RREGULLORE NR.  1999/14

UNMIK/RREG/1999/14

21 tetor 1999  

 

 

PĖR EMĖRIMIN  E ADMINISTRATORĖVE RAJONALĖ DHE KOMUNALĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Duke vepruar nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn nr. 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999,

 

Me qėllim tė administrimit efikas nė Kosovė, 

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

ADMINISTRATORĖT RAJONALĖ

 

1.1       Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm emėron dhe mund tė transferojė apo zėvendėsojė njė administrator rajonal pėr secilin nga pesė rajonet e Kosovės (Prishtinė, Pejė, Mitrovicė, Prizren dhe Gjilan) pėr tė vepruar nė emėr tė tij.

 

1.2       Administratorėt rajonalė i raportojnė Zavendėsit tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Administratėn Civile, i cili  ėshtė i ngarkuar pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 2

PUSHTETI DHE DETYRAT E ADMINISTRATORĖVE RAJONALĖ

 

2.1       Administratorėt rajonalė kontrollojnė, zbatojnė apo mbikėqyrin  funksionet qė u janė besuar shėrbimeve publike si dhe organeve tė qeverisjes lokale tė rajoneve pėrkatėse dhe mund tė kėrkojnė qė kėto shėrbime dhe organe tė kėrkojnė miratimin paraprak tė tij/saj pėr vendime apo iniciativa tė veēanta.

 

2.2       Administratorėt rajonalė mund tė emėrojnė organe kėshilluese nė rajonet e tyre pėrkatėse pėr kėshillimin e administratorėve rajonalė nė zbatimin e funksioneve tė tij/saj.

 

2.3       Administratorėt rajonalė mbikėqyrin dhe bashkėrendojnė veprimtaritė e tė gjithė punonjėsve tė UNMIK-ut nė rajonin e tyre.

 

 

 

 

Neni 3

ADMINISTRATORĖT KOMUNALĖ

 

3.1       Administratorėt rajonalė mbikėqyrin administratorėt komunalė tė komunave tė rajonit tė tyre pėrkatės.

 

3.2       Administratorėt komunalė kontrollojnė, zbatojnė apo mbikėqyrin funksionet qė u janė besuar shėrbimeve publike si dhe organeve tė qeverisjes lokale nė komunat pėrkatėse dhe administratorėt komunalė mund tė kėrkojnė qė kėto shėrbime dhe organe tė kėrkojnė miratimin paraprak tė tij/saj pėr vendime apo iniciativa tė veēanta. Nė veēanti, administratorėt komunalė do tė:

 

(a)    Riaktivizojnė apo themelojnė dhe mbikėqyrin, sipas rastit, strukturat administrative, institucionet dhe ndėrmarrjet, qė janė nė juridiksionin e komunės, pėr kryerjen e aktiviteteve qeverisėse nė shkallė komune, duke pėrfshirė aktivitetet fitimprurėse si dhe sistemin e menaxhimit dhe kontrollit finaciar;

 

(b)   Riaktivizojnė apo pėrcaktojnė dhe mbikėqyrin modalitetet pėr pjesėmarrjen nė nivel lokal nė procesin e vendimmarrjes deri nė zgjedhje dhe

 

(c)    Bashkėrendojnė asistencėn ndėrkombėtare nė shkallė komune.

 

 

Neni 4

ZBATIMI

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė urdhresa administrative pėr  zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 5

LIGJI NĖ FUQI

 

Dispozitat e legjislacionit nė fuqi nė lidhje me rregullimin e administrimit lokal zbatohen nė pėrputhje me dispozitat e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 6

HYRJA NĖ FUQI

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 21 tetor 1999.

 

 

 

Bernard Kouchner,

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm