Botimi Nr. 48 - 30 shtator - 6 tetor 2002

30 shtator

PSSP vizitoi Kamenicën, ku u takua me nënkryetarët e kuvendit komunal Nexhat Rexhën dhe Nebojsha Simiqin. PSSP vizitoi një qendër shumetnike të rinisë, një ambulantë, gjykatën e re komunale dhe gjykatën për kundërvajtje. "Këta meshkuj janë avangardë për sa u takon njerëzve që jetojnë dhe punojnë së bashku në praktikë. Por ne ende duhet t'i përkrahim ata," tha ai për deputetët. "Qëllimi kryesor është se ekziston një gatishmëri në të gjitha anët për të jetuar së bashku, dhe kjo është shumë inkurajuese." Më vonë, ai shkoi në Rahovec të Epërm, ku ai vizitoi një qendër të rinisë dhe një internet kafe. Ai inkurajoi dialogun ndërmjet bashkësive etnike për t'i shtuar lidhjet e tyre me botën e jashtme.

1 tetor

PSSP Michael Steiner mbajti një fjalim të rëndësishëm politik në Mitrovicë, në të cilin ai paraqiti programin shtatëpikësh për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë qytet. Ai bëri të ditur se UNMIK-u do ta paraqesë kthimin si prioritetin më të lartë në konferencën e donatorëve të BE-së / Bankës Botërore në Bruksel më 5 nëntor. Plani i tij është që Mitrovicën ta bëj qytet normal evropian, të sigurt me një administratë funksionuese dhe me perspektivë ekonomike. "Plani im është ta zëvendësoj frikën me besimin," tha ai. Plani shtatëpikësh përfshin: jo hyrje me dhunë nga njerëzit që jetojnë në jug të qytetit, ruajtje të rregullt të rendit, bashkëqeverisje, decentralizim, përparim të shpejtë ekonomik, konferencën e donatorëve për Mitrovicë, dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pas hetimeve intensive të policisë, pohimet për kidnapim dhe dhunim të shumëfishtë në Prishtinë të dy tinejxhereve nga Mitrovica veriore dëshmuan të jenë të pabaza. Pas njoftimit për këto pohime, policia e UNMIK-ut veproi shpejt, arrestoi katër të dyshimtë, por pas dëgjimit të të gjithë personave të përfshirë, u vendos se nuk do të mund të ngritej padi për rast të dhunës ndaj të dyshimtëve dhe se akuza për rrëmbim do të mund të ngritej vetëm kundër njërit prej katër të dyshimtëve.

3 tetor

Pas shpalljes së planit shtatëpikësh për Mitrovicë më 1 tetor, Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit njoftoi se është i gatshëm ta bartë selinë e vet në Mitrovicën veriore. "Me kalimin në Mitrovicën veriore shpresohet të arrihen siguria dhe stabiliteti i mjaftueshëm, që më pas do të inkurajojnë më tepër donatorë të huaj për të ardhur në rajon," thuhet në një komunikatë të AKM-së për media.

Zëvendësi i PSSP-së për rindërtim dhe zhvillim ekonomik (Shtylla IV, BE), Andy Bearpark, mori pjesë në takimin vjetor të Bankës Botërore / FMN-së më herët këtë javë në Uashington, ku "Grupi drejtues i nivelit punues" hapi rrugën drejt përkrahjes së vazhdueshme të donatorëve dhe qasjeve të reja drejt financimit të sigurt për ekonominë e Kosovës, thuhej në një komunikatë të UNMIK-ut për media. Grupin, që kryesohet nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore, e përbëjnë zyrtarë të lartë financiarë të shteteve kryesore donatore, G-8. Grupi në veçanti përkrahu planet e UNMIK-ut për ta thirrur një takim të donatorëve në Bruksel, në fillim të nëntorit, për ta diskutuar një strategji afatmesme (2003 - 2005) të zhvillimit ekonomik për Kosovën dhe për ta vlerësuar nevojën për përkrahje të vazhduar të donatorëve në këtë kontekst.

4 tetor

Komandanti i KFOR-it, gjenerali francez Marcel Valentin, ia dorëzoi komandën gjeneralit italian Fabio Mini. PSSP tha se "z. Marsel ka të kombinuara shumë virtyte që e bëjnë atë partner bindës. Cilësia e tij më e dukshme është kapaciteti i tij për punë - dhe këtë e them si gjerman. Ai shpesh fillonte punën në orën 5 të mëngjesit dhe vazhdonte të punonte deri në mesnatë. Sadoqë ai ka komanduar me një regjiment të blinduar dhe një divizion ajror, stili personal i z. Marsel është modest. Por modestia e tij nuk mund ta maskojë vendosmërinë e karakterit të tij. Sadoqë ai flet me zë të qetë, ai është i çeliktë," tha z. Steiner.

Top


UNMIK Chronicle është botim i Sektorit për Informim Publik, UNMIK Prishtinë - Tel: (381.38) 504.604 ext. 5610, email: poultney@unmik.org