RREGULLORE NR.  1999/20

UNMIK/RREG/1999/20

15 nėntor 1999

 

 

PĖR AUTORITETIN BANKAR DHE TĖ PAGESAVE NĖ KOSOVĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 korrik 1999 mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,

 

Me qėllim tė forcimit tė ekonomisė nė Kosovė duke ofruar njė sistem efikas pagesash dhe njė sistem bankar tė shėndoshė me themelimin e Autoritetit Bankar tė Pagesave tė Kosovės,

 

Shpall sa vijon:

                         

 

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

 

Neni 1

STATUSI I AUTORITETIT BANKAR DHE TĖ PAGESAVE TĖ KOSOVĖS

 

Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovės (mė tej i quajtur “BPK”) ėshtė njė person juridik publik i vaēantė.

 

 

Neni 2

PĖRKUFIZIME    

 

Termat e pėrdorur kudo nė kėtė rregullore kanė kuptimet vijuese:

 

“bankė” nėnkupton njė person juridik tė angazhuar nė veprimtarinė e pranimit tė depozitave nė Kosovė dhe pėrdorimin e kėtyre fondeve plotėsisht ose pjesėrisht pėr dhėnien e kredive ose investimeve pėr llogari dhe me rrezik nė emėr tė personave qė kryejnė kėtė aktivitet;

 

“kredi” do tė thotė ēdo angazhim direkt apo indirekt pėr dhėnien e njė shume parash nė kėmbim tė tė drejtės sė kthimit tė shumės sė dhėnė dhe tė papaguar dhe tė pagesės sė interesit dhe detyrimeve tė tjera mbi atė shumė, ēdo shtyrje tė afatit tė pagesės sė borxhit, ēdo garanci e lėshuar pėr pagesėn e njė borxhi dhe ēdo angazhim rreth fitimit tė tė drejtės sė pagimit tė njė shume tė hollash; termi “kredi” nuk pėrfshin depozitat bankare dhe blerjen e letrave me vlerė nė tregun dytėsor;

 

”letėr me vlerė” do tė thotė ēdo instrument i arritjes sė marrėveshjes pėr pagim tė borxhit dhe ēdo lloj  instrumenti tjetėr ekuivalent me kėtė instrument tė pagimit tė borxhit, si nė formė tė certifikatės ashtu edhe tė regjistrimit;

 

“institucion financiar” do tė thotė njė bankė ose person tjetėr juridik qė ėshtė i pėrfshirė nė veprimtarinė e dhėnies  sė kredive ose investimeve pėr llogari dhe me rrezik nė emėr tė personit qė kryen kėtė aktivitet;

 

“direktiva” do tė thotė rekomandime tė padetyrueshme ose deklarata tė politikės tė nxjerra nga BPK pėr informimin e bankave dhe palėve tė tjera tė interesuara pėr veprimtaritė e BPK-sė;

 

“standarde ndėrkombėtare tė kontabilitetit” do tė thotė standardet mė tė fundit ndėrkombėtare tė kontabilitetit tė nxjerra nga Komiteti Ndėrkombėtar i Standardeve tė Kontabilitetit;

 

“urdhėresė” do tė thotė njė direktivė e detyrueshme e nxjerrė nga BPK-ja pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje;

 

“tarifa tė arsyeshme” do tė thotė tarifat qė mbulojnė kostot direkte ose indirekte tė BPK-sė pėr shėrbimin ose shėrbimet e ofruara pėr tė cilat merret tarifa; dhe

 

“rregull” do tė thotė njė direktivė e detyrueshme e nxjerrė nga BPK-ja pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje pėr gjithė bankat dhe institucionet financiare.

 

                                               

Neni 3

MUNDĖSITĖ E BPK-sė

 

3.1              BPK-ja ka mundėsi pėr tė:

 

(a)    nėnshkruar kontrata; dhe

 

(b)   pėr qėllimet e aktivitetit tė saj tė blejė, tė mbajė dhe tė shesė pasuri si tė tundshme ashtu edhe tė patundshme.

 

3.2       BPK-ja, nė emėr tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (“UNMIK-ut”), mund tė pėrdorė dhe administrojė pronėn e Bankės Kombėtare tė Kosovės me qendėr nė rrugėn            “Marėshal Tito” nė Prishtinė (tani e njohur si rruga “Nėnė Terezė”), si dhe pronėn e Shėrbimit tė Pagesave Publike tė Kosovės me qendėr nė rrugėn “Lenini” nė Prishtinė.

