TRANSKRIPTI – Luftimi i homofobisė pėr ta bėrė Kosovėn mė tė “Lirė dhe tė Barabartė”

[FOLĖSI]

Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut premton njė botė tė lirė dhe tė barabartė, ku tė gjithė njrėzve u garantohen mbrojtje tė njejta. Por personat lesbike, gay, biseksual, transgjinor (LGBT), i janė nėnshtruar dhunės dhe diskriminimit nė tė gjitha rajonet – thjeshtė pėr shkak se janė tė tillė.

Kombet a Bashkuara janė organizatė qė mbron tė drejtat e tė gjithė njerėzve. Pėr kėtė arsye, Sekretari i Pėrgjithshėm, Ban Ki-moon tha me sa vijon:

[SEKRETARI I PĖRGJITHSHĖM, BAN KI-MOON]

Mė lejoni ta them kėtė qartė. Personat  lesbike, gay, biseksual, transgjinor gėzojnė tė njejtat tė drejta sikurse tė gjithė njerėzit e tjerė.

[FOLĖSI]

Kėtu nė Kosovė, situata vazhdon tė jetė e vėshtirė. Por, grupet vendėse tė shoqėrisė civile janė duke punuar nė terren pėr t’i ndryshuar pėrceptimet dhe pėr t’i avancuar tė drejtat e LGBT-ve.  Lola Krasniqi ėshtė drejtoreshė ekzekutive e Qendrės pėr Emancipim Shoqėror, ose QESh, njė organizatė e themeluar nė vitin 2005, pėr tė krijuar njė hapėsirė tė sigurtė pėr komuitetin LGBT nė Kosovė.

[LOLA KRASNIQI, QESh]

Komuniteti LGBT ekziston dhe do tė thotė ka njerėz tė tillė nė Kosovė. Mund tė them qė hera e parė kur tė gjitha grupet, serbėt, romėt, ashkalinjėt janė mbledhė sė bashku dhe nuk kanė pasė problem me ndejtė nė tė njėjtėn dhomė, ka qenė nė komunitetin LGBT. 17 Maji pra ėshtė dita kur shėnohet dita nderkombėtare kundėr homofobisė dhe transfobisė. Ėshte me rėndėsi se nė kėtė ditė komuniteti LGBT ka munėsi t’i shprehė ato probleme me tė cilat ballafaqohen po ashtu se ēka presim nga institucionet e Kosovės pėr me pėrmirėsu nė favor tė komunitetit LGBT. Shumica thonė qė nuk ka pasur homoseksualė para luftės, qė kanė ardhė me kėta tė huajtė, gjė qė ėshtė shumė absurde. Homoseksualiteti ka ekzistuar prej qė ka ekzistaur njerėzimi, nė tė gjitha shtetet dhe nė tė gjitha kulturat, kėshtu qė nuk ėshtė diēka qė ėshte importuar prej sė jashtmi.  Tė jesh lezbike me njė familje Kosovare ėshtė shumė hėrė e vėshtirė, shumė e vėshtirė. Shumė herė ka ndodhur qė shoqėria ime apo motrat e mia, vėllau im, kanė mundur ta shprehin atė dashurinė ndaj partnerit tė vet apo dikujt qė e simpatizojnė, kurse unė nuk kam mundur ta shpreh atė. Shumė herė mė ka ndodhur qė a kam mbajtė tė fshehtė. Porosia ime ėshtė qė unė nuk pres qė tė gjithė ta duan atė qė unė jam ose tė mė pranojnė mua, por pres me mi respektu tė drejtat e mia, me i respektu ligjet e Kosovės, a, tė drejtat e njeriut qė janė pėr tė gjithė jo vetėm pėr disa por pėr tė gjithė.

[FOLĖSI]

Pėr ta mbrojtur komunitetin LGBT nė mbarė botėn, Zyra e Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejta tė Njeriut, ka filluar nje fushatė globale tė paparė, tė quajtur “Tė lirė dhe tė barabartė.” Qėllimi I saj ėshtė qė ta ngrisė vetėdijen pėr homofobinė dhe ta luftojė atė pėrmes arsimimit. Joėl Mermet udhėheq me zyrėn e Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejta tė njeriut nė Kosovė.

[JOĖL MERMET, ZYRA E OKB-SĖ PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT NĖ KOSOVĖ]

E dimė se diskriminimi gjithmonė apo shpeshherė bazohet nė frikė. Dhe nė fakt frika buron nga mungesa totale e njohurisė. Nė komunitetin tuaj, madje edhe nė fshatin tuaj, me siguri keni dikė qė ėshtė lesbike, gay, biseksual, transgjinor. Refuzoni ta shihni apo ta pranoni atė sepse i frigoheni. Nuk e njihni. Por pasi ta njihni atė person, do ta pranoni si pjesė e komunitetit tuaj. Ne nuk kėrkojmė nga Kosova tė pranojė diēka tė imponuar. Personat LGBT kanė qenė nė Kosovė edhe para ardhjes sė OKB-sė. Pra kjo nuk ėshtė asgjė e re. Kjo ėshtė vetėm diēka qė duhet tė pranohet mė mirė.

[FOLĖSI]

Siē ka thėnė Sekretari i Pėrgjithshėm i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-moon, lufta kundėr homofobisė ėshtė pjesė thelbėsore e luftės mė tė gjerė pėr tė drejtat e njeriut pėr gjithė. Lufta kundėr homofobisė shkon pėrkrah punės sė gjatė tė OKB-sė pėr eliminimin e racizmit dhe pėr promovimin e barazisė gjinore. Ērrėnjosja e homofobisė ėshtė ēėshtje e sigurisė personale, dinjitetit e madje edhe e mbijetesės pėr shumė individė. Ky ėshtė projekt afatgjatė, i cili duhet tė zbatohet nė mėnyrė qė Kosova tė jetė mė gjithėpėrfshirėse si dhe vend mė i sigurt pėr tė gjithė qytetarėt e saj.