Dita Botėrore e Ambientit

RADIO SKRIPTA

FOLESI

Dita botėrore e ambientit shenohet cdo vit me 5 qershor. Ne kėtė ditė, Kombet e Bashkuara bėjnė thirrje per masat globale nė mbrojtje tė ambientit. Eshte koha qe njerėzit te bėjnė dicka pozitive per shendetin e planetit tone.

Ketu ne Kosove, Kombet e Bashkuara kane filluar projektin „Hapat e Gjelber“. Qellimi eshte, jo vetem qe te pastrohet Kosova, por , qe te mbahet e pastert permes masave parandaluese. Sipas Nora Sahatciu, qe punon per Kombet e Bashkuara ne Prishtine, ne kemi nevojė, jo vetem  qe te mbrojme mjedisin pėr tė mirėn tonė - por edhe pėr brezat e ardhshme.

NORA SAHATCIU (U.N. KOSOVO TEAM) 

Mendohet se ka nevoje per invstime te medha financiare, por, perveq investimeve financiare eshte me rendesi te theksohet se kas shume investime dhe ka shume mendesi qe komuniteti, shoqeria civile dhe te gjithe qytetaret te organizohen the te veprojne se bashku me minimumin e resurseve fianciare.

FOLESI

Si pjese e projektit “Hapat e Gjelber“, ngjites me ngjyre te gjelber  ne forme te gjurmeve te shputave te kembeve, jane vendosur neper trotuare, ne menyre figurative qe ti drejtojne kembesoret ne drejtim te shportave me mbeturina. Ideja eshte qe te perdoret pak psikologji, te inkurajoj njerezit qe te perdorin shportat. Kur eshte bere nje projekt i ngjajshem ne Danimarke, perdorimi i shportave eshte rritur per 46 perqind. Luan Hasanaj shpreson te shohe nje trend te ngjashem edhe ne Kosove. Grupi i tij i shoqerise civile, qe quhet “Let’s Do it Kosova” e mbeshtet projektin “Hapat e Gjelber.”

Luan Hasanaj Alb.

LUAN HASANAJ (SHOQERIA CIVILE)

Eshte nje ide qe ndoshta ne te ardhmen te fillojme edhe neper qytetet e tjera te Kosoves.. jemi deshmitare qe edhe aty ku jane nuk perdoren aq shume kestu qe te provojme permes ketije projekti ti sensibilizojme qytetaret ti tregojme qe shporta eshte per me hudhe mbeturinen ne te

 

FOLESI

Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara, apo UNDP, deshiron qe njerezit te vetėdijesohen per veprimet e tyre, dhe qe kjo mund te ndikoje ne  ambientin dhe shendetin publik. Michele O’Dea eshte analiste e Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara

MICHELE O’DEA (UNDP)

Me te vertet gjerat shume te vogla bejne dallimin, dhe kjo eshte qeshtja me problemet e ambientit, pershkak se kane ndikime afatgjata dhe gjithashtu kane ndikime te gjera, jo vetem ndikime te menjehershem qe kur sheh mbeturinat ne toke dhe nuk nuk te pelqejne se si duken ato, por, pastaj me sa duket gjithcka e ka efektin domino dhe kjo shpie ne probleme shendetesore

NARRATOR

Nje aksion i gjėrė per pastrimin e Kosoves eshte bere me 24 Maj. Kjo ka qene nje ngjarje e rendesishme per Luan Hasanajn

LUAN HASANAJ (SHOQERIA CIVILE)

Cfare do te ndodhe sot, do te duhej te ndodh cdo dite. Ne duhet te bashkohemi te kujdesemi per ambientin duke I larguar me shume se 800 deponi mbeturinash ne te gjithe Kosoven.

FOLESI

Stafi I Kombeve te Bashkuara ka marre pjese ne aksionin e pastrimit, qe eshte mbajtur ne te  gjithe Kosoven. Nora Sahatciu, kas sjellur me vete edhe familjen e saj.

NORA SAHATCIU (U.N. KOSOVO TEAM)

Ne mendojme se kjo iniciative eshte shume e rendesishme, jo vetem se ne kontribojme ne nje menyre specifike per te ndihmuar ta krijojme nje mjedis te paster, por eshte nje model the thirrje per veprim per te gjithe qytetaret, per ate se cfare mund te bejne ata si individ ne menyre qe ta ndihmojne komunitetet e tyre.

FOLESI

45 mijė qytetar kane marre pjese ne iniciativen per pastrimin e Kosoves, por , ende mbetet pune per te bere. Ne fjalet e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-moon: „Planeti toke eshte ishulli yne i perbashket. Le ti bashkojme forcat per ta mbrojtur ate.“