 

 

Neni 4

KOMPETENCA TĖ PĖRGJITHSHME

 

4.1       BPK-ja ushtron tė gjitha kompetencat e dhėna posaēėrisht me kėtė rregullore dhe me legjislacionin nė fuqi dhe kompetencat e tilla qė janė bindshėm tė domosdoshme pėr zbatimin e kompetencave tė dhėna.

 

4.2       BPK-ja gėzon mėvetėsi administrative dhe tė funksionimit, pėrveē rasteve kur parashikohet ndryshe nė kėtė rregullore.  Askush nuk duhet tė kėrkojė tė ndikojė nė mėnyrė tė parregullt mbi anėtarėt e Bordit Drejtues tė BPK-sė ose mbi punonjėsit nė kryerjen e detyrave tė tij/saj apo tė ndėrhyjė nė aktivitetet e BPK-sė.

 

 

Neni 5

OBJEKTIVAT KRYESORĖ

 

Objektivat kryesore tė BPK-sė janė:

 

(a)    tė zhvillojė njė sistem efikas dhe tė sigurt pėr pagesat e brendshme dhe

 

(b)   tė zhvillojė likuiditetin, aftėsinė paguese si dhe funksionimin efikas tė njė sistemi bankar tė bazuar nė tregun e qėndrueshėm.

 

 

Neni 6

KOMPETENCAT E VEĒANTA

           

BPK-ja ka kėto kompetenca tė veēanta:

 

(a)          T’i rekomandojė udhėzime tė politikės sė pėrgjithshme Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr fusha qė janė nėn pėrgjegjėsinė e saj, nėn drejtimin e Zėvendėspėrfaqėsuesit Special pėr Rindėrtim dhe Zhvillim Ekonomik;

 

(b)          Tė formulojė dhe zbatojė masat pėr pagesat dhe rregullimin e sistemeve pėr transaksione nė valutė tė vendit dhe tė huaj nė Kosovė, si dhe t’i mbikėqyrė dhe rregullojė ato.

 

(c)          Tė posedojė dhe tė pėrdorė njė apo mė shumė sisteme pagesash;

 

(d)           Tė veprojė si bankė pėr Autoritetin Qendror Fiskal dhe, kur i kėrkohet, tė japė kėshilla financiare pėr tė;

 

(e)           Tė veprojė si agjent fiskal i Autoritetit Qendror Fiskal;

 

(f)             Tė mbajė depozita nė valutė tė huaj pėr bankat, Autoritetin Qendror Fiskal dhe pėr agjenci tė tjera;

 

(g)          Tė sigurojė njė furnizim tė rregullt me bankėnota dhe monedha pėr kryerjen e transaksioneve me para nė dorė;

 

(h)          Tė mbajė njė vend pėr ruajtjen e sigurt tė valutės dhe letrave me vlerė;

 

(i)            Tė licencojė, mbikėqyrė dhe rregullojė bankat;

 

(j)            Tė mbikėqyrė dhe kontrollojė tregtarėt e kėmbimit valutor dhe

 

(k)          Tė kryejė rregullisht analiza ekonomike dhe monetare tė ekonomisė nė Kosovė, tė publikojė rezultatet e tė paraqesė propozimet dhe masat qė duhen marrė nė bazė tė kėtyre analizave nė Administratėn e Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara.

 

 

Neni 7

BASHKĖPUNIMI ME ADMINISTRATĖN E PĖRKOHESHME CIVILE

                       

7.1       BPK-ja bashkėpunon me UNMIK-un, Administratėn e Pėrkohshme tė KB nė Kosovė dhe me agjencitė e UNMIK-ut pėr arritjen e objektivave tė saj.

 

7.2       Herė pas here, me kėrkesėn e Autoritetit Qendror Fiskal dhe agjencive tė tjera tė Administratės tė Pėrkohshme tė KB nė Kosovė, BPK-ja jep informacion tė pėrgjithshme nė lidhje me pagesat, ēėshtjet bankare dhe financiare dhe herė pas here edhe BPK-ja kėrkon prej tyre informacion nė lidhje me ēėshtjet makroekonomike dhe financiare.

 

 

Neni 8

BASHKĖPUNIMI TEKNIK

 

8.1       BPK-ja mund tė marrė pjesė nė mbledhjet e kėshill