Botimi nr. 9 - 10 dhjetor 2001

2 dhjeto

UNMIK-u barti zyrën e RFJ-së për pasaporta, por edhe zyrat e tjera nga "ish-Ndërtesa e partive politike," që gjindeshin në rrugën Nëna Terezë, në një vendndodhje të re në zonën industriale të Prishtinës, nja dy kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, në rrugën kryesore për në Fushë Kosovë.

3 dhjetor

Regjistrimi i anëtarëve të Kuvendit të ri filloi në Ndërtesën e Qeverisë.

34 anëtare të Kuvendit morën pjesë në një kurs të trajnimit, të cilin e organizuan OSBE-ja dhe Instituti Demokratik Kombëtar. Ato mësuan dhe zbatuan shkathtësitë që do ta shtonin ndërveprimin efikas brenda partive politike dhe do ta përforconin kontributin e tyre si vendimmarrëse.

Menaxhmenti Penal bëri të ditur për themelimin e një sistemi për lirimin e mëhershëm të të burgosurve. Në bazë të politikës së re, i burgosuri që tregon sjellje të mirë, që përpiqet në punën e vet dhe që aktivisht merr pjesë në projekte të dobishme në atë burg dhe që i ka vuajtur tri të katërtat e dënimit, mund të lirohet me kusht deri në tre muaj para përfundimit të vuajtjes së dënimit.

4 dhjetor

Filloi trajnimi për të gjithë anëtarët e Kuvendit të sapozgjedhur të Kosovës. Konferenca shtatëditëshe për trajnim, të cilën e organizuan OSBE-ja dhe Instituti Demokratik Kombëtar, u përpoq t'i përgatiste parlamentarët për punën e tyre të ardhshme, në mënyrë që të mund t'i fitonin parimet themelore të qeverisjes në një shoqëri demokratike.

5 dhjetor

Departamenti Kalimtar i Tregtisë dhe Industrisë bëri të ditur hapjen e tri agjencive të ndërmarrjeve rajonale në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit. Misioni i këtyre agjencive është që t'i zhvillojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke u ofruar një gamë të shërbimeve të këshillimit, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi të mirë për biznes, dhe duke ofruar trajnim në zhvillimin e shkathtësive të menaxhmentit për biznes.

Departamenti Kalimtar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë filloi një projekt për dhënien e kompetencave ministrisë, i cili do të sigurojë ndihmë për Ministrinë e ardhshme të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke zbatuar një program për trajnim sistematik krahas sigurimit të ekspertizës në sforcimin e institucioneve, menaxhmentit të personelit dhe logjistikës. Projekti do të financohet nga një kredi e Bankës Botërore që arrin shumën 500,000 dollarë amerikanë.

6 dhjetor

Kuvendi i komunës së Prishtinës filloi sërish aktivitetin e vet në praninë e tre anëtarëve serbë të Kosovës. Ndër çështjet që u diskutuan përfshihen: buxheti i komunës, tatimi komunal mbi pronën, projektrregulloret mbi rregullat dhe procedurat për ndërtim dhe caktim të tokës për ndërtim për shfrytëzim të përkohshëm dhe ndërtimi i institutit për kriminologji.

7 dhjetor

Departamenti Kalimtar i Tregtisë dhe Industrisë bëri të ditur se do të mbajë një sërë seminaresh mbi ligjin për garancionet dhe mbi zyrën e themeluar së voni për skedimin e garancionit. Projekti synon ta përkrahë zhvillimin e një ekonomie të tregut në Kosovë.· ABPK mbajti një konferencë për gazetarë mbi përgatitjet që po ndërmirren për ta luftuar larjen e parave gjatë kalimit në euro.

Agjencioni Evropian për Rindërtim ua dorëzoi komunave të Kosovës pajisjet për mbledhjen e hedhurinave. Në një projekt të financuar nga Bashkësia Evropiane, u dhuruan gjithsej 2,700 kontejnerë dhe 38 kamionë për ngjeshjen e mbeturinave, që kapin shumën 4 milionë euro.

Top


UNMIK Chronicle është botim i Sektorit për Informim Publik, UNMIK Prishtinë - Tel: (381.38) 504.604 ext. 5610, email: ellwood@un.org