RREGULLORE NR.  1999/3

UNMIK/RREG/1999/3

31 gusht 1999

 

 

PĖR THEMELIMIN E DOGANĖS DHE TĖ SHERBIMEVE TĖ TJERA PĖRKATĖSE NĖ KOSOVĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn nr. 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregullorėn nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999,

 

Me qėllim tė themelimit tė doganės dhe tė shėrbimeve tė tjera pėrkatėse brenda Kosovės dhe nė kufijtė ndėrkombėtarė tė Kosovės,

 

Shpall sa vijon:   

 

 

Neni 1

TAKSAT DOGANORE, AKCIZAT DHE TATIMI MBI SHITJEN

 

1.1       Tė gjithė mallrat e ēdo lloji tė destinuar vetėm pėr Kosovėn, i nėnshtrohen tarifės doganore prej dhjetė pėr qind (10%) pėr njė periudhė tranzitore,  me pėrjashtim tė mallrave tė  regjistruara nė Aneksin I*, pėr tė cilėt tarifa doganore ėshtė zero.

 

1.2       Tė gjithė mallrat e rigjistruara nė Aneksin II, qė importohen dhe destinohen vetėm pėr Kosovėn, i nėnshtrohen akcizės, siē pėrcaktohet nė atė Aneks. Pėr arsye administrative, akciza mblidhet nė pikat e kalimit kufitar.

 

1.3       Si masė e pėrkohshme vendoset tatimi mbi shitjen nė masėn pesėmbėdhjetė pėr qind (15%) tė vlerės tatimore pėr tė gjithė mallrat e importuar qė destinohen vetėm pėr Kosovėn, me pėrjashtim tė mallrave tė regjistruara nė Aneksin III. Kjo vlerė tatimore llogaritet nė pajtim me Nenin 1.4 nė vijim.

 

1.4       Pėr qėllim tė llogaritjes sė tatimit mbi shitjen, vlera e tė gjithė mallrave tė importuar pėrbėhet nga vlera e pėrgjithshme doganore, qė pėrfshin taksat doganore dhe akcizėn.

 

1.5       Lista e mallrave, tarifat pėrkatėse doganore dhe akcizat, si dhe tatimi mbi shitjen, tė pėrcaktuar nė Anekset I, II dhe III, i nėnshtrohen shqyrtimit periodik.

 

 

 

 

 

Neni 2

KUFIZIMET

 

Kufizimet sasiore tė importeve pezullohen me kėtė Rregullore deri nė njė njoftim tė dytė.

 

 

Neni 3

DERDHJA E TĖ ARDHURAVE

 

Tė ardhurat qė pėrfitohen nga tarifat doganore, nga akcizat si dhe nga tatimi mbi shitjen pėr mallrat e destinuara pėr Kosovė, derdhen nė Buxhetin e Kosovės.

 

 

Neni 4

RREGULLIME ADMINISTRATIVE

 

4.1       Kjo Rregullore zbatohet, nėn kompetencėn dhe mbikėqyrjen e plotė tė UNMIK-ut, nga nėpunėsit e doganės, forcat e policisė dhe tė sigurisė si dhe tė ēdo organi tjetėr tė caktuar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm. 

 

4.2       Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund t’i ftojė nėpunėsit e doganės qė kanė punuar deri tani nė shėrbimin doganor tė Kosovės pėr ta vazhduar detyrėn e tyre.

 

4.3              UNMIK-u pranon dhe shqyrton kėrkesat e kandidatėve, qė kanė kualifikimin e duhur, pėr tė shėrbyer nė shėrbimin doganor.

 

4.4       Emėrimet nė shėrbimin doganor tė Kosovės bėhen nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

4.5       Nė ushtrimin e funksioneve tė tyre, nėpunėsit e doganės duhet t’i respektojnė standardet e pranuara ndėrkombėtare tė pėrcaktuara nė nenin 2 tė Rregullores nr. 1999/1 tė datės 25 korrik 1999.

 

 

Neni 5

FUSHĖVEPRIMI

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėrcakton herė pas here pikat e kalimit kufitar dhe zyrat doganore brenda kufijve tė vendit ku ushtrohet kontrolli doganor dhe kryhet zhdoganimi pėrfundimtar.

 

 

Neni 6

ZBATIMI

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm ėshtė i autorizuar tė nxjerrė direktiva dhe udhėzime administrative pėr zbatimin e kėsaj Rregulloreje.

 

 

Neni 7

LIGJI NĖ FUQI

 

Dispozitat e ligjit nė fuqi lidhur me tarifat doganore, akcizat dhe tatimin mbi shitjen nė Kosovė zbatohen nė pėrputhje me nenet 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 mė sipėr.

 

 

Neni 8

HYRJA NĖ FUQI

 

Kjo Rregullore hyn nė fuqi mė 1 shtator 1999.

 

 

Bernard Kouchner,

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm

                                                                     

 

 

 

 

 


* Anekset I, II dhe III i janė bashkėngjitur Urdhresės Administrative nr. 1999/01 tė datės 31 gusht 1999