11 shkurt
UNMIK-u dhe autoritetet
e RFJ-së nënshkruan tri protokole të dizajnuara për
ta shpejtuar punën në identifikimin e personave të zhdukur.
Protokoli mbi riatdhesimin ndërkufitar të kufomave të
identifikuara vë në vend mekanizmin për kthimin e kufomave
tek anëtarët e familjeve të tyre, duke minimizuar kështu
formalitetet administrative. Protokoli mbi shkëmbimin e ekspertëve
mjekoligjorë dhe të ekspertizës siguron mënyra që
të dy palët të këmbejnë informata mjekoligjore
për ta lehtësuar procesin e identifikimit. Sipas protokolit
mbi ekipet e përbashkëta të verifikimit për burgje
të fshehta, aktivitetet e përbashkëta të verifikimit
do të udhëhiqen në vendet e supozuara të burgjeve
të fshehta, kurse rezultatet do të bëhen publike me qëllim
të heqjes së frikës së të gjitha bashkësive
për këtë çështje.
Këshilli i
Përkohshëm Administrativ (KPA) miratoi dy rregullore: mbi
gatishmërinë për emergjenca civile në Kosovë
dhe mbi bordin e mediave për apele. Anëtarët e KPA-së
gjithashtu dënuan dhunën në Prishtinë, që ndodhi
më 8 shkurt gjatë demonstratave kundër arrestimit të
tre anëtarëve të ish-UÇK-së. Duke kaluar
linjat partiake, anëtarët shqiptarë dhe serbë të
Kosovës thanë se ndërsa njerëzit kishin të
drejtë të protestonin, ata nuk kishin të drejtë
ta përdornin dhunën dhe ta mirrnin pushtetin në duart
e veta. Ata gjithashtu çmuan punën e KFOR-it dhe të
Policisë së UNMIK-ut, posaçërisht në trajtimin
e demonstratave.
12 shkurt
Instituti Gjyqësor
i Kosovës ishte nikoqir i një sesioni informativ mbi rregulloren
për trafikim. Sesioni kishte për qëllim t'i informonte
shkurtimisht gazetarët mbi sfidat me të cilat ballafaqoheshin
organet e gjyqësisë në zbatimin e asaj rregulloreje që
nga shpallja e saj.
UNMIK-u dhe KFOR-i
miratuan zbatimin e strukturës formale të rangimit në
kuadër të Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK).
Kjo iniciativë do të ndihmonte që TMK-ja t'i ristrukturonte
në mënyrë sa më efikase anëtarët e vet
aktivë dhe rezervë, dhe do të siguronte një komandim
zingjiror, koherent dhe efikas, për forcën për emergjenca
civile të Kosovës. TMK do t'i miratojë rangjet e pranuara,
pothuaj në të njëjtën mënyrë si edhe shumë
forca të tjera për emergjenca civile dhe policore në
mbarë botën.
13 shkurt
OSBE-ja lëshoi
një raport mbi të drejtat pronësore në Kosovë.
Ky raport është shqyrtim i përparimit të bërë
nga Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Banesore
dhe nga Komisioni për Ankesa për Çështje Pronësore
dhe Banesore për të siguruar masa efikase mbi shkeljen e të
drejtave pronësore. Të dhënat demonstrojnë se zgjedhja
e çështjeve të pronësisë së pronës
është tejet e rëndësishme për të drejtat
njerëzore, për sundimin e të drejtës dhe për
t'i siguruar kushtet për kthim.
Bordi për dëgjimin
e ankesave të mediave rishqyrtoi ankesën kundër gazetës
Bota Sot dhe zbuloi se gazeta nuk ishte "përpjekur për
të arritur saktësi, drejtësi dhe paanësi në
raportime." Bordi i rekomandoi Komisionarit të Përkohshëm
për Media që Bota Sot qartazi pranon përgjegjësinë
editoriale për artikujt që botohen në të.
7 shkurt
PSSP i sapoemëruar
Michael Steiner arriti në Prishtinë që zyrtarisht ta
marrë postin e vet. Sapo z. Steiner arriti në selinë
e UNMIK-ut dhe u takua shkurtimisht me gazetarë, ai deklaroi se
Kosova gjendej në "një fazë të re," dhe
se puna e tij do të dallonte nga paraardhësit e tij Kouchner
dhe Haekkerup. "Gjatë kohës së z. Kouchner, Kosova
ishte në fazën e emergjencës," tha ai. "Gjatë
kohës së z. Haekkerup, Kosova ishte në fazën administrative
dhe të dizajnimit. Sot Kosova është në fazën
e bartjes së përgjegjësive. Ne duhet të përqëndrohemi
në bartjen e pushtetit tek qeveria e sapozgjedhur. Me padurim pres
për punë të mirë me popullin dhe udhëheqësit
në këtë aspekt.
Top