14 janar
Ushtruesi i detyrës
së PSSP-së Charles Brayshaw u kthye nga vizita e tij në
Nju Jork dhe Uashington, D.C., ku ai shkurtimisht i informoi zyrtarët
mbi zhvillimet në Kosovë dhe në misionin e UNMIK-ut.
Ai tha se PSSP i ri do të emërohet së shpejti.
Turqia zyrtarisht
njohu Dokumentin e UNMIK-ut për Udhëtim (DU) dhe së shpejti
do të fillojë t'i lëshojë vizat në Kosovë
për një pagesë prej 10 euro. Bahama njoftoi UNMIK-un
se do të dëshironte ta shihte një mostër të
DU-së para se të vendoste përfundimisht për t'i
njohur ato. Shtypja e DU-ve të UNMIK-ut në Gjermani u ndërpre
pasi UNMIK-u po përgatitet që muajin e ardhshëm ta fillojë
prodhimin e tyre në Kosovë. Deri më tani janë shtypur
rreth 112,000 DU. Mbajtësit e pasaportave të kuqe të
Jugosllavisë, të cilave u ka kaluar afati, duhet të marrin
pasaporta të reja nga zyrat e RFJ-së në Kosovë.
Megjithatë, Gjermania, Austria dhe Zvicra do t'i lejojnë personat
me pasaporta që u ka kaluar afati, por që kanë leje të
vlefshme për të qëndruar në territoret e tyre. Në
Glloboçicë, Han të Elezit dhe në postet kufitare
me Shqipërinë, mbajtësit e pasaportave të kuqe nuk
mund të dalin jashtë Kosovës, por ata kthehen prapa në
krahinë. Para shkuarjes në aeroportin e Prishtinës, të
gjithë udhëtarët duhet të jenë të sigurt
se ata kanë viza të vlefshme për të qëndruar
jashtë.
16 janar
Ushtruesi i detyrës
së PSSP-së Charles Brayshaw dhe komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant
Marcel Valentin, u vozitën në udhëtimin inaugurues të
trenit të zgjeruar për liri të lëvizjes. Treni,
që tani bart 10,000 udhëtarë në javë në
relacionin ndërmjet Lipjanit dhe Zveçanit, tani ka zgjeruar
linjën e vet deri në Ferizaj dhe Gërllicë.
Zyrtarët e
UNMIK-ut i larguan zyrat e RFJ-së nga ish-ndërtesa e partive
politike në rrugën Nëna Terezë në një
vendndodhje të re në zonën industriale të Prishtinës,
nja dy kilometra në jugperëndim të Prishtinës në
rrugën kryesore në drejtim të Fushë Kosovës.
Kalimi i zyrës, qëllimi primar i të cilës ishte
lëshimi i pasaportave jugosllave, u ndërmorr për të
shtuar sigurinë e personelit. Kjo gjithashtu ishte pjesë e
riorganizimit të vazhdueshëm të ndërtesave kryesore
përreth Prishtinës për ta përkrahur vetëqeverisjen
e re të përkohshme.
17 janar
Instituti Kombëtar
i Kosovës për Shëndet Publik dhe Shërbimi Epidemiologjik
bënë të ditur se në fillim të vitit 2002 në
spitalin e Prishtinës ekzistonin 33 pacientë të infektuar
me tularemi. Tularemia është një sëmundje akute
infektive, e shkaktuar nga një bakterje e cila tek njerëzit
bartet nëpërmjet brejtësve, kryesisht nëpërmjet
ushqimit dhe ujit. Ajo manifetohet në mënyra të ndryshme
klinike, por rastet më të shpeshta kanë të bëjnë
me rritjen e gjëndrrave limfatike. Njerëzit nxiten të
ushtrojnë maturi: ta mbajnë ushqimin në vende të
sigurta dha ta vlojnë ujin para se ta përdorin, nëse
atë e marrin nga bunaret.
18 janar
Ushtruesi i detyrës
së PSSP-së Charles Brayshaw dënoi vrasjen e Smajl Hajdarajt,
anëtar i Kuvendit të Kosovës, nga LDK-ja. Z. Hajdaraj,
50-vjeçar, ishte duke udhëtuar në veturën e tij
afër banesës së tij në Pejë, kur ai u sulmua
nga pusia dhe u vra. "UNMIK-u do të bëjë ç'është
e mundur për t'i kapur vrasësit dhe për ta përcaktuar
motivin për kët akt të ulët," theksoi Brayshaw.
19 janar
· Në Rahovec u inaugurua një shkollë shumetnike,
në të cilën do të shkollohen 450 fëmijë
shqiptarë, 70 fëmijë romë dhe 54 fëmijë
serbë të Kosovës. Hapja e shkollës u mundësua
në sajë të ndihmës financiare nga World Visioni,
UNICEF-i dhe qeveria e Japonisë. Edhe pse fëmijët serbë
ende nuk kanë filluar ta vijojnë mësimin për shkaqe
të sigurisë, shpresohet se ata do të mund ta ndjekin
mësimin së shpejti.
Top