RREGULLORE NR.  1999/26

UNMIK/RREG/1999/26

22 dhjetor 1999

 

 

PĖR ZGJATJEN E PERIUDHĖS SĖ PARABURGIMIT

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Duke vepruar nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė  dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999 dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/24 pėr Legjislacionin nė Fuqi nė Kosovė tė datės 12 dhjetor 1999,

 

Me qėllim tė ndryshimit tė procedurave paragjyqėsore pėr tė siguruar njė administrim korrekt tė  drejtėsisė,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

ZGJATJA E PERIUDHĖS SĖ PARABURGIMIT

 

1.1       Nė shtesė tė periudhės maksimale prej gjashtė muajsh tė paraburgimit tė vendosur sipas legjislacionit nė fuqi, njė trup gjykues i Gjykatės Ad Hoc tė Apelit Pėrfundimtar, me qėllim qė tė sigurohet administrimi korrekt i drejtėsisė, mund tė zgjasė periudhėn e paraburgimit me jo mė shumė se tre (3) muaj shtesė dhe mė pas mund tė zgjasė periudhėn e paraburgimit edhe me njė periudhė tjetėr shtesė, por jo mė shumė se tre (3) muaj.

 

1.2       Zgjatjet e periudhės sė paraburgimit, tė parashikuara nė paragrafin 1.1 tė kėsaj rregulloreje, zbatohen vetėm nė rastet e procedurave gjyqėsore qė kanė tė bėjnė me njė vepėr penale pėr tė cilėn parashikohet njė dėnim me mė tepėr se pesė (5) vjet burgim.

 

1.3            Vendimi pėr zgjatjen e periudhės sė paraburgimit sipas nenit 1.1 tė kėsaj rregulloreje merret nė bazė tė rekomandimit tė arsyetur tė gjyqtarit hetues ose tė prokurorit publik. 

 

 

Neni 2

SKADIMI I PERIUDHAVE TĖ PARABURGIMIT

 

Nėse me skadimin periudhės  sė paraburgimit tė referuar nenin 1 tė kėsaj rregulloreje nuk formulohet aktakuza, i akuzuari lirohet.

 

 

 

 

Neni 3

HYRJA NĖ FUQI

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 22 dhjetor 1999.

 

 

Neni 4

DISPOZITA KALIMTARE

 

Nenet 1 dhe 2 tė kėsaj rregulloreje zbatohen gjithashtu pėr procedurat penale tė filluara ndėrmjet datės10 qershor 1999 dhe datės sė hyrjes nė fuqi tė kėsaj rregulloreje.

 

 

 

            Bernard Kouchner,

            Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm