RREGULLORE NR.  1999/7

UNMIK/RREG/1999/7

7 shtator 1999

 

 

PĖR EMĖRIMIN DHE SHKARKIMIN E GJYQTAREVE DHE PROKURORĖVE NGA DETYRA

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) 1999 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr.1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,

 

Me qėllim tė krijimit tė njė sistemi gjyqėsor tė pavarur dhe shumetnik nė Kosovė,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

KOMISIONI KĖSHILLDHĖNĖS GJYQĖSOR

 

1.1       Me kėtė rregullore themelohet Komisioni Kėshilldhėnės Gjyqėsor (mė tej i quajtur Komisioni) pėr tė kėshilluar Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me emėrimin e gjyqtarėve dhe prokurorėve, sipas nevojės, si dhe me ankesat eventuale, nėse ka, kundėr ēdo gjyqtari ose prokurori. Me kėrkesė tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Komisioni mund tė ofrojė kėshilla edhe pėr ēėshtje tė tjera lidhur me sistemin gjyqėsor.

 

1.2       Komisioni ėshtė i pavarur nė ushtrimin e funksioneve tė tij.

 

 

Neni 2

PĖRBĖRJA

 

2.1       Komisioni pėrbėhet nga tetė ekspertė vendas dhe tre ekspertė ndėrkombėtarė. Struktura e Komisionit duhet tė jetė shumetnike dhe tė pasqyrojė pėrvojėn nė fusha tė ndryshme juridike. Si anėtarėt vendas ashtu edhe ata ndėrkombėtarė tė Komisionit duhet tė jenė profesionistė tė dalluar nė drejtėsi dhe duhet t’i plotėsojnė standardet mė tė larta tė efektshmėrisė, aftėsisė profesionale dhe ndershmėrisė. Ata duhet tė jenė tė pavarur dhe tė paanshėm. Ata nuk mund tė mbajnė detyra publike ose detyra tė tjera, qė nuk janė nė pėrputhje me funksionet e tyre si anėtarė tė Komisionit.

 

 2.2      Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, pas kėshillimeve tė duhura, dhe nė pajtim me parimet e lartpėrmendura, zgjedh dhe emėron anėtarėt e Komisionit.

 

Neni 3

MANDATI

 

3.1       Pas emėrimit, secili anėtar i Komisionit bėn betimin ose deklaratėn solemne para Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Forma e betimit ose e deklatės ėshtė si vijon:

 

“Solemnisht deklaroj dhe premtoj tė pėrmbush funksionet qė mė janė besuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr.1999/7 tė datės 7 shtator 1999 nė pėrputhje tė plotė me dispozitat e saj, dhe tė mos kėrkoj ose pranoj udhėzime lidhur me kryerjen e kėtyre detyrave nga kushdoqoftė pėrveē nga Pėrfaqėsuesi Special i  Sekretarit tė Pėrgjithshėm.”

 

3.2       Nėse Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm vėhet nė dijeni pėr prova qė tregojnė se ndonjėri prej anėtarėve tė Komisionit nuk i ka kryer detyrat e tij ose tė saj sipas kėsaj rregulloreje, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm vė nė dijeni anėtarin pėr akuzėn dhe shqyrton pėrgjigjen e anėtarit para se tė ndėrmarrė ndonjė veprim, pėrveē pezullimit tė pėrkohshėm tė anėtarit nė pritje tė zgjidhjes sė akuzės.  Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund ta shkarkojė atė anėtar nga detyra dhe tė emėrojė njė tjetėr nėse mendon se akuza qėndron.

 

3.3       Mandati i detyrės sė anėtarėve tė Komisionit zgjat njė vit. Ky mandat mund tė pėrtėrihet.

 

 

Neni 4

RREGULLAT PROCEDURALE

 

4.1       Komisioni miraton rregullat e veta procedurale.

 

4.2       Komisioni, sipas nevojės, mund tė formojė kėshilla pėr kryerjen si duhet tė detyrave tė tij.

 

4.3       Komisioni mblidhet sipas nevojės ose nė bazė tė kėrkesės sė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

 

Neni 5

FUNKSIONET DHE QĖLLIMET

 

5.1       Komisoni, pėrmes shpalljes publike, fton profesionistėt vendės tė Kosovės pėr tė konkuruar pėr tė punuar si gjykatės ose prokurorė. Komisioni shqyrton kėrkesat e paraqitura tė individėve dhe rekomandimet e arsyetuara pėr kandidatėt ia paraqet me shkrim Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. 

 

5.2       Nė shqyrtimin e kėrkesave tė kandidatėve, anėtarėt e Komisionit duhet tė udhėhiqen nga qėllimi i UNMIK-ut pėr tė krijuar njė sistem gjyqėsor dhe prokurori profesionale, tė pavarur, tė paanėshme dhe shumetnike.

