27 nëntor
PSSP Hans Haekkerup
nënshkroi dy rregullore të reja: mbi rregullat e përkohshme
të procedurës për Kuvend; dhe mbi sekretariatin e vet
dhe shërbimet përkrahëse administrative. Këto rregullore
mund të përmirësohen me një shumicë modeste
të anëtarëve të Kuvendit.
Këshilli i
Përkohshëm Administrativ (KPA) u takua për herë
të parë në zyrat e reja të PSSP-së në
ndërtesën e selisë së UNMIK-ut. KPA do të vazhdojë
të takohet deri në bartjen e kompetencave, të parapara
për 1 janar 2002. Pas asaj kohe, një organ pasues i përfaqësuesve
të subjekteve në Kuvend dhe në vetëqeverisjen e
përkohshme do të takohet rregullisht me PSSP-në për
t'i diskutuar rregulloret që ai planifikon t'i shpallë në
bazë të kompetencave të tij të rezervuara.
UNMIK-u dhe qeveria
e Zvicrës nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit
për reformimin e sistemit ndëshkimor në Kosovë.
Në bazë të marrëveshjes, vlera e kontributit të
Zvicrës në këtë bashkëpunim teknik arrin shumën
prej 600,000 frankave zvicrane.
28 nëntor
Javier Solana përfaqësues i lartë i Bashkësisë
Evropiane për siguri dhe politikë të jashtme, vizitoi
Prishtinën dhe mbajti diskutime me udhëheqësit kryesorë
politikë të Kosovës: Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin,
Ramush Haradinajn dhe Rada Trajkoviqin. Solana përshëndeti
zgjedhjet e kohëve të fundit për Kuvend dhe u dëshiroi
bashkëbiseduesve sukses në punën e tyre të ardhme.
29 nëntor
Paul Hamlin, komandant rajonal i Policisë së UNMIK-ut
në Prishtinë, falënderoi popullin e Kosovës dhe
të tjerët për kremtimet për ditën e flamurit,
të cilat ishin "të qeta dhe të këndshme për
të gjithë."
30 nëntor
Organet vendore dhe përfaqësuesit e Agjencionit Evropian
për Rindërtim (AER) mbajtën një mbledhje në
Obiliq për ta diskutuar zbatimin e planit të ri për menaxhimin
e mbeturinave. U arrit pëlqimi që AER-i vetë nuk do t'i
mbyllte të katër vendet ekzistuese për hedhjen e mbeturinave
në fillim të dhjetorit të vitit 2001 dhe se të gjitha
mbeturinat nga komuna do të duhej të hidheshin në vendin
për groposjen e tyre në Fushë Kosovë. AER gjithashtu
do ta financojë trajnimin e punëtorëve komunalë
për funksionimin e makinës për ngjeshje.
Hocine Medili-drejtor i administratës në terren dhe
i sektorit të logjistikës në Departamentin e KB-ve për
operacionet paqeruajtëse-u pensionua nga KB-të. Në porosinë
e tij përshëndetëse, z. Medili tha se ai po shkonte "me
një vërejtje të optimizmit ... me shpresë të
konsiderueshme për të ardhmen," sepse shtetet anëtare
ishin "tejet të ndieshme për çështjet që
duhet të zgjidhen nëse paqeruajtja duhet të kryhet në
mënyrë profesionale dhe efikase."
1 dhjetor
Dita botërore kundër AIDS-it u shënua në
mbarë Kosovën me një tubim të madh në qendrën
e sporteve Boro dhe Ramizi. Gjithashtu, të rinjtë në
rrugët e Prishtinës ishin duke shpërndarë fletushka,
posterë dhe materiale të tjera informative për rrezikun
e kësaj sëmundjeje. Deri më tani, në Kosovë
janë paraqitur 42 raste të AIDS-it/HIV-it-nja 50% e tyre ishin
vdekjeprurëse.
Ambasadori Daan Everts, zëvendës i PSSP-së, shef
i Syhtyllës III të UNMIK-ut (OSBE), lëshoi Kosovën
pas 2.5 vjet pune në këtë mision. Veçmas nga detyrat
e tij të përhershme, ai gjithashtu ishte kryetar i Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e Kosovës-në
tetor të vitit 2000 dhe në nëntor të vitit 2001.
Top