RREGULLORE
NR. 1999/23
UNMIK/RREG/1999/23
15 nėntor
1999
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me
Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė
datės 10 qershor 1999,
Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė
Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė
(UNMIK) mbi Autoritetion e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25
korrik 19991,
Me qėllim qė tė arrihen zgjidhje efikase dhe
efektive tė kėrkesve qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet pronėsore dhe banesore;
Shpall sa vijon:
Neni 1
Drejtoria e Banesave dhe e Pasurisė (Drejtoria) merret me drejtimin e tė gjitha ēėshtjeve pėr tė drejtat e pronėsisė nė Kosovė derisa Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė vendos se organet e pushtetit vendor janė nė gjendje ti kryejnė funksionet qė i janė besuar kėsaj Drejtorie. Nė veēanti Drejtoria do tė:
(a)
Bėjė
inventarin e shtėpive tė braktisuara nė pronėsi private, shtetėrore dhe
shoqėrore;
(b)
Mbikėqyrė
pėrdorimin ose dhėnien pėrkohėsisht me qira tė pronave tė tilla tė braktisura
pėr qėllime humanitare; tė ardhurat nga qiraja e pronės sė braktisur private
dhe shoqėrore regjistrohen nė njė llogari tė veēantė nė ruajtje pėr pronarin e
vėrtetė nga e cila shumė hiqen shpenzimet pėrkatėse;
(c)
Jep
udhėzime pėr UNMIK-un, duke pėrfshirė CIVPOL-in, UNHCR-in dhe KFOR-in pėr ēėshtje specifike tė tė drejtave mbi
pronėn;
(d)
Bėjė
hulumtime pėr pėrcaktimin e politikave dhe legjislacionit tė rekomanduar lidhur me tė drejtat mbi pronėn.
1.2 Si
pėrjashtim nga juridiksioni i gjykatave lokale, Drejtoria merr dhe regjistron
kategoritė e mėposhtme tė kėrkesve qė kanė tė bėjnė me pronėn banesore, duke
pėrfshirė kėtu edhe pronėn e shoqėruar me tė:
(a)
Kėrkest
e personave fizikė, pronėsia, posedimi ose e drejta e banimit nė pronėn e
patundshme banesore tė tė cilėve u ėshtė revokuar pas datės 23 mars 1989 nė
bazė tė legjislacionit i cili ėshtė diskriminues si nė zbatim ashtu edhe nė
qėllimet e tij;
(b)
Kėrkest
e personave fizikė qė kanė bėrė transaksione jozyrtare me prona tė patundshme
banesore nė bazė tė vullnetit tė lirė tė palėve pas datės 23 mars 1989;
(c)
Anksat
e personave fizikė tė cilėt kanė qenė pronarė, posedues ose qė kanė pasur tė
drejtėn e banimit nė pronėn banesore para datės 24 mars 1999, e qė tani nuk e
kanė atė pasuri nė posedim, dhe kur e drejta e pronėsisė nuk ėshtė transferuar
vullnetarisht.
Drejtoria i ia
paraqet kėto kėrkes Komisionit pėr Aneksa Pronėsore dhe Banesore ose,
nėse e sheh tė pėrshtatshme, kėrkon tė ndėrmjetėsojnė nė kėto mosmarrėveshje
dhe kur nuk ka sukses, ia drejton ato pėr zgjidhje Komisionit pėr Kėrkes
Pronėsore dhe Banesore.
Neni 2
2.1 Komisioni pėr kėrkesa pronesore dhe Banesore (Komisioni) ėshtė organ i pavarur i Drejtorisė, i cili i zgjidh mosmarrėveshjet private jotregtare qė kanė tė bėjnė me pronėn banesore tė cilat ia parashtron Drejtoria, derisa Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė gjykojė se gjykatat lokale janė nė gjendje tė kryejnė funksionet qė i janė besuar Komisionit.
2.2 Fillimisht
Komisioni pėrbėhet nga njė kolegj me dy anėtarė ndėrkombėtarė dhe njė anėtar
vendės, ku tė gjithė duhet tė jenė ekspertė pėr legjislacionin banesor dhe
pronėsor dhe kompetentė pėr tė gjykuar. Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė
Pėrgjithshėm emėron anėtarėt e kolegjit dhe cakton njė anėtar si kryetar.
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė krijojė kolegje tė
tjera tė Komisionit pas konsultimeve me Komisionin.
2.3 Para
se tė marrin detyrėn, anėtarėt e Komisionit bėjnė me shkrim kėtė deklaratė
solemne:
Si anėtar i Komisionit pėr Kėrkesa Pronėsore dhe Banesore deklaroj solemnisht se do ti kryej detyrat dhe do ti ushtroj kompetencat e mia me ndershmėri, besnikėri, paanėsi dhe ndėrgjegje.
Deklaratat vendosen nė arkivin e Komisionit.
2.4 Komisioni
ėshtė i autorizuar tė kontrollojė lirisht ēdo dokument ose tė gjitha dokumentet
nė Kosovė, qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen e mosmarrėveshjeve tė paraqitura.
2.5 Si pėrjashtim nga juridiksioni i gjykatave lokale, Komisioni ka kompetencė ekskluzive pėr tė zgjidhur kategoritė e kėrkesave tė theksuara nė paragrafin 1.2. tė kėsaj Rregulloreje. Megjithatė, Komisioni mund tu drejtojė pjesė tė veēanta tė kėtyre kėrkesave gjykatave lokale apo ndonjė organi tjetėr administrativ, nėse vlerėsimi i pjesėve tė veēanta tė kėtyre ankesdave nuk kanė tė bėjnė me ēeshtjet e parapara nė nenin 1.2. Gjatė hetimit ose zgjidhjes sė njė kėrkese, Komisioni mund tė marrė masa tė pėrkohshme mbrojtėse.
2.6 Pėrfaqėsuesi
Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėrcakton me rregullore rregullat e procedurės
dhe tė evidencės sė Komisionit me rekomandim tė Komisionit. Kėto rregulla duhet
tė garantojnė procedura tė drejta dhe tė paanshme nė pėrputhje me standardet e
njohura ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut. Kėto rregulla, nė veēanti,
pėrfshijnė dispozita pėr rimarrjen nė shqyrtim tė vendimeve tė Komisionit.
2.7 Vendimet
pėrfundimtare tė Komisionit janė tė detyrueshme pėr tu zbatuar dhe nuk janė
subjekt i rishqyrtimit nga asnjė organ tjetėr gjyqėsor apo administrativ nė
Kosovė.
Neni 3
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm
emėron njė drejtor ekzekutiv tė Drejtorisė pas konsultimeve me drejtorin
ekzekutiv tė Qendrės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Sistemimin e Popullsisė
(UNCHS) (Habitat). Drejtori ekzekutiv emėron personelin e Drejtorisė, ku
pėrfshihen ekspertė lokalė dhe cakton punonjės pėr Komisionin, tė cilėt janė
nėn kontrollin ekskluziv tė Komisionit.
Neni 4
Dispozitat e legjislacionit nė fuqi, qė kanė tė
bėjnė me ēėshtjet e tė drejtave mbi pronėn zbatohen nė pėrputhje me dispozitat
e kėsaj Rregulloreje.
Neni 5
Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 15 nėntor 1999.
Bernard Kouchner,
Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm