RREGULLORE NR. 2000/2

UNMIK/REG/2000/2 

22  janar 2000             

                                                 

 

MBI AKCIZAT NĖ KOSOVĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

`

Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė  tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 korrik 1999 mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme dhe Rregulloren e UNMIK-ut 1999/16 tė datės 6 nėntor 1999 mbi Organin Qendror Fiskal,

 

Me qėllim tė reformimit tė akcizave nė Kosovė,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

Pėrkufizimi

 

Sipas kėsaj rregulloreje akcizat janė pėrkufizuar si taksa tė vjelura nga mallrat e pėrcaktuara pėr shitje pėr konsum nė Kosovė.

 

 

Neni 2

Akcizat

 

2.1.      Me qėllim tė pėrllogaritjes sė akcizave, vlera e tatueshme e mallėrave do tė pėrbėhet nga vlera e tyre totale doganore, e vlerėsuar nė pajtim me praktikėn ndėrkombėtare, plus taksat doganore, nėse janė tė zbatueshme, ose vlera e tyre e pėrllogaritur nga ēmimi me pakicė.

 

2.2.      Mallrat qė i nėnshtrohen akcizave dhe tarifat e taksave tė zbatueshme tė akcizave janė parashtruar nė Aneksin A tė kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 3

Pėrjashtimet

 

Me anė tė direktivės administrative, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė pėrjashtojė kategoritė e mallrave nga akcizat dhe mund tė pėrjashtojė personat dhe entitetet e caktuara nga pagesa e akcizave.

 


Neni 4

Ndarja e tė ardhurave

 

Tė ardhurat tė cilat burojnė nga akcizat do tė depozitohen nė Fondin pėr Konsolidimin e Kosovės.

 

 

Neni 5

Marrėveshjet administrative

 

5.1.      Kjo rregullore do tė zbatohet nėn autoritetin dhe mbikėqyrjen e pėrgjithshme tė UNMIK-ut nga zyrtarėt e doganės, nga zyrtarėt e tatimeve, nga policia dhe forcat e sigurisė dhe nga cilido autoritet tjetėr i emėruar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

5.2.      Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm me anė tė direktivės administrative do tė specifikojė vendet ku do tė vlerėsohen, vjelen dhe mbledhen akcizat.

 

 

Neni 6

Zbatimi

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė lėshojė direktiva administrative nė lidhje me zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 7

Ligji  i zbatueshėm

 

Kjo rregullore zėvendėson ēdo dispozitė tjetėr tė ligjit nė fuqi  lidhur me akcizat, qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.

 

 

Neni 9

Hyrja nė fuqi

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 22 janar 2000.

 

 

 

Bernard Kouchner,

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm

                                                                

 


 

ANEKSI A

 

MALLĖRAT QĖ I NĖNSHTROHEN AKCIZAVE DHE TARIFAT E ZBATUESHME

 

Pėrshkrimi i mallit

Shifra nė sistem tė harmonizuar

Tarifa e taksės

Kafja

0901

30% tė vlerės

Pijet joalkoolike

2202

10% tė vlerės

Birra

2203

20% tė vlerės

Verėrat

2204; 2205: 2206

20% tė vlerės

Etil alkooli

2207

50% tė vlerės

Alkohol,liker, dhe pijet e tjera alkoolike

 

 

2208

 

50% tė vlerės

Cigaretė, cigaretė puro, cigarillos

 

2402

25% tė vlerės

Prodhimet e tjera tė pėrpunuara tė duhanit

 

 

2403

 

25% tė vlerės

Gazolina

2710001110; 1120; 1190

50% tė vlerės

Nafta pėr automjete

(D1 + D2)

 

2710003100

50% tė vlerės

Vajguri

 

2710001900; 2110; 2190

50% tė vlerės

Telefonat mobil

851719

15% tė vlerės

Videotė

8521

15% tė vlerės

Aparatet televizive

 

8528

15% tė vlerės

Antenat satelitore

 

85291031

15% tė vlerės