Botimir Nr. 28 - 6 - 13 maj 2002

7 maj

PSSP Michael Steiner bëri të ditur se zgjedhjet komunale në mbarë Kosovën do të mbahen më 26 tetor 2002. Ai sqaroi se një vonesa në lejimin e buxhetit të OSBE-së për zgjedhje, që ishte miratuar më 19 prill, shkaktoi vonesë në fillimin e procedurave operative për zgjedhje dhe, më pas, ndërrimin e datës nga 21 shtatori, siç ishte shpallur më herët. "Koha minimale që nevojitet për udhëheqjen e zgjedhjeve të këtij lloji, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, është gjashtë muaj" tha PSSP. "Këto standarde do të mirëmbahen."

Zyrtarët e UNMIK-ut dhe të UNHCR-së i informuan shkurtimisht shtetet donatore në Prishtinë mbi vlerësimet dhe planet e tyre për lehtësimin e kthimit të personave të zhvendosur jo-shqiparë në Kosovë. "Respekti për të drejtat e serbëve dhe të pakicave të tjera për t'u kthyer dhe mbetur është pikënisje kryesore për zhvillimin e shoqërisë kosovare, dhe për hyrje në Evropë," tha PSSP Michael Steiner me rastin e hapjes së konferencës për donatorë. Ai dhe Werner Blatter, koordinator rajonal i UNHCR-së për Evropën Juglindore, theksuan rolin e zgjedhjes individuale me rastin e vendosjes për t'u kthyer. Ata thanë se asnjë organizatë nuk do t'i sponsoronte kthimet "politike."

9 maj

Pas takimit me anëtarin e Parlamentit Evropian, Doris Pack, PSSP Michael Steiner ndau porosinë "Dita e Evropës" me popullin e Kosovës. "Bashkësia Evropiane u krijua para 52 vjetësh, u ndërtua në bazë të parimeve themelore të respektit për institucionet demokratike, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e të drejtës," tha PSSP. "Këto vlera të rëndësishme, si dhe shumëllojshmëria e kulturave dhe traditave, kanë formuar bazën për integrim evropian gjatë 50 vjetëve të kaluara." Ai theksoi se Dita e Evropës në Kosovë ishte një mundësi për të shikuar prapa, në disa vjetët e fundit, dhe për ta pasqyruar përparimin që ishte arritur. "Ardhmëria e Kosovës është në Evropë," deklaroi z. Steiner.

Duke iu drejtuar Kuvendit të Kosovës, PSSP Michael Steiner tha se UNMIK-u po i transferonte hap pas hapi kompetencat dhe përgjegjësitë prej bashkësisë ndërkombëtare tek institucionet e vetëqeverisjes së përkohshme. Ai theksoi edhe një herë se përparimi i Kosovës drejt një gjendjeje normale dhe integrimit nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë fizike-kjo ka të bëjë me shtëpitë, vendet e punës, arsimin, shërbimet publike," sqaroi PSSP. Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe kthim në statuskuonë e para vitit 1999."

PSSP Michael Steiner shkoi në Gjilan për ta rivlerësuar punën që po vazhdonte që nga koha e tërmetit. Ai vizitoi fshatin Livoc i Epërm, fshat i përzier në të cilin shqiptarët dhe serbët janë angazhuar në projekte të ndërsjella, siç është themelimi i një shkolle dhe ambulante të përbashkët, dhe janë duke u përgatitur për kthimin e banorëve të mëparshëm.

Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jo-Rezidente shpalli të premten, më 10 maj, hapjen e dy ekspozitave të piktorëve të njohur shqiptarë. Të dy ekspozitat-e Haki Xhaklit në Kaçanik dhe e Avni Behlulit në Ferizaj-do të jenë të hapura deri më 23 maj.

10 maj

Një konferencë rajonale për t'i diskutuar mundësitë për luftimin e kontrabandës me cigare u mbajt në Prishtinë, si pjesë e përpjekjeve të UNMIK-ut për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupcionin, dhe për të krijuar kushte për rritën ekonomike. Në këtë ndodhi morën pjesë ministrat e financave nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe IRJ e Maqedonisë. Ata diskutuan mundësitë për luftimin e kontrabandës, e cila shpie në humbje të madhe të të ardhurave publike.

Top


UNMIK Chronicle është botim i Sektorit për Informim Publik, UNMIK Prishtinë - Tel: (381.38) 504.604 ext. 5610, email: poultney@unmik.org