RREGULLORE NR. 1999/8
UNMIK/RREG/1999/8
20 shtator 1999
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm
(PSSP),
Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me
Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė
datės 10 qershor 1999,
Shpall sa vijon:
Neni 1
1.1 Trupat Mbrojtėse tė Kosovės themelohen si
agjenci civile e shėrbimit emergjent, detyra e tė cilave do tė jetė:
(a) Tė sigurojnė shėrbime nė raste tė fatkeqėsive natyrore;
(b) Tė bėjnė kėrkimin dhe shpėtimin e tė rrezikuarve;
(c) Tė ofrojnė mundėsitė e veta pėr ndihma humanitare nė zonat e izoluara;
(d) Tė ndihmojnė pėr ēminimin e zonave
tė minuara; dhe
(e) Tė kontribuojnė nė rindėrtimin e infrastrukturės dhe tė komuniteteve.
1.2 Trupat Mbrojtėse tė Kosovės nuk do tė
kenė kurrfarė roli nė zbatimin e ligjit apo nė ruajtjen e rendit dhe tė
qetėsisė publike.
Neni 2
2.1 Trupat Mbrojtėse tė Kosovės pėrbėhen nga
anėtarėt aktivė tė saj, maksimumi deri nė tre mijė, si dhe nga anėtarėt
rezervė, maksimumi deri nė dy mijė, tė cilėt mund tė thirren kur e lyp nevoja.
2.2 Anėtarėt e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės
rekrutohen individualisht, nė bazė tė kritereve profesionale qė kėrkohen pėr
funksionet qė duhen kryer. Pėr tė ruajtur karakterin shumetnik tė Trupave
Mbrojtėse tė Kosovės, tė paktėn 10 pėr qind tė numrit tė anėtarėve aktivė dhe
rezervė duhet ta pėrbėjnė individėt nga grupet minoritare.
2.3 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė
Pėrgjithshėm ka fjalėn pėrfundimtare pėr pėrzgjedhjen dhe emėrimin e anėtarėve
tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės si edhe pėr shkarkimin e tyre pėr arsye tė
justifikuar.
2.4 Trupat Mbrojtėse tė Kosovės nuk marrin
pjesė nė asnjė veprimtari politike dhe anėtarėt e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės
nuk kryejnė detyra publike e as angazhohen nė mėnyrė aktive nė ēėshtje
politike.
Neni 3
Trupat Mbrojtėse tė Kosovės veprojnė nėn autoritetin
e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. KFOR-i jep udhėzime pėr
funksionimin e pėrditshėm tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės nė pėrputhje me
politikėn dhe pėrparėsitė e pėrcaktuara nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit
tė Pėrgjithshėm.
Neni 4
Kjo rregullore hyn nė
fuqi kur Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė konstatojė se
janė siguruar mjetet financiare pėr themelimin dhe mbėshtetjen e Trupave
Mbrojtėse tė Kosovės dhe kur KOMKFOR-i tė vėrtetojė pajtueshmerinė me dispozitat pėrkatėse tė rezolutės sė
Kėshillit tė Sigurimit 1244 (1999).
Bernard Kouchner,
Pėrfaqėsues
Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm