12 nëntor
Angazhimi i bashkësisë
ndërkombëtare në Kosovë që nga viti 1999 ka
qenë storje e suksesshme që në fund të fundit duhet
të ngritet në konkluzion evropian, tha PSSP Michael Steiner.
Duke folur në Universitetin e Humboltit, në Berlin, Michael
Steiner tha se angazhimi ndërkombëtar mund të ndahet
në tri faza. “Në fazën e parë, intervenimi
i NATO-së në pranverën e vitit 1999 ishte i domosdoshëm
për t’i parandaluar ekceset nacionaliste të kryetarit
të shtetit që tani është duke u gjykuar. Në
verën e vitit 1999, NATO ia dorëzoi frerët OKB-së.
Faza e parë përfundoi me Rezolutën 1244 të Këshillit
të Sigurimit të OKB-së dhe filloi faza e dytë. Misioni
i OKB-së në Kosovë, UNMIK-u, ndërmori punën
e rindërtimit të Kosovës së shkretuar dhe transformimin
e saj në një shoqëri funksionuese. Faza e dytë përfundoi,
faza e tretë filloi me një rezolutë tjetër të
Këshillit të Sigurimit. Në atë fazë, Bashkësia
Evropiane duhej ta mirrte përsipër punën nga OKB-ja dhe
ta kompletonte detyrën si përgjegjësi evropiane.”
14 nëntor
Agjencioni Evropian
për Rindërtim (AER) hapi një qendër për shërbimin
e biznesit në veri të Mitrovicës për të siguruar
hua dhe trajnim për biznes për zhvillimin e mikrondërmarrjeve
në zonat e pakicave. Sikur qendra në Mitrovicë, qendrat
për shërbimin e biznesit janë hapur në Graçanicë,
Shtërpce dhe Zveçan. AER-i është duke i drejtuar
1.2 milionë i të fondeve të BE-së për këtë
program, të cilin është duke e zbatuar Organizata Ndërkombëtare
për Migrim (IOM).
17 nëntor
PSSP Michael Steiner,
i shoqëruar nga kryeministri Bajram Rexhepi, shkoi në komunën
e Istogut, në vendet ku dy kisha ortodokse serbe ishin dëmtuar
gjatë natës. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Fabio Mini, dhe
kryetari i kuvendit komunal të Istogut, Fadil Ferati, iu bashkuan
delegacionit, në të cilin përfshiheshin komisionari i
Policisë së UNMIK-ut Stefan Feller dhe drejtori i administratës
së UNMIK-ut Philip Cooper, i cili vazhvoi të qëndronte
në këtë zonë për ta filluar punën e rindërtimit
në njërën prej kishave. PSSP tha se meremetimi i kishave
në Gjurakoc do të financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
“Do të fillojmë që nga nesër në mëngjes
të rindërtojmë dhe t’u themi qytetarëve se
nuk do ta tolerojmë sjelljen e këtillë,” u tha
ai mediave jashtë kishës.
18 nëntor
Sekretari i Përgjithshëm
i OKB-së, Kofi Annan, arriti në Prishtinë për një
vizitë dyditëshe për ta demonstruar përkrahjen e
bashkësisë ndërkombëtare për përpjekjet
e UNMIK-ut në Kosovë. Më pas, PSSP e informoi shkurtimisht
Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me situatën. Në
një takim të përgjithshëm me disa qindra anëtarë
të personelit të UNMIK-ut, Sekretari i Përgjithshëm
i falënderoi ata për progresin e arritur deri më tani,
gjë që mund ta shihte gjersa kalonte nëpër Prishtinë.
Por ai tha se detyra më e madhe ende qëndron përpara:
sigurimi që bashkësitë e Kosovës të jetonin
së bashku në paqe. Më pas, Sekretari i Përgjithshëm
u takua me udhëheqësit e Kosovës: kryetarin Ibrahim Rugova,
kryeministrin Bajram Rexhepi, kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci, dhe
me udhëheqësen e koalicionit Kthimi Rada Trajkoviq. Zj. Nane
Annan vizitoi Iniciativën e Grave të Kosovës, të
udhëhequr nga dr. Flora Brovina. Sekretari i Përgjithshëm
gjithashtu foli në një tubim në Galerinë e Arteve
të Kosovës ku ai vizitoi ekspozitën e 8 artistëve
serbë dhe shqiptarë të Kosovës.
Bashkimi i parë
i ndërmarrjeve publike, si pjesë e strategjisë për
ristrukturimin e sektorit të ujit, u nënshkrua në komunën
e Obiliqit. Kompania e ujit e Obiliqit u bashkua me kompaninë e
ujit Batllava. Palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeve
ishin kompania e ujit Batllava, komuna e Obiliqit dhe Agjencioni Kosovar
i Mirëbesimit. Richard Lacey, drejtor i divizionit të AKM-së
për sektorin e ujit dhe të hedhurinave tha: “Kjo marrëveshje
është hap i madh përpara në përmirësimin
e efikasitetit të sektorit të shërbimeve të ujit.”
Top