16 korrik
Shërbimi Policor
i Kosovës (SHPK), Televizioni i UNMIK-ut dhe Zyra Britaneze shpallën
lansimin e emisionit të parë të drejtpërdrejtë
televiziv të Kosovës që synon luftimin e krimit. "Dosja
e Krimit" do të emitohet më 26 korrik 2002 në ora
20:30 në RTK. "Dosja e Krimit" është seri e
gjashtë programeve një-orëshe, që do të emitohet
drejtpërdrejtë çdo muaj në RTK. Secili program
do të drejtohet nga dy policë të Policisë së
Kosovës dhe do të paraqesë rikonstruktimin e krimeve
të pazgjidhura të Kosovës, të filmuara në vendin
e ngjarjes dhe të bazuara në dosjet e vërteta të
rasteve.
PSSP Michael Steiner
u kthye nga vizita një-ditëshe në Shqipëri, ku ai
nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit (MeM) me Ministren e
Ekonomisë, Ermelinda Meksi. MeM do të jetë kornizë
për liberalizimin e ekonomisë dhe tregtisë ndërmjet
Kosovës dhe Shqipërisë. Z. Steiner gjithashtu takoi Ministren
e Jashtme Arta Dade, Kryetarin Mejdani, kryetarin e posazgjedhur Muisiu,
Kryeministrin Majko si dhe liderin e partisë socialiste Fatos Nano.
Z. Walter Schwimmer,
sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës,
shprehi mbështetjen e tij të fuqishme për përpjekjet
e fundit të UNMIK-ut për të krijuar një sistem multietnik
të drejtësisë në Kosovë. Momentalisht, vetëm
katër nga 337 gjykatës dhe prokurorë lokal janë
serbë të Kosovës. "Unë pa dyshim mbështesë
përpjekjet e UNMIK-ut që të inkurajojë kandidatët
e përshtatshëm serbë të Kosovës që të
aplikojnë për postet aktualisht të lira, tha ai. Kjo
do të kontribuojë në implementimin e mëtejmë
të vlerave të Këshillit të Evropës - demokracisë,
të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit - në
rajon".
18 korrik
PSSP Michael Steiner
mirëpriti Këshilltarin e Departamentit Evropian të Fondit
Monetar Ndërkombëtar (FMN), Z. Dimitri Demekas, në mbledhjen
e tretë të Këshillit Ekonomik dhe Fiskal (KEF). Z. Demekos
përmendi interesin e zvogëluar të donatorëve në
Kosovë dhe zhvendosjen e vëmendjes. PSSP nënvizoi se
"çdo donator ka të drejtë të vendosë
vetë për t'u angazhuar. Por, njëherë që vendosin
të angazhohen, duhet ta kryejnë punën." Z/ZPSSP
për Shtyllën e BE-së Juergen Voss, paraqiti raportin
e përparimit nga Grupi Punues mbi Projektligjin mbi Përgjegjësinë
dhe Menaxhmentin Financiar Publik.
20 korrik
Prishtinë -
PSSP Michael Steiner u kthye nga një vizitë në Mal të
Zi, ku ai takoi Kryetarin Malazez Milo Gjukanoviq, ministrin e jashtëm
Dragan Duroviq, zëvendës ministren e financave Kovilka Mihajloviq
dhe përfaqësuesit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
përkohësisht të zhvendosur nga Kosova që jetojnë
në Mal të Zi. Z. Steiner tha se bisedimet e tij me Kryetarin
Gjukanoviq ishin "interesante dhe intensive" dhe të lidhura
me zhvillimet e ardhshme në rajon.
21 korrik
Pasi rrufeja goditi
termocentralin Kosova B në Obiliq të premten më 19 korrik,
PSSP Michael Steiner themeloi një Komitet Energjetik për t'u
marrë me problemet e dala nga incidenti. Komiteti mbajti mbledhjen
e parë më 21 korrik 2002, kryesuar nga vetë Z. Steiner.
Anëtarët e Komitetit përfshin Kryeministrin Rexhepi (që
përfaqësonte qeverinë), zyrtarë nga UNMIK-u dhe
Kryetarin e Bordit Mbikqyrës të KEK-ut. Në një konferencë
për shtyp pas mbledhjes, PSSP përmblodhi atë çka
ishte diskutuar. "Qëllimi i Komitetit Energjetik do të
jetë të mbikqyrë dhe të koordinojë të
gjitha masat që duhet të merren pas goditjes së rrufesë
në Kosova B. Sot ne dëgjuam raportet preliminare nga komisioneri
i policisë lidhur me atë se çka ka ndodhur si dhe nga
KEK-u dhe Shtylla 4 (e UNMIK-ut) mbi dëmin dhe pasojat."
Top