8 korrik
Një delegacion
14-anëtarësh i Kuvendit të Kosovës, i udhëhequr
nga kryetari i Kuvendit Nexhat Daci, arriti në Tiranë për
një vizitë zyrtare triditëshe. Kjo ishte vizita e tillë
e parë e anëtarëve të Kuvendit në Shqipëri.
Delegacionin e kishte ftuar kryetari i kryesisë së parlamentit
shqiptar, Servet Pëllumbi.
9 korrik
PSSP Michael Steiner
mbajti një konferencë për gazetarë në Prishtinë,
gjatë të cilës ai shkurtimisht i informoi mediat mbi
disa çështje, përfshirë këtu vizitën
e tij të kohëve të fundit në Beograd. Ai njoftoi
për marrëveshjen mbi pranimin e targave, për përkrahjen
e Beogradit për forcën policore shumetnike në Kosovë
dhe për eliminimin e strukturave paralele. Në çështjet
e tjera përfshiheshin privatizimi, sundimi i të drejtës,
decentralizimi dhe çështja e kthimit të personave të
zhvendosur nëpër shtëpitë e veta.
10 korrik
PSSP Michael Steiner
filloi një vizitë dyditëshe në Vienë, ku ai
foli në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.
Më vonë, ai pati biseda të ndara me kryetarin e Austrisë
Tomas Klestil dhe me ministrin austriak të punëve të
jashtme Benita Ferrero-Waldner. Z. Steiner gjithashtu vizitoi akademinë
diplomatike të Austrisë, ku ai mbajti një fjalim të
titulluar "Kosova - përfundimi i punës."
UNMIK-u nxorri direktivat
për krijimin e një gjyqësie shumetnike pasi nëpunësit
e gjyqësisë në Serbi u pajtuan t'i inkurajonin ekspertët
gjyqësorë serbë të Kosovës për të
konkurruar për poste në gjyqësinë e Kosovës.
Një komunikatë për shtyp e UNMIK-ut sqaronte se pa marrë
parasysh përkatësinë etnike, cilido konkurrues për
postin e gjykatësit ose të prokurorit duhet t'i plotësojë
kriteret e përcaktuara me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/18, "Mbi
Themelimin e Këshillit të Kosovës për Çështje
të Gjyqësisë dhe të Prokurorisë" (KKÇGJP).
KKÇGJP, i përbërë nga ekspertët gjyqësorë,
5 ndërkombëtarë, tre shqiptarë të Kosovës
dhe një serb i Kosovës, i shqyrton të gjitha kërkesat
për postet e gjykatësit dhe të prokurorit. Më pas,
ai krijon një list përfundimtare të kandidatëve
dhe e interviston secilin kandidat para se ta bëjë rekomandimin
për emërim.
11 korrik
"Vetëm
personi nga Kosova mund të bëhet gjykatës në Kosovë,"
tha PSSP Michael Steiner gjatë një konference për gazetarë
në Vienë, pas takimit me Këshillin e Përhershëm
të OSBE-së. Ai shtoi se konkurruesit duhet ta kenë të
kryer fakultetin juridik, ta kenë dhënë provimin përkatës
për kandidatët për gjyqësi, të kenë integritet
të lartë moral dhe të mos kenë dosje kriminale.
Konkurruesi duhet t'i ketë tri vjet përvojë pune përkatëse
në fushën e drejtësisë për t'u marrë në
konsideratë për postin e gjykatësit ose të prokurorit
të gjykatës komunale, ose për postin e gjykatësit
të një organi për ankesa të gjykatës për
kundërvajtje. Personat që konkurrojnë për postin
e gjykatësit ose të prokurorit të Gjykatës së
Qarkut duhet t'i kenë shtatë vjet përvojë pune përkatëse
në fushën e drejtësisë. Ai u tha gazetarëve
se, sa i përket Kosovës, realiteti është para perceptimit.
Rrugët janë më të pastërta, gropat dhe gungat
janë meremetuar, në bankat komerciale ka para (që i demaskon
frikat se parat do të mund të tërhiqeshin nga qarkullimi
pas kalimit në euro). Ai tha se postblloqet e KFOR-it nëpër
enklava janë gjithnjë e më pak të nevojshme. PSSP
tha se niveli i krimit kishte rënë pasi ligjet dhe strukturat
e nevojshme ishin duke funksionuar. Këtu përfshiheshin Byroja
e Kosovës kundër Krimeve të Organizuara, Njësia
Qendrore për Hetime Penale dhe, më e rëndësishmja,
forca policore kosovare. Ai tha se toleranca zero për politikën
e krimit ishte e përhapur ndër kosovarët e rëndomtë.
Qëndrimi i z. Steiner kishte mbështetje unanime nga Këshilli
i Përhershëm i OSBE-së, me përkrahje të posaçme
që vinte nga përfaqësuesit e përhershëm të
BE-së, SHBA-ve, Shqipërisë dhe të Kanadës.
Top