RREGULLORE NR.  1999/13

UNMIK/RREG/1999/13

16 tetor 1999  

 

 

PĖR LIĒENCIMIN E INSTITUCIONEVE JOBANKARE MIKROKREDITUESE

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Duke vepruar nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999,

 

Me qėllim tė rregullimit tė institucioneve jobankare tė mikrofinancimit nė Kosovė,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

PĖRKUFIZIME

 

Sipas kėsaj rregulloreje:

 

“Institucion jobankar mikrofinanciar” do tė thotė institucion financiar qė nuk ėshtė bankė, por qė angazhohet nė veprimtari mikrofinanciare.

 

"Bankė” do tė thotė institucion financiar i cili angazhohet nė veprimtarinė e pranimit nga publiku tė depozitave nė para ose fonde tė ngjashme tė ripagueshme, duke pėrfshirė personat fizikė dhe juridikė dhe dhėnien e kredive pėr llogari tė vet.

 

“Institucion mikrofinanciar” do tė thotė institucion i cili u jep kredi personave fizikė dhe juridikė nė shuma jo mė tė mėdha se 2,000 marka gjermane nė njė ekspozim kumulativ ndaj rreziqeve pėr njė huamarrės apo pėr huamarrės tė ngjashėm.

 

“Kredi” do tė thotė ēdo zotim pėr dhėnien e njė shumė parash nė kėmbim tė sė drejtės pėr ripagesėn e shumės sė dhėnė dhe tė papaguar, si dhe tė interesit ose pagesave tė tjera mbi atė shumė; ēdo dhėnie nė afat tė njė borxhi; ēdo garanci tė lėshuar dhe ēdo zotim tė paparashikuar ose tjetėr pėr tė fituar sigurimin e borxhit ose tė drejta tė tjera tė pagesės sė njė shume parash.

 

 

Neni 2

LICENCIMI I INSTITUCIONEVE JOBANKARE MIKROFINANCIARE

 

2.1       Institucionet jobankare mikrofinanciare qė dėshirojnė tė veprojnė nė Kosovė duhet tė marrin leje nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

2.2       Veprimtaritė e institucioneve tė licencuara sipas kėsaj rregulloreje kufizohen nė ato tė specifikuara nė planin e veprimtarive tė dorėzuar nė pėrputhje me kėrkesat e numruara nė neni 3 mė poshtė.

 

 

Neni 3

KĖRKESA PĖR LICENCĖ

 

Sipas kėsaj rregulloreje kėrkesat nga institucionet pėr liēencė duhet tė bėhen me shkrim dhe t’i drejtohen Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, tė cilat duhet tė pėrmbajnė informacionet e mėposhtme:

 

(a)          Emrin, vendbanimin, vendin dhe adresėn e veprimtarisė ekonomike (zyra qendrore) tė institucionit;

 

(b)          Emrat e plotė dhe adresat e themeluesve tė institucionit;

 

(c)          Planin operativ me specifikimin e veprimtarive qė ka qėllim institucioni tė kryejė dhe burimet e financimit pėr kėto veprimtari, duke pėrfshirė financimet e siguruara nga financues individualė dhe nga burime tė tjera;

 

(d)          Informacionin lidhur me afatin kohor kur jepet financimi dhe kur fillojnė veprimtaritė e institucionit ;

 

(e)           Informacionin lidhur me afatin kohor kur do tė ndėrpriten veprimtaritė e institucionit (pesė vjet ose mė pak);

 

(f)             informacionin lidhur me detyrimet e themeluesve pėr tė konfirmuar politikat e institucionit;

 

(g)          emrin (emrat) dhe mėnyrėn e pėrfaqėsimit tė personave tė autorizuar pėr tė kryer veprimet e themelimit tė institucionit dhe

 

(h)          datėn dhe vendin e dorėzimit tė kėrkesės.

 

 

Neni 4

DISPOZITA TĖ TJERA

 

4.1       Institucioni qė merr licencė sipas kėsaj rregulloreje:

 

(a)      duhet tė veprojė nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, duke pėrfshirė rregulloret dhe urdhresat administrative tė UNMIK-ut qė kanė tė bėjnė me rregullimet bankare nė Kosovė;

 

(b)     nuk u jep kredi themeluesve, drejtorėve, nėpunėsve, tė punėsuarve tė vet si dhe personave juridikė tė lidhur;

 

 

(c)      nuk pėrdor fjalėn “bankė” nė emrin e tij dhe

(d)     e ka tė ndaluar tė pranojė depozita.

 

4.2       Nė asnjė rast institucioni nuk duhet tė tejkalojė 10 pėr qind tė financimit total tė vėnė nė dispozicion tė institucionit pėr pasuri tė patundshme dhe pėrmirėsime tė pronės sė marrė me qira.

 

 

Neni 5

ZBATIMI

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė direktiva dhe urdhra administrativė pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 6

LEGJISLACIONI NE FUQI

 

Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė legjislacionit nė fuqi qė ka tė bėjė me rregullimin e institucioneve jobankare mikrofinanciare qė bie nė kundėrshtim me tė.

 

 

Neni 7

HYRJA NE FUQI

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 16 tetor 1999.

 

 

 

Bernard Kouchner,

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm