12 nëntor
PSSP Hans Haekkerup
nënshkroi Rregulloren 2001/29 mbi "Dokumentet që lejojnë
qarkullimin e automjeteve në Kosovë dhe çështje
të tjera përkatëse"-me fjalë të tjera
për patentshoferët. Rregullorja thekson se një person
mund ta drejtojë automjetin nëse ai ose ajo ka patentshofer
të vlefshëm të Kosovës, të lëshuar nga
organi kompetent i qeverisë në Kosovë, ose patentshofer
të lëshuar nga organet kompetente të RFJ-së, ose
të ndonjë shteti të huaj.
Nënkomisioni
i zgjedhjeve për ankesa dhe apele e dënoi gazetën Epoka
e Re me 1,000 DM për shkak se ajo i shkeli rregullat e zgjedhjeve
duke raportuar së tepërmi për një parti.
13 nëntor
Pothuaj 2,000 vetë, të cilët duhej të punonin
si mbikëqyrës në stacione të votimit gjatë
zgjedhjeve, u kthyen në Kosovë pasi iu nënshtruan trajnimit
në Greqi. Ata duhej të punonin në më tepër
se 1,600 stacione të votimit në Kosovë dhe në më
tepër se 190 stacione të votimit në Serbi dhe Mal të
Zi.
Një ndërtesë ultramoderne u inaugurua në
Kamenicë, rajoni i Gjilanit. admonistratori rajonal i UNMIK-ut
Pasqaulino Verdecchia e quajti atë një "hap të madh"
drejt ndërtimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
USAID-i e financoi këtë projekt, ndërsa UNMIK-u do t'i
përmbushte shpenzimet e punës së asaj ndërtese.
14 nëntor
Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës (BPK) lejoi miratimin
e Bankës Amerikane në Kosovë, në bazë të
Rregullores 1999/21, me kapital të paguar prej 4 milionë DM.
Kjo është banka e pestë që merr liçensën
përfundimtare nga BPK-ja. Të pesë bankat i kanë
gjithsej 19 filiale që punojnë në mbarë Kosovën.
Dy bankave të tjera iu lëshuan liçensat paraprake,
ndërsa BPK është duke i shqyrtuar kërkesat e tjera.
15 nëntor
Sektori i UNMIK-ut për Informim Publik bëri promovimin
zyrtar të fletushkës Fokus Kosova-e cila do të botohet
çdo dy muaj. Qëllimi i kësaj fletushke është
që t'i informojë të gjithë të interesuarit
mbi zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe juridike në administratën
ndërkombëtare dhe në vetëqeverisjen e përkohshme
të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërtetoi listën e 54
emrave të cilën e dorëzoi iniciativa qytetare e serbëve
të Kosovës-koalicioni Kthimi. Prej kësaj liste, 15 janë
femra, në përputhje me rregullat zgjedhore që theksojnë
se çdo i treti prej dy të tretave të para të listës
së një subjekti politik duhet të jenë femra. Vetëm
pesë prej këtyre kandidateve jetojnë jashtë Kosovës,
në Serbi dhe në Mal të Zi.
16 nëntor
Grupi i parë i fletëvotimeve jashtë Kosovës
arriti në Prishtinë dhe u dërgua menjëherë
në qendrën e numërimit në Obiliq. Rreth 36,000 vetë
u regjistruan si votues jashtë Kosovës. Votat e tyre u desht
të arrinin në Vienë, jo më vonë se në
orën 10:00 të 17 nëntorit, në mënyrë që
ato të numëroheshin.
17 nëntor
Zgjedhjet për Kuvend u mbajtën në mbarë Kosovën.
U raportua se paraqitja mesatare në 75% të stacioneve të
votimit ishte 63%.
Top