DHUNA NĖ FAMILJE NĖ KOSOVĖ

FOLĖSI: Dhuna kundėr gruas ėshtė problem serioz qė ekziston nė tė gjithė botėn. Kosova nuk pėrbėn pėrjashtim nė kėtė drejtim. Nė njė studim tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė vitin 2008, 48 pėrqind e femrave nė Kosovė kanė thėnė se ėshtė nė rregull qė burrat e tyre t’i godasin ato. Disa qėndrime mund tė kenė ndryshuar qė atėherė, mirėpo, gjendja aktuale ėshtė shumė larg nga ajo e pėrkryer.

Strehimorja e grave Liria, nė qytetin e Gjilanit, u themelua nė vitin 1999. Kjo qendėr pėrkujdeset pėr gratė qė kanė vuajtur nga dhuna nė familje. Gratė e strehuara aty vijnė nga dhjetė komuna tė ndryshme. Ato janė nėn kujdesin e psikologėve dhe punėtorėve social. Strehimorja Liria pėrkrahet nga pesė agjencione tė Kombeve te Bashkuara.

 

Nazife Jonuzi, themeluese dhe udhėheqėse e strehimores Liria, thotė se shoqėria kosovare ka bėrė njė rrugė tė gjatė pėrpara.


NAZIFE JONUZI: Qė nga viti 1999 janė bėrė shumė hapa pėrpara. Nuk ėshtė mė tabu se gratė dalin dhe e denoncojnė dhunėn. Ne kemi mbajt edhe puntori nėpėr fshatra pėr ti informuar gratė pėr punėn qė e bėjmė ne. Kanė thėnė se gratė e pamoralshme dhe gratė a papėrgjegjshme rrinė nė kėtė shtėpi. Mirėpo, kanė kaluar shumė vite dhe tash e shohin me njė sy krejt tjetėr, pėr shkak se tash ka shumė ndryshime nė familje dhe shoqėri.

FOLĖSI: Shumica e grave nė strehimoren Liria kanė pėrfunduar aty sepse nuk kanė ku tė shkojnė tjetėr. Njėra nga tė mbijetuarat thotė se burri i saj e kishte rrahur deri nė atė masė sa e kishte kuptuar se duhej tė largohej.

E MBIJETUARA: Mu mė ka rrahur. Nganjėherė mė ka nxjerrė nga krevati , vetem se kishte deshire te bėnte ashtu, me kėpucė mė goditke ne bark . Fėmijėt ishin aty kur mė ka rrahur. Me detyronte te hy nė vaske me ujė tė ftohte, provonte te mi nxirrte sytė dhe vetėm e kam hapur dritaren dhe kam bėrtitur, sepse kam pas gjakėderdhje. Kam kėrkuar ndihmė nga fqinjėt. Kam thėnė mė ndihmoni se do tė vdes.”

FOLĖSI: E mbijetuara e gjeti rrugėn deri te strehimorja, por meqė ishte e papunė, gjykata vendosi qė burri i saj do tė pėrkujdesej pėr pesė fėmijėt e tyre.

E MBIJETUARA: Qe dy vjet nuk jam me femijėt e mi. Mė kėrkojnė gjėra pėr tė ngrėnė. Mė thojnė fėmijėt ‘Oh nėnė, na ka marrė malli me ngrėnė gjėrat qė i bėnė ti’. Nuk di ēfarė tė bėjė.

FOLĖSI: Sipas strehimores Liria, tė mbijetuarėve iu duhet pavarėsi ekonomike.

NAZIFE JONUZI: Tė gjitha instiutcionet kanė punuar pak nė parandalim/mbrojtje, mirėpo sa i pėrket integrimit pėr viktimat e dhunės eshtė zero. 90 pėrqind tė grave qė kanė kaluar nėpėr strehimore kthehen nė ambiente tė dhunės. Pse? - nuk ka punėsim tė qėndrueshėm.

FOLĖSI: Aktorėt vendas dhe ata nderkombėtare janė duke punuar pėr tė adresuar kėtė problem. Igballe Hajdari eshte disajnere e veshjeve nė Gjilan. Ajo i trajnon the i punėson tė mbijetuarit.

IGBALLE HAJDARI: I Kam parė qė ato janė kėtu pėr shkak tė dhunės qė e kanė pėrjetuar. I kam mar dhe iu kam mbajtė kurse pėr artizanate. Kanė punuar me materiale tė mia dhe ne tash po i trajnojė me njė kurs te rrobaqepsisė. Unė tash po e shoh qė ato kanė vullnet pėr tė punuar.

FOLĖSI: Ekipi i Kombeve tė Bashkuara pėrpiqet tė ndihmojė. Me mbėshtetjen e Kombeve tė Bashkuara, Kosova ėshtė bėrė njė nga vendet e pakta nė rajon qė ka njė ligj kundėr dhunės nė familje. Andrew Russell ėshtė Koordinatori i Fondit pėr Zhvillim tė Kombeve tė Bashkuara.

ANDREW RUSSELL: Ligjet janė tė rėndėsishme, por gjithashtu duhet tė shohim ndryshime tė vėrteta nė terren. Pėr kėtė arsye, Ekipi i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ėshtė nė partneritet me institucionet lokale pėr tė krijuar sisteme afatgjate dhe kapacitete pėr trajtimin e tė gjitha aspekteve tė dhunės gjinore dhe, posaēėrisht, dhunės nė familje ashtu qė tė kemi ligje tė mira jo vetėm nė letėr por edhe t’i zbatojmė ato. Ne kemi ndihmuar jo vetėm nė themelimin e strehimoreve pėr tė mbijetuarat e dhunės, por edhe kemi advokuar pėr qėndrueshmėrinė afatgjate financiare tė tyre. Poashtu kemi ndihmuar nė fuqizimin e kapaciteteve hetimore pėr t’u ballafaquar me rastet individuale. Pėr shembull, kemi ndihmuar nė krijimin e hapėsirave tė sigurta intervistuese ku gratė dhe fėmijėt mund tė ndihen rehatshėm pėr tė raportuar abuzimet. Dhe, ndoshta edhe mė me rėndėsi, duke punuar me partnerėt tanė lokalė, OKB-ja ka shftytėzuar kapacitetet e veta pėr tė parė se si mund t’i lidhim tė mbijetuarat e dhunės nė familje me punėsim afatgjatė. Kėshtu qė, pėrfundimisht, tė mund tė zhvendosen prej strehimoreve dhe tė bėhen financiarisht tė pavarura.

FOLĖSI: Dhuna kundėr grave ėshtė ende njė nga shkeljet e tė drejtave tė njeriut mė tė perhapura nė botė. Kjo i prek femrat e tė gjitha moshave, grupeve etnike, dhe  prapavijave sociale. Kjo ndodhė nė kohėn e paqes si dhe gjatė kohės sė konfliktit. Dhe vetėm duke u bashkuar mund tė shpresojmė tė eliminojmė kėtė pandemi globale.