RREGULLORE NR.  1999/19

UNMIK/RREG/1999/19

12 nėntor 1999

 

 

PĖR NDALIMIN E BIXHOZIT TĖ TIPIT KAZINO NĖ KOSOVĖ 

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pėrputhje me autorizim qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr.1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999,

 

Me qėllim tė ndalimit tė bixhozit tė tipit kazino nė Kosovė, 

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

PĖRKUFIZIME

 

Sipas kėsaj rregulloreje:

 

“Bixhoz i tipit kazino” do tė thotė njė lojė ose aktivitet qė pėrfshin fatin, qė tradicionalisht luhet nė kazino, nė tė cilėn paratė ose njėsi tė tjera me vlerė transferohen nė bazė tė rezultatit tė lojės apo tė aktivitetit. Tipi i bixhozit kazino pėrfshin veēmas ruletin, lojėn me zare, pokerin, automatet me monedhė,  blackjack-un (lojė me letra), lojėn kumari me numra dhe lojėrat elektronike, mekanike ose videoautomatet qė ofrojnė lojėra tė tilla. 

 

“Kazino” nėnkupton njė person fizik ose juridik qė ndėrmerr ose ndihmon bixhozin e tipit kazino.

 

"Pajisje bixhozi" do tė thotė pajisje qė pėrdoret, pėrshtatet apo projektohet tė pėrdoret pėr bixhoz dhe qė pėrfshin veēmas rrotat e ruletit, fushat e lojės sė kumarit me numra dhe automatet me monedhė. 

 

 

Neni 2

NDALIMI ME LIGJ

 

Nė Kosovė bixhozi i tipit kazino, krijimi dhe funksionimi i kazinove ndalohet me ligj.

 

 

 

 

 

 

Neni 3

MBYLLJA DHE KONFISKIMI

 

3.1            Organet pėrkatėse tė zbatimit tė ligjit janė tė autorizuar t’u japin fund gjithė llojeve tė  bixhozit tė tipit kazino, t’i mbyllin ato dhe t’i konfiskojnė pajisjet e bixhozit si edhe pasuritė e tjera tė tundshme dhe tė patundshme tė pėrfshira nė lojė ose aktivitet.

 

3.2            Prokurori publik kėrkon urdhėr nga Gjykata e Qarkut pėrkatėse pėr konfiskimin e pasurisė sė kapur.

 

 

Neni 4

ZBATIMI

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė direktiva dhe urdhra administrative pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 5

LIGJI NĖ FUQI

 

Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė legjislacionit nė fuqi, qė ka tė bėjė me bixhozin e tipit kazino qė bie ndesh me tė. 

 

 

Neni 6

HYRJA NĖ FUQI

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 16 nėntor 1999.

 

 

 

             Bernard Kouchner,

            Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm