29 prill
PSSP Michael Steiner
u kthye nga Nju Jorku, ku ai e kishte informuar shkurtimisht Këshillin
e Sigurimit mbi zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë
(shih UNMIK Chronicle Nr. 26).
30 prill
PSSP Michael Steiner
shkoi në Gjilanin qendror dhe në fshatrat e afërta që
pësuan nga tërmeti i 24 prillit, në të cilin një
njeri vdiq, kurse dhejtra të tjerë u lënduan. Ai u takua
me anëtarët e komitetit komunal të krizës të
Gjilanit dhe vizitoi fshatin Budrigë e Poshtme, i banuar me serbë,
dhe fshatin Zhegër, i banuar me shqiptarë, dy prej lokacioneve
që pësuan dëme të mëdha materiale nga tërmeti.
"Tërmetet nuk i respektojnë ndarjet etnike. Ato kanë
ndikuar në të dy bashkësitë," tha PSSP, duke
cituar një vërejtje të kryetarit të komitetit për
emergjencë të Budrigës së Poshtme. Tërmeti,
që kishte 5.6 shkallë të Rihterit, ishte pasuar me një
sërë tërmetesh dytësore. PSSP Michael Steiner tha
se do t'i dërgonte ekspertët seizmologjikë në rajon
për ta sqaruar këtë fenomen dhe për t'iu drejtuar
shqetësimeve të popullatës për tërmetet e mëtutjeshme.
Ai gjithashtu u zotua se UNMIK-u do t'i siguronte inxhinierët për
ta vlerësuar dëmin strukturor dhe për t'u ndihmuar ekspertëve
vendorë në punën e tyre, dhe bëri të ditur
për krijimin e një fondi të posaçëm të
tërmetit për ndihma, në të cilin UNMIK-u do t'i
kontribuonte 500,000 i.
Zëvendësi
i PSSP-së Andy Bearpark, i cili kryeson Shtyllën IV të
UNMIK-ut (Rindërtimi dhe Zhvillimi Ekonomik), u tha gazetarëve
në Prishtinë se kishte gjetur dëshmi të një
rasti të mundshëm të korrupcionit në KEK për
përvetësimin e mundshëm të përafërsisht
4.5 milionë i të parave të ndihmës ndërkombëtare
për importimin e rrymës. "E kam ditur me muaj të
tërë se ka pasur thashetheme për korrupcion në KEK,"
tha Bearpark. "Vetëm thashethemet nuk mjaftojnë. Siç
kam thënë vazhdimisht, më nevojiteshin dëshmitë.
Sapo më informuan për këtë javën e kaluar,
unë kontaktova me organet përkatëse të Zyrës
Evropiane kundër Përvetësimeve në Bruksel,"
deklaroi ai. Z. Bearpark shtoi se UNMIK-u ishte i gatshëm të
vepronte shpejt për t'i sjellë përgjegjësit para
organeve përkatëse. PSSP Michael Steiner, që gjithashtu
mori pjesë në konferencën për gazetarë, theksoi
se ai kishte "tolerancë zero për krimin dhe korrupcionin"
në Kosovë.
2 maj
UNMIK-u depozitoi
500,000 i të ndara nga fondet për ndodhi të paparashikueshme
në një llogari të re bankare për të menaxhuar
Fondin për Emergjenca për Tërmete (FET), i themeluar
nga PSSP. FET do të pëdoret kryesisht për t'u ndihmuar
individëve dhe familjeve, me fondet e synuara të UNMIK-ut
nga FET-i për rastet më të cenueshme. Në rrethana
të jashtëzakonshme, familjet në situata ekstreme mund
të kenë të drejtë për ndihmë me të
holla të gatshme deri në 20 i. OJQ-të dhe agjencitë
donatore do të sigurojnë përkrahje shtesë për
përpjekjet për ndihma.
Leonid Bidny, drejtor
i Drejtorisë së UNMIK-ut për Çështje Administrative,
u tha gazetarëve në Prishtinë se prej 199,974 kërkesave
të pranuara për Dokumente të UNMIK-ut për Udhëtim
(DU) drejtoria e tij tashmë i kishte shtypur 197,165 DU. Pjesa
e mbetur "prej pak më shumë se 2,000" do të
shtypeshin brenda dy apo tri ditësh, siguroi ai. Drejtoria gjithashtu
filloi lëshimin e DU-ve për fëmijë, shtoi Bidny.
Shtylla IV e UNMIK-ut
(Rindërtimi dhe Zhvillimi Ekonomik) njoftoi se Bordi Qeverisës
i BPK-së tenderin për Kompaninë e Sigurimeve Kosova ia
kishte dhënë grupit Kurum Commerce, me seli në Istanbul.
Kompania e re e Sigurimeve e Kosovës u licencua në bazë
të rregullores së re për sigurime. Kompania e Sigurimeve
Siguria, një kompani ekzistuese, ishte miratuar më herët
nga Bordi Qeverisës i BPK-së.
Top