29 tetor
Dy gjykatësit
e ri ndërkombëtarë-Catherine Marchi-Uhel nga Franca,
si gjykatëse ndërkombëtare për Prishtinën,
dhe Philip King Alcock nga Mbretëria e Bashkuar, si gjykatës
i dytë ndërkombëtar për Mitrovicën-dhanë
betimin para PSSP-së Hans Haekkerup.
30 tetor
PSSP Hans Haekkerup informoi shkurtimisht Këshillin e Përkohshën
Administrativ (KPA) përkitazi me zhvillimin e bisedimeve të
tij me autoritetet e RFJ-së lidhur me krijimin e një dokumenti
të përbashkët që synon nxitjen e pjesëmarrjes
së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e nëntorit.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral-llajtnanti Marcel Valentin, informoi
shkurtimisht KPA-në mbi situatën e sigurisë, duke vënë
në pah se ishte arrestuar një i dyshimtë për vrasjen
e një paqeruajtësi rus.
KPA gjithashtu shqyrtoi një numër të madh të
rregulloreve dhe direktivave që presin të miratohen, përfshirë
këtu ato mbi emetimin, sekretariatin e Kuvendit të Kosovës
dhe shërbimet e tjera përkrahëse dhe rregullat e procedurës
së Kuvendit. KPA vazhdoi diskutimet mbi projektrregulloren mbi
përdorimin e flamujve dhe të simboleve.
31 tetor
OSBE-ja filloi programin e vet të votimit për nevoja
të posaçme. Programi, që do të zgjasë deri
në ditën e zgjedhjeve, synon t'u ndihmojë njerëzve
që për shkaqe shumë specifike nuk do të jenë
në gjendje të shkojnë në stacione të votimit
për të votuar më 17 nëntor. Aty përfshihen
të paaftit, personat e mbyllur në shtëpi, personat në
spital ose në burg, e gjithashtu edhe anëtarët e Shërbimit
Policor të Kosovës që do të jenë në detyrë
në ditën e zgjedhjeve dhe personeli vendor i OSBE-së
për zgjedhje. Kjo do t'u mundësohet rreth 10,000 votuesve
me nevoja të posaçme nga të gjitha bashkësitë.
Nën-komisioni zgjedhjor për ankesa dhe apele dënoi
gazetën në gjuhën shqipe Bota Sot me 5.500 DM për
mosofrim të reportazhit të drejtë dhe të baraspeshuar
të subjekteve politike që konkurrojnë në zgjedhje.
Në veçanti, nën-komisioni zbuloi se gazeta kishte shfaqur
anësi të qartë në favor të LDK-së dhe
kundër subjekteve të tjera politike.
UNICEF-i dhe OSBE-ja filluan projektin "Zërat e të
rinjëve"-një studim i pikëpamjeve të të
rinjëve në Kosovë. Vlerësimet paraprake tregojnë
se 78% e tyre mendojnë se votimi në zgjedhje është
mënyra për ta përmirësuar situatën në
krahinë.
1 nëntor
Qendra e KB-ve për vendosjen e njerëzve (Habitat) nënshkroi
një memorandum të mirëkuptimit me Republikën Federale
të Jugosllavisë, duke ia hapur kështu rrugën drejtorisë
për çështje pronësore-banesore që të
fillojë t'i pranojë ankesat në Serbi dhe Mal të
Zi, ku edhe gjindet pjesa dërrmuese e nja 200,000 personave të
zhvendosur nga Kosova.
2 nëntor
PSSP Hans Haekkerup u takua me kryetarin jugosllav Vojisllav
Koshtunica në Beograd për t'i vazhduar bisedimet e tij mbi
pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet
e nëntorit.
OSBE-ja mbajti një tryezë të rrumbullakët
që synon ngritjen e integritetit gjyqësor dhe rolin e këshillit
të Kosovës për çështje të drejtësisë
dhe prokurorisë dhe besimin e gjykatësve dhe të prokurorëve.Punëtorët
hekurudhorë dhe entuziastët e trenave e ngjyrosën një
lokomotivë të vjetër në mënyrë që
atë ta ekspozojnë në stacionin hekurudhor në Fushë
Kosovë.
3 nëntor
Kryetari jugosllav Vojisllav Koshtunica u apeloi serbëve
të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e nëntorit
në Kosovë. Ai gjithashtu tha se ishte arritur një marrëveshje
ndërmjet RFJ-së dhe UNMIK-ut që garanton zbatimin e plotë
të Rezolutës 1244.
Top