5 nëntor
PSSP Hans Haekkerup
dhe zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq
nënshkruan një dokument të përbashkët, i cili
i ripohon parimet që përfshihen në Rezolutën 1244
dhe në Kornizën Kuhtetuese mbi të drejtat e serbëve
të Kosovës. Dokumenti gjithashtu ripohon zotimet e UNMIK-ut
për përmirësimin e kushteve për të gjithë
banorët jo-shqiptarë të Kosovës.
Zëvendësi
i ri kryesor i PSSP-së, Charles Brayshaw nga SHBA-të, arriti
në Prishtinë për ta marrë detyrën e vet. Z.
Brayshaw vjen nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve dhe ka shërbyer
në një sërë pozitash ndërkombëtare.
OSBE-ja filloi një
fushatë gjithëpërfshirëse për të siguruar
që të gjithë votuesit e Kosovës t'i kenë informatat
që u nevojiten për t'u siguruar që vota e tyre të
mirret parasysh më 17 nëntor. Duke u bazuar në parullën
"Dëgjohu. Voto!", fushata e informatës publike përdor
një gamë të gjerë të mjeteve, siç janë
broshurat, posterët, TV dhe radio spotet, për t'i bartur disa
porosi tejet të rëndësishme tek zgjedhësit.
7 nëntor
Më tepër
se një milion fletëvotime arritën në Kosovë
për zgjedhjet e ardhshme. Fletëvotimet, që u shtypën
në Mbretëri të Bashkuar, u deponuan, nën mbikëqyrjen
e KFOR-it, në qendrën e numërimit dhe të rezultateve
ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës. Lista përfundimtare
e votuesve gjithashtu gjindej në këtë dërgesë.
Kopjet u shtypën për të gjitha vendvotimet në Kosovë,
por edhe për Serbi dhe Mal të Zi.
Patriarku i kishës
ortodokse serbe, ati Pavlle, u apeloi serbëve dhe shqiptarëve
të Kosovës dhe bashkësive të tjera për të
marrë pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Duke filluar
apelin e tij emocional, ai tha se "duke respektuar lirinë
e secilit individ, ne e kuptojmë parimin demokratik të jetës
së përbashkët në këtë botë."
Policët e Shërbimit
Policor të Kosovës (SHPK) filluan të votojnë si
pjesë e programit të votimit për nevoja të posaçme.
Pasi policët vendorë do të jenë në detyrë
në ditën e zgjedhjeve, janë bërë marrëveshje
të posaçme për t'u mundësuar atyre që të
votojnë më parë. Më tepër se 4,000 policë
do të votojnë ndërmjet 7 dhe 9 nëntorit.
OSBE-ja organizoi
dy diskutime që kanë për qëllim çështjet
e ngritura për të cilat votuesit janë të brengosur.
Takimet, që u mbajtën gjatë dy ditëve për t'i
mundësuar një numri të politikanëve për të
marrë pjesë gjatë fushatës zgjedhore, i bashkuan
udhëheqësit e partive politike me përfaqësuesit
e shoqërisë civile për të diskutuar për çështjet
e tilla siç janë qeverisja, rendi dhe qetësia publike,
arsimi dhe kujdesi shëndetësor, etj.
8 nëntor
Sekretari i Përgjithshëm
i NATO-së, Lordi Robertson, duke iu drejtuar gazetarëve në
Prishtinë, mirëpriti dokumentin e përbashkët, të
nënshkruar ndërmjet UNMIK-ut dhe autoriteteve serbe në
Beograd. Ai gjithashtu nxiti pjesëmarrjen e serbëve të
Kosovës në zgjedhje.
9 nëntor
OSBE-ja hapi qendrën
e vet për media për t'u ndihmuar gazetarëve që punojnë
gjatë zgjedhjeve. Qendra do të ofrojë hapësirë
për punë për mediat që raportojnë për
votimin e 17 nëntorit. Qendra do të jetë në vendin
ku anëtarët e shtypit duhet të shkojnë për
të kuptuar çfarë po bën OSBE-ja për t'i bërë
zgjedhjet një ndodhi të suksesshme. Qendra e mediave gjithashtu
ka një sallë të konferencave për shtyp, në
të cilën brifingjet ditore për media do të mbahen.
Zëvendësi
i PSSP-së, ambasadori Daan Everts, paraqiti raportin e tretë
mbi sistemin gjyqësor të Kosovës. Raporti shqyrton çështjet
e paraqitjes ligjore, paraburgimit, trafikut dhe të krimeve të
lidhura me seksin, por gjithashtu edhe punën e gjykatave komunale
dhe të atyre për kundërvajtje. Ndërsa raporti bën
të ditur se një sistem gjyqësor funksional është
themeluar dhe një situatë e llojit të emergjencës
ka mbaruar, pajtimi me standardet ndërkombëtare për të
drejtat e njeriut do të duhej të sigurohej.
Top