Botėrore tė Refugjatėve, unė u bėj thirrje tė gjithėve qė tė lehtėsojnė kthimin e atyre njerėzve qė kanė shumė nevojė.

 

(Narratori)

Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptas ėshtė zhvendosur nė Mal tė Zi dhe nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, qė nga viti 1999, ku janė strehuar nė vendbanimin joformal tė Konikut, nė Mal tė Zi dhe nė Suto Orizare, nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė.

Muharrem Ibrahimi, i sapokthyer nga zhvendosja brenda vendit qė pėrfaqėson lagjen e re, na tregon mė tepėr.

 

(Muharrem Ibrahimi, i zhvendosur nga Koniku, Mal i Zi)

Kushtet pėr fillim janė shumė tė mira, ne jemi kthyer tash shtatė muaj. Ka shumė tė tjerė tė interesuar pėr t’u kthyer. Falė UNHCR-sė, ne kemi marrė ndihma gjashtė muaj.

 

(Narratori)

Pėrkundėr ankesave tė Zotit Ibrahimi lidhur me papunėsinė, ai u apelon tė zhvendosurve tė tjerė qė tė kthehen.

 

(Muharrem Ibrahimi, i zhvendosur nga Koniku, Mal i Zi)

Do tė dėshiroja qė t’u apeloj tė zhvendosurve tė tjerė qė tė kthehen, sepse nuk ka asnjė vend si shtėpia yte.

 

(Narratori)

Bashkim Kurti ėshtė koordinator pėr tė Drejtat dhe Integrim tė Komuniteteve nė komunėn e Gjakovės.

 

(Bashkim Kurti, Koordinator pėr tė Drejtat dhe Integrim tė Komuniteteve, komuna e Gjakovės)

Komuna e Gjakovės ka ndarė tokėn pėr tė gjitha familjet e zhvendosura nė Mal tė Zi, qė dėshirojnė tė kthehen nė mėnyrė vullnetare nė komunėn e Gjakovės. Kushtet pėr tė kthyerit janė mė tė mira se sa ku kanė qėndruar  nė Konik. Infrastruktura ėshtė e rregulluar pėr kushte mė tė mira, tė nevojshme pėr njė familje. Vėshtirėsia mė e madhe pėr tė kthyerit ėshtė papunėsia.

 

(Narratori)

 

Armend Vokshi, shef i Administratės sė Pėrgjithshme punon ngushtė me komunitetin RAE, pėr t’i pėrmirėsuar kushtet e tyre tė jetės.

 

(Armend Vokshi, Shef i Administratės sė Pėrgjithshme, Komuna e Gjakovės)

Ne e kemi rregulluar njė vend pėr tė zhvendosurit qė ėshtė mė tėrheqės, qė ėshtė afėr qendrės sė qytetit, nė afėrsi tė dyēaneve, shkollave dhe aktiviteteve sportive.

 

(Narratori)

Numri i pjesėtarėve tė pakicave tė kthyer nė mėnyrė vullnetare nė Kosovė qė nga viti 2000 deri mė tani ėshtė 26,763 persona. Numri i personave qė janė ende tė zhvendosur pėrbrenda Kosovės ėshtė pėrafėrsisht 16,800. Prej kėtyre personave 477 jetojnė ende nė qendra tė pėrkohshme kolektive nė Kosovė.

 

Tė kujtojmė fjalėt e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-moon “le tė kujtojmė humanitetin tonė tė pėrbashkėt, tė festojmė tolerancėn dhe diversitetin dhe tė hapim zemrat tona pėr refugjatėt kudo qė janė.”