25 mars
Herta Daeubler-Gmelin, Ministre e Drejtësisë së Gjermanisë,
u takua me PSSP Michael Steiner në Prishtinë. Ajo më
herët pati takime me kryesuesin e Shtyllës I të UNMIK-ut,
Jean Christian Cady, dhe me drejtorin e Departamentit të Drejtësisë,
Clint Williamson. Çështjet për të cilat zyrtarët
diskutuan përfshinin ndihmën e Gjermanisë për drejtësinë
e Kosovës, si emërimi i përkohshëm i gjykatësve,
prokurorëve dhe i zyrtarëve korrektues.
26 mars
Duke vazhduar serinë
e takimeve me zyrtarët perëndimorë të nivelit të
lartë, PSSP Michael Steiner mbajti bisedime me Kryeministrin e
Holandës, Wim Kok, dhe me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës,
Per Stig Moller.
PSSP Michael Steiner
njoftoi se të gjithë shqiptarët e Kosovës të
mbetur në burgjet e Serbisë, të cilët shprehën
dëshirën, janë kthyer në Kosovë. Këta
146 të burgosur ishin shqiptarët e fundit të Kosovës,
të cilët mbaheshin në Serbi që nga koha kur forcat
jugosllave në qershor të vitit 1999 i shpërngulën
rreth 2,000 të burgosur nga Kosova në objektet e tjera në
Serbi, pas sulmeve ajrore të NATO-së. "Kthimi i të
burgosurve në Kosovë shënon përfundimin e një
trashëgimie të dhimbshme të luftës," deklaroi
Steiner.
27 mars
Periudha nga fundi
i shkurtit deri në fund të marsit ka qenë një "muaj
i gjallë, me përparime të arritura në shumë
çështje prioritare" në Kosovë, Hedi Annabi,
Ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombëve
të Bashkuara, i tha Këshillit të Sigurimit në New
York. Të arriturat më të rëndësishme kanë
qenë formimi i një qeverie pas disa muajve të bllokadës
politike dhe transferimi në Kosovë i të burgosurve të
tjerë shqiptarë të Kosovës, që mbaheshin në
burgjet serbe, tha ai.
28 mars
PSSP Michael Steiner,
në fjalimin e tij drejtuar Samitit të Pestë të Udhëheqësve
të Shteteve dhe të Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit
të Evropës Juglindore në Tiranë, foli për "dëshirën
e tij që ta krijojë një shoqëri në Kosovë
që eksporton stabilitet, në vend se të kuptohet si eksportues
i jostabilitetit dhe krimit." Ai tha se kjo duhet të jetë
ëndërr për tërë rajonin e Ballkanit; "në
të cilën Ballkani nuk konsiderohet si zonë problematike,
e cila kërkon praninë e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare
dhe intervenime masive ndërkombëtare, por si zonë e sigurisë
dhe stabilitetit," theskoi PSSP.
Agjencioni Evropian
për Rindërtim (AER) filloi programin e saj për Kosovën
për vitin 2002, sipas të cilit ai do të menaxhojë
134,4 milionë i të tjera të fondeve të BE-së
të rezevruara për këtë territor. Derisa në
vitet e kaluara programet e Agjencionit ishin përqëndruar
në rindërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së
Kosovës, siç janë rrugët, shtëpitë dhe
objektet publike, theksi për vitin 2002 vihet drejt ndërtimit
të institucioneve dhe zhvillimit të mëtutjeshëm
të Kosovës si një ekonomi tregu. Qysh se AER-i ka filluar
punën e vet në krahinë, në shkurt të vitit
2000, ai ka qenë përgjegjës për menaxhimin e 695
milionë i të programeve të BE-së për ndihmë.
Shtimi i 134,4 milionë i të këtij viti sjell shumën
e përgjithshme në gati 830 milionë i.
30 mars
PSSP Michael Steiner
vizitoi Prizrenin, ku u takua me autoritetet vendore, vizitoi vendet
kulturore dhe bisedoi me njerëz të thjeshtë në rrugë,
të cilët shprehën brengat e tyre.
31 mars
PSSP Michael Steiner
shkoi në Gjilan, ku ai vizitoi stacionin e policisë, spitalin
dhe u ndal në lagjen e romëve. PSSP gjithashtu u takua me
udhëheqësit komunalë në Viti dhe vizitoi një
shkollë të integruar dhe një kishë katolike në
Bincë. Prej atje, ai shkoi në Letnicë për t'u takuar
me refugjatët kroatë.
Top