1 korrik
Bordi për dëgjimin
e mediave (BDM), që i ndihmon komisionarit të përkohshëm
për media për të përcaktuar nëse në Kosovë
ka pasur shkelje të ligjit mbi mediat, u mblodh për ta dëgjuar
rastin kundër gazetës Bota Sot, të paraqitur nga Baton
Haxhiu dhe Blerim Shala. Në botimet e veta të datës 12
dhe 18 prill 2002, gazeta i akuzoi këta dy për bashkëpunim
me ish-regjimin serb. BDM përcaktoi se gjuha agresive dhe fyese
e gazetës Bota Sot në artikujt e cekur shkeli Rregulloren
e UNMIK-ut 2002/37 mbi Kodin e Mirësjelljes të Mediave të
Shkruara në Kosovë dhe Kodin e Përkohshëm të
Mirësjelljes për Mediat e Shkruara në Kosovë.
4 korrik
BE-ja njoftoi se,
nëpërmjet Agjencionit Evropian për Rindërtim (AER),
ajo i dedikon 2 milionë euro për ofrimin e ndihmës ligjore
në Kosovë në kuadër të programit të vet
për vitin 2002. Programi për ndihmë ligjore për
vitin 2002 do ta vazhdojë punën e programit të vitit
të kaluar, nën të cilin Agjencioni Evropian për
Rindërtim dhe Oda e Avokatëve të Kosovës themeluan
mekanizmin për ofrimin e ndihmës ligjore (këshillë
dhe përfaqësim i lirë ligjor) në rastet civile.
Zyrtarët e
Doganave të UNMIK-ut zunë mbi 20 milionë cigare me rastin
e bastisjeve në godinat në zonën e Lesakut në Kosovë.
Zënia ishte rrjedhojë e bashkëpunimit të mirë
ndërmjet Doganave të UNMIK-ut, KFOR-it dhe Policisë së
UNMIK-ut. Hetimet fillestare sugjerojnë që cigaret, të
gjitha Marlboro, kishin prejardhjen nga Greqia ose Qiproja dhe u sollën
në Kosovë nëpërmjet Serbisë. Kjo zënie
ka rëndësi të madhe në vigjilje të strategjisë
së Doganave të UNMIK-ut kundër kontrabandimit të
cigareve, të zhvilluar me përkrahjen e "Deklarata e Prishtinës
mbi kontrabandën rajonale të cigareve" të PSSP-së
Michael Steiner.
Që nga themelimi
i vet, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin e vet të parë
mbi pensionet themelore në Kosovë. Kuvendi gjithashtu votoi
në përkrahje të projektrezolutës së hartuar
nga qeveria mbi të drejtat e bashkësive dhe mbi kushtet për
kthimin e PPZH-ve dhe të refugjatëve.
5 korrik
PSSP Michael Steiner
vizitoi qendrën e PPZH-ve në Smederevë, Serbi, ku ai
bëri të ditur për mundësinë e sigurimit të
miliona eurove për PPZH-të që dëshirojnë të
kthehen vullnetarisht në Kosovë. Ai njoftoi se qeveria italiane
i dha 3.8 milionë euro për khimin e PPZH-ve në tri lokacione
në Pejë, kurse qeveria gjermane dhuroi 1 milion euro për
kthimet në tri fshatra të Klinës. Z. Steiner më
vonë në Beograd mbajti bisedime me zëvendëskryeministrin
serb Nebojsha Çoviq.
OBSH njoftoi se
rajoni i Evropës, në të cilin përshihen 51 vende
dhe pothuaj 0.5 miliardë njerëz, është i lirë
nga virusi polio. OBSH e bëri këtë njoftim në një
konferencë për gazetarë më 5 korrik 2002. Në
vitin 1988, Kuvendi i Shëndetit Botëror filloi një nismë
të përgjithshme për ta çrrënjosur polion
si një projekt të përbashkët të qendrave të
OBSH-së, UNICEF-it, Rotary International-it dhe të SHBA-ve
për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjes. Qëllimi
i nismës është që polioja të çrrënjoset
deri në vitin 2005. Që nga ajo kohë, numri i rasteve
të polios ka rënë prej 350,000 rasteve, në 125 shtete,
në 480 raste të raportuara në 10 shtete në vitin
2001.
6 korrik
Policia e UNMIK-ut
njoftoi se arrestoi tetë individë për të cilët
dyshohet se vitin e kaluar qenë përfshirë në sulmin
brutal kundër një familjeje shqiptare të Kosovës
në Gllogovc. "Sulmi në familjen Hajra rezultoi me vdekjen
e z. Hajra, bashkëshortes së tij dhe të tre fëmijëve
të tij," tha komandanti i Policisë së UNMIK-ut për
rajonin e Prishtinës, Paul Hamlin, në një konferencë
për shtyp në selinë e UNMIK-ut.
Top