RREGULLORE NR. 2000/3
UNMIK/REG/2000/3
22 Janar 2000
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,
Duke marrė parasysh Rregulloren numėr 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 korrik1999 mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/16 tė datės 6 nėntor 1999 mbi Organin Qendror Fiskal,
Me qėllim tė reformimit tė tatimeve nė qarkullim nė Kosovė,
Shpall sa vijon:
Neni 1
Sipas kėsaj rregulloreje tatimet nė qarkullim janė pėrkufizuar si vjelje tatimesh nga mallrat e shitura nė Kosovė.
Neni 2
2.1. Me qėllim qė tė pėrllogariten tatimet nė qarkullim, vlera e tatueshme e mallrave do tė jetė:
(a) pėr mallrat e importuara: vlera e pėrgjithshme doganore e caktuar nė pėrputhje me praktikėn ndėrkombėtare, plus taksat doganore dhe akcizat, nėse janė tė zbatueshme;
(b) pėr mallrat e tjera qė hyjnė nė Kosovė ose tė prodhuara nė Kosovė: ēmimi i shitjes i prodhuesit ose i tregut ashtu siē pėrcaktohet nga departamenti i tatimeve.
2.2. Tatimet nė qarkullim do tė vjelