RREGULLORE NR. 1999/6
UNMIK/RREG/1999/6
7 shtator 1999
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn
1244(1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10
qershor 1999,
Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė
Misionit tė Pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi
Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,
tė datės 25 korrik 1999,
Me qėllim tė pėrmirėsimit tė administrimit tė
drejtėsisė nė Kosovė,
Shpall sa vijon:
Neni 1
Me kėtė
rregullore themelohet Komisioni Teknik Kėshillėdhėnės pėr Gjyqėsi dhe Prokurori
(mė tej Komisioni) pėr tė kėshilluar Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė
Pėrgjithshėm lidhur me strukturėn dhe administrimin e sistemit gjyqėsor dhe tė
prokurorisė nė Kosovė.
Neni 2
Komisioni pėrbėhet nga
dhjetė anėtarė vendas dhe pesė anėtarė ndėrkombėtarė, tė zgjedhur nė bazė tė
ndershmėrisė, aftėsive profesionale dhe pėrvojės. Pėrbėrja e Komisionit duhet tė pasqyrojė nė mėnyrė adekuate edhe
njohjen e strukturės dhe tė veprimtarisė sė mėparshme tė sistemit gjyqėsor dhe
tė prokurisė.
Neni 3
Anėtarėt, pas
konsultimeve tė duhura, pėrzgjidhen dhe emėrohen nga Pėrfaqėsuesi Special i
Sekretarit tė Pėrgjithshėm, nė bazė tė kritereve tė pėrcaktuara nė nenin 2 mė
sipėr.
Neni 4
RREGULLAT PROCEDURALE
Komisoni miraton
rregullat procedurale tė funksionimit tė tij.
Neni 5
5.1 Komisioni:
(a) Duke marrė parasysh rrethanat ekzistuese, vlerėson nevojat pėr momentin dhe
pėr tė ardhmen nė lidhje me numrin, nivelet dhe kategoritė e organeve gjyqėsore;
(b) Pas kėshillimeve tė duhura tė pėrbashkėta me Komisionin Kėshillėdhėnės
Gjyqėsor dhe me Kėshillin Special tė Pėrbashkėt pėr Ēėshtje Legjislative bėn
rekomandime pėr rithemelimin sa mė tė shpejtė tė Gjykatės sė Lartė tė Kosovės;
(c) Vlerėson nevojat pėr momentin dhe pėr tė ardhmen nė Kosovė nė lidhje me
prokurorinė.
5.2 Komisioni, brenda tridhjetė ditėsh
pas themelimit tė tij, duhet ti i paraqesė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit
tė Pėrgjithshėm njė raport dhe rekomandimet e tij me arsyetimet pėrkatėse.
Neni 6
6.1 Honorari pėr anėtarėt e Komisionit
pėrcaktohet nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
6.2 Mjetet e punės, tė nevojshme pėr
funksionimin e Komisionit, sigurohen nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė
Pėrgjithshėm.
Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 7 shtator 1999.
Bernard
Kouchner,
Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm