21 tetor
PSSP bëri të ditur se do t'i ftonte në një takim
për decentralizim, që do të mbahet më 1 nëntor
në Gjilan, udhëheqësit e partive kryesore politike dhe
të koalicioneve të Kosovës, që morën pjesë
në zgjedhjet gjithëpërfshirëse komunale. Takimi
kushtëzohej me nivel të pranueshëm të pjesëmarrjes
në zgjedhjet komunale në fund të kësaj jave. Z.
Steiner tha se decentralizimi do ta sillte qeverinë më afër
popullit. Ai propozoi që njësitë komunale të formoheshin
për bashkësitë e mëdha jo-shumicë. Këto
njësi do të kishin organe administrative dhe buxhet, dhe mund
të përbëhen prej një ose më tepër fshatrave,
vendbanimeve dhe lagjeve urbane brenda një komune. UNMIK-u do ta
sigurojë këtë zbatim.
22 tetor
PSSP Michael Steiner lavdëroi OSBE-në për efikasitetin
me të cilin ishte vurë në punë për t'i udhëhequr
zgjedhjet komunale më 26 tetor. Duke iu drejtuar gazetarëve
pas takimit me mbikëqyrësit ndërkombëtarë të
stacioneve të votimit, të angazhuar nga OSBE-ja dhe që
iu nënshtruan një trajnimi në Vushtrri, z. Steiner tha
se OSBE-ja po drejtonte një "punë të madhe dhe solide,
zgjedhje të organizuara mirë dhe efikase." Shefi i misionit
të OSBE-së, Pascal Fieschi, e shoqëroi PSSP-në deri
në qendrën për trajnim.
24 tetor
Gjatë një vizite në Leposaviq, komunë e dominuar
me serbë në Kosovën veri-lindore, z. Steiner theksoi
rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjithshme
të serbëve në zgjedhjet komunale të së shtunës.
"Katër vjet është kohë e gjatë dhe serbët
nuk mund të përballojnë të jenë të lënë
jashtë institucioneve legjitime për këtë periudhë
kohore," tha PSSP. Z. Steiner e filloi udhëtimin e vet me
një vizitë në kishën ortodokse Vasili i Shenjtë,
e cila ende është në rindërtim e sipër. Duke
folur me priftin në detyrë, Milija Arsoviq, z. Steiner u pajtua
se kisha ishte shenjë e mirë që qytetarët e Leposaviqit
ishin të zotuar të qëndronin në Kosovë. Kisha
e re po financohet nga donacionet e bashkësisë së Leposaviqit.
25 tetor
ZPSSP Charles Brayshaw ia dërgoi porosinë e tij të zgjedhjeve
popullit të rajonit të Gjilanit, në lindje të Kosovës,
ku ai vizitoi disa qytete dhe fshatra. "Është shumë
me rëndësi që pakicat e Kosovës të marrin pjesë
në zgjedhjet e ditës së nesërme," u tha z.
Brayshaw banorëve të fshatit Ropotovë. "Vota juaj
është mënyra që zëri juaj të dëgjohet."
Z. Brayshaw e filloi vizitën e tij në këtë rajon
në fshatin Dobërçan, në të cilin një
bashkësi mjaft e madhe turke jeton ndër popullatën shumicë
shqiptare. Më vonë, ai shkoi në Kamenicë, ku u takua
me përfaqësuesit e bashkësisë serbe. Rëndësia
e konceptit të decentralizimit u theksua gjithashtu gjatë
vizitave të tij.
26 tetor
Zgjedhjet për vende në 30 kuvendet komunale të Kosovës
u mbajtën në mbarë territorin. Votimi ishte në përgjithësi
i qetë dhe i rregullt. Këto ishin zgjedhjet e dyta komunale
të Kosovës që nga ardhja e UNMIK-ut në vitin 1999,
dhe zgjedhjet e treta brenda tri vjetëve. Serbët i bojkotuan
zgjedhjet e para komunale, duke e detyruar UNMIK-un t'i nominonte përfaqësuesit
e tyre për periudhën dyvjeçare. Zgjedhjet e tanishme
janë për një periudhë katërvjeçare.
Rezultatet paraprake treguan pjesëmarrje mjaft të madhe të
serbëve në të pesë komunat në të cilat
ata do të mund të pritnin ta fitonin shumicën. OSBE-ja
do t'i shpallë rezultatet zyrtare me kohë.
27 tetor
Ukë Bytyçi, kryetar i komunës së Suharekës,
dhe dy shoqëruesit e tij u vranë në fshatin Leshan, sapo
dolën nga vetura e tyre për ta larguar një pengesë
nga rruga. Një person i dyshimtë, i cili u plagos gjatë
këtij incidenti, u arrestua.
Top