RREGULLORE NR. 1999/11
UNMIK/RREG/1999/11
13 tetor 1999
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Duke marrė parasysh
autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit
tė Kombeve tė Bashkuara mbi autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė
tė datės 10 qershor 1999,
Me qėllim tė sigurimit tė pajisjeve, objekteve dhe
shėrbimeve pėr pėrdorim nga UNMIK-u lidhur me mbledhjen, ruajtjen dhe
shpėrndarjen e fondeve publike,
Shpall sa vijon:
Neni 1
Gjithė pajisjet dhe objektet, duke pėrfshirė kėtu
gjithė pasurinė e tundshme dhe tė patundshme, qė gjendet nė Kosovė dhe janė
pėrdorur nga Shėrbimi i Pagesave Publike nė Kosovė, me seli nė rrugėn Lenini,
Prishtinė, do tė pėrdoren dhe administrohen nga UNMIK-u.
Neni 2
2.1 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė
Pėrgjithshėm emėron njė Bord mbikėqyrės pėr Shėrbimin e Pagesave (Bordi
mbikėqyrės) i pėrbėrė nga tre anėtarė me nivel tė lartė profesional dhe moral
qė janė pėrgjegjės para tij.
2.2 Anėtarėt e Bordit mbikėqyrės veprojnė nė
emėr tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
2.3 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė
Pėrgjithshėm emėron pėr Kryetar njėrin prej anėtarėve tė Bordit mbikėqyrės.
Neni 3
Shėrbimi
Publik i Pagesave nė Kosovė, nėn kontrollin dhe mbikėqyrjen e Bordit mbikėqyrės
dhe nėn autorizimet e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm
mbledh, ruan dhe shpėrndan fondet pėr institucionet dhe nė emėr tė
institucioneve publike qė janė pėrgjegjėse pėr fondet publike, si pėr shembull
pagesat e detyrueshme tė pėrcaktuara nė nenin 4 tė Rregullores sė UNMIK-ut nr.
1999/4, pagat e sektorit publik, shpėrblimet dhe pensionet.
Neni 4
Bordi
mbikėqyrės emėron persona me cilėsi tė larta profesionale dhe morale, duke
pėrfshirė njė drejtor tė pėrgjithshėm pėr tė punuar nė Shėrbimin e Pagesave
Publike nė Kosovė. Bordi mbikėqyrės zbaton njė politikė jodisktiminuese tė
punėsimit tė punonjėsve, nė mėnyrė qė pėrbėrja e punonjėsve tė Shėrbimit tė
Pagesave Publike nė Kosovė tė pasqyrojė karakterin shumetnik tė bashkėsive tė
Kosovės.
Neni 5
Pėrfaqėsuesi
Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė urdhėresa administrative
pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje.
Neni 6
Dispozitat e
ligjit nė fuqi zbatohen nė pėrputhje me dispozitat e kėsaj rregulloreje.
Neni 7
Kjo rregullore hyn nė fuqi
mė 13 tetor 1999.
Bernard Kouchner,