 

 

 

 

Neni 6

KRITERET PĖR PĖRZGJEDHJEN E KANDIDATĖVE

 

6.1       Kanditatėt qė do tė shėrbejnė si gjyqtarė dhe prokurorė duhet t,i plotėsojnė kriteret e mėposhtėme:

 

(a)      Tė kenė kryer fakultetin e drejtėsisė;

 

(b)     Tė kenė dhėnė provimin pėr kandidatė tė gjyqėsisė ose, nė rastin e kandidatėve pėr postin e gjyqtarit nė Gjykatėn pėr kundėrvajtje, tė kenė dhėnė provimin profesional;

 

(c)      Tė kenė vlera tė larta morale;

 

(d)   Tė mos kenė dosje penale;

 

(e)      Tė mos kenė marrė pjesė nė masat diskriminuese ose nė zbatimin e ndonjė ligji represiv apo nė zbatimin e  politikės diktatoriale;

 

(f)     Tė mos jenė tė regjistruar nė ndonjė parti politike ose tė mos jenė tė angazhuar nė ndonjė veprimtari politike.

 

6.2       Me pėrjashtim tė rastit tė detyrave nė Gjykatėn pėr kundėrvajtje, kandidatėt duhet tė kenė pėrvojė pėrkatėse nė fushėn e drejtėsisė, qė do tė thotė tri vjet pėrvojė pėr detyrėn e gjyqtarit (ose prokurorit) tė Gjykatės komunale apo tė gjyqtarit nė Kolegjin e apelit pėr kundėrvajtje, 7 vjet pėr detyrėn e gjyqtarit (ose prokurorit) nė Gjykatėn e qarkut dhe katėr vjet pėr detyrėn e gjyqtarit nė Gjykatėn tregtare.

 

 

Neni 7

EMĖRIMI DHE LARGIMI NGA DETYRA I GJYQTARĖVE DHE PROKURORĖVE

 

7.1       Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm emėron gjyqtarėt dhe prokurorėt duke marrė parasysh rekomandimet e Komisionit sipas nenit 5.1 mė sipėr.

 

7.2       Njė gjyqtar ose prokuror nuk mund tė ketė detyrė tjetėr publike ose administrative apo tė angazhohet nė ndonjė punė tjetėr tė natyrės profesionale, me ose pa shpėrblim, ose tė angazhohet nė ndonjė aktivitet qė nuk ėshtė nė pajtim me funksionet e tij a tė saj.

 

7.3       Ankesat kundėr gjyqtarėve i paraqiten Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, i cili kėshillohet me Komisionin. Pas shqyrtimit tė ankesės, Komisioni i paraqet rekomandimin pėrkatės Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, duke pasur paraysh faktin se asnjė gjyqtar nuk mund tė largohet nga detyra, veēse mbi bazėn e:

 

(a)    Paaftėsisė psikike ose fizike, e cila ka tė ngjarė tė jetė e pėrhershme ose e pėrzgjatur;

 

(b)   sjelljes sė padenjė;

 

(c)    Moskryerjes sė detyrės, ose

 

(d)   Vėnies sė tij, pėr arsye tė sjelljes personale ose ndonjė shkaku tjetėr, nė pozitėn e cila ėshtė e papajtueshme me kryerjen si duhet tė detyrės.

 

7.4              E njėjta procedurė si mė sipėr ndiqet edhe nė rastin e ankesės kundėr prokurorit.

 

7.5       Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė shkarkojė nga detyra gjyqtarin ose prokurorin pas shqyrtimit tė rekomandimeve tė Komisionit, siē e parasheh neni 7.3 ose 7.4 mė sipėr.

 

 

Neni 8

PAGAT DHE MJETET E PUNĖS

 

8.1       Pagat e anėtarėve tė Komisionit caktohen nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

8.2       Mjetet e punės, tė nevojshme pėr veprimtarinė e Komisionit sigurohen nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

 

Neni 9

LIGJI NĖ FUQI

 

Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė legjislacionit nė fuqi nė lidhje me emėrimin dhe shkarkimin nga detyra tė gjyqtarėve dhe prokurorėve, qė bie nė kundėrshtim me tė.   

 

 

Neni 10

DISPOZITA PĖRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE

 

10.1     Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 7 shtator 1999.

 

10.2     Me kėtė rregullore shfuqizohen dekretet emergjente 1999/1 dhe 1999/2 tė UNMIK-ut. Por gjyqtarėt, prokurorėt dhe personeli tjetėr gjyqėsor, pėrkohėsisht i emėruar nė bazė tė kėtyre dekreteve, do tė vazhdojnė tė kryejnė detyrėn deri nė pėrfundimin e mandatit tė tyre pėrkatės.

 

 

                                                       

             Bernard Kouchner,

            Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm