Botimi Nr. 15 - 11 shkurt 2002


4 shkurt

Në vazhdën e takimeve të tij me udhëheqës politikë të Kuvendit, ushtruesi i detyrës së PSSP-së Charles Brayshaw mbajti diskutime me përfaqësuesit e bashkësive turke, rome dhe boshnjake. Qëllimi i këtyre takimeve është shqyrtimi i pozitës së tyre politike për gjendjen e tanishme të marrëdhënieve në Kuvend dhe kuptimi i mendimit të tyre të tanishëm.

Policia e UNMIK-ut bëri të ditur se pas largimit të komisionarit të polisicë, z. Christopher Albiston, më 31 janar, nënkomisionari Adalbert Gross do ta marrë përsipër komandën e Policisë së UNMIK-ut gjersa të emërohet komisionari i ri.

5 shkurt

Zëvendësi i PSSP-së Jean-Christian Cady, shef i Shtyllës I, i tha Këshillit të Përkohshëm Administrativ se të gjithë shqiptarët e burgosur të Kosovës që mbahen në burgjet e Serbisë duhet të transferohen në Kosovë, nga fundi i marsit të vitit 2002. Ai tha se autoritetet e Beogradit tashmë ia kishin dorëzuar UNMIK-ut dosjet e një numri të madh të të burgosurve. Në burgjet serbe momentalisht gjenden 162 shqiptarë të burgosur të Kosovës. "Ne do të ... shohim cilët të burgosur duhet ta vuajnë dënimin në Kosovë dhe cilët të burgosur janë të burgosur politikë dhe prandaj duhet të lirohen sapo ata t'u transferohen organeve të UNMIK-ut," tha Cady, duke shtuar se qasja e RFJ-së në këto bisedime ishte tejet pozitive.

6 shkurt

Zyrat e ndërlidhjes në Prishtinë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkësisë Evropiane, Gjermanisë, Francës, Italisë, Danimarkës dhe të Britanisë theksuan përkrahjen e plotë për përpjekjet e UNMIK-ut dhe të KFOR-it për ta realizuar mandatin e tyre për mbajtjen e ligjit dhe të rendit në Kosovë. "Nëse Kosova dëshiron ta bëhet shoqëri e bazuar në idealet demokratike dhe në respektin për sundimin e të drejtës, kosovarët duhet të jenë të gatshëm ta dënojnë kriminalitetin-pa marrë parasysh kryesit e veprimit ose viktimat," thuhet në deklaratë. Tre persona të arrestuar kohëve të fundit akuzohen për kryerjen e krimeve kundër shqiptarëve të Kosovës dhe ata do të kenë mundësi të mbrohen në gjykatë, thuhet më tutje në deklaratë.

7 shkurt

UNHCR-ja botoi librin "Udhëtimi për në shtëpi, sfida humanitare në Kosovë," që është një dokument vizual me rreth 100 fotografi bardh e zi që përfshin ekzodin, kthimin, zhvendosjen dhe riintegrimin e kosovarëve ndërmjet viteve 1999 dhe 2001. Periudha e përfshirë në këtë libër pasqyron disa transformime dramatike nëpër të cilat Kosova kaloi gjatë tri vjetëve të fundit: konflikti i vitit 1999, i cili pa zhvendosjen e më tepër se 850,000 shqiptarëve të Kosovës; faza e paskonfliktit, në të cilën humbja dhe dhembja ngadalë u zëvendësuan me shpresa dhe fillime të ripërtërira; koha në të cilën pejsazhi politik, socio-ekonomik dhe njerëzor ndërroi plotësisht, zhvendosja dhe izolimi i qindra-mijëra anëtarëve të pakicave të Kosovës dhe ardhja e refugjatëve të rinj krijuan edhe një cikël tjetër të jotolerancës, urrejtjes dhe të padrejtësisë.· Bordi udhëheqës i BPK-së miratoi liçensat për katër kompani të sigurimit për të punuar në Kosovë. Këto kompani të sigurimit janë: Dardania, Siguria, Dukagjini dhe Insig.· Tim O'Neil, zyrtari kryesor ndërkombëtar i Departamentit Kalimtar të Tregtisë dhe Industrisë, u caktua si kryetar i ri i Bordit Mbikëqyrës të KEK-ut.

8 shkurt

Qendra e Drejtësisë e Kosovës (QDK) ishte nikoqire e ceremonisë së përurimit të godinave të veta të reja në lagjen Ulpiana të Prishtinës dhe paraqiti programin e vet strategjik për vitin 2002. Gjersa QDK do të vazhdojë ta përkrahë shkollimin në Fakultetin Juridik, ajo gjithashtu do të sigurojë trajnim për personelin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Top


UNMIK Chronicle është botim i Sektorit për Informim Publik, UNMIK Prishtinë - Tel: (381.38) 504.604 ext. 5610, email: ellwood@un.org