Botimi Nr. 29 - 13 - 20 maj 2002

13 maj

PSSP Michael Steiner vizitoi vendin në Bërrnicë, afër Prishtinës, në të cilin u zbulua një numër i madh figurave arkeologjike. Me rastin e fillimit të ndërtimit të një shtëpie para dy javësh, disa banorë vendorë hasën në disa figura terrakote antike. Sipas Muzeut të Kosovës, këto figura datojnë që nga koha e mesme e gurit, 3,500 vjet para erës tonë. Siç duket, këto figura ishin lënë nga indoevropianët, të cilët u paraprinë ilirëve, shqiptarëve dhe serbëve. Muzeu, me ndihmën e qeverisë së Gjermanisë, do të kryejë më tepër punë në këtë vend.

Departamenti i Administratës Gjyqësore u transferua tërësisht në Shtyllën II të UNMIK-ut (Administrata Civile). Drejtori, z. Ramesh Abhishek, filloi t'i raportonte nëpunësit kryesor ndërkombëtar të Ministrisë së Shërbimeve Publike.

14 maj

UNMIK-u reagoi me vendosmëri ndaj vërejtjeve të supozuara të Ombudspersonit të Kosovës, z. Marek Nowicki, në Serbi, mbi rrethanat për kthimin e serbëve në Kosovë. Në një komunikatë për shtyp, UNMIK-u theksoi, ndër të tjera, se ndërsa z. Nowicki ishte i lirë t'i nxirrte përfundimet e veta, ai nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse kushtet në Kosovë ishin të përshtatshme dhe të sigurta për kthimin e serbëve të zhvendosur. Është e vërtetë, kushtet në Kosovë nuk janë ideale për pakicat dhe ndryshojnë nga vendi në vend, por në disa vende, serbët dhe pakicat e tjera tashmë po ktheheshin në shtëpi, thuhej në deklaratë. UNMIK-u vazhdoi duke thënë se ai, së bashku me KFOR-in dhe UNHCR-në, angazhohej për ta përkrahur një klimë të përshtatshme, jo vetëm për kthime, por gjithashtu edhe për një të ardhme stabile dhe më të ndritshme-për të gjithë serbët e Kosovës.

15 maj

PSSP Michael Steiner theksoi se Korniza Kushtetuese për vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë ishte "sukses i madh." Në një deklaratë që ai dha me rastin e njëvjetorit të nxjerrjes së saj, PSSP deklaroi: "Ne i mbajtëm zgjedhjet; ne e kemi Kuvendin, institucionet e përkohshme dhe qeverinë. Asnjë prej këtyre nuk do të arriheshin pa Kornizën Kushtetuese." Në preambulën e Kornizës Kushtetuese thuhet se "RKSKB 1244 (1999) parasheh krijimin dhe zhvillimin e një vetëqeverisjeje domethënëse në Kosovë deri në zgjidhjen përfundimtare ... " dhe se "bartja graduale e përgjegjësive tek institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes do ta përmirësojë, nëpërmjet demokracisë parlamentare, qeverisjen demokratike dhe respektin për sundimin e të drejtës në Kosovë..." Ajo gjithashtu "pranoi rëndësinë e krijimit të një ambienti të lirë, të hapur dhe të sigurt, i cili mundëson pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të bashkësive në procesin e themelimit të institucioneve demokratike të vetëqeverisjes..."

16 maj

OSBE-ja bëri të ditur se së shpejti do të fillonte ta azhurnonte listën e votuesve-një listë të nxjerrë nga regjistri qendror civil i OKB-së. Si edhe më parë, të gjithë votuesit e mundshëm së pari duhet t'i përmbushin të gjitha kërkesat e të drejtës për t'u përfshirë në regjistër, pa marrë parasysh nëse momentalisht jetojnë në Kosovë ose jashtë saj. Sa u përket personave të zhvendosur jashtë Kosovës, ata duhet të vërtetojnë-nëse dëshirojnë të kenë të drejtë të votojnë-se ishin banorë të Kosovës më 1 janar 1998 dhe se e lëshuan Kosovën në atë datë ose pas asaj date.

17 maj

Në Prizren filloi gjykimi për rastin e komandantit Drini. Sali Veseli dhe tre të pandehur të tjerë akuzohen për vrasje, të kryer në maj të vitit 2000. Për këtë gjykim u themelua një trup i gjykatësve ndërkombëtarë.

Top


UNMIK Chronicle është botim i Sektorit për Informim Publik, UNMIK Prishtinë - Tel: (381.38) 504.604 ext. 5610, email: poultney@unmik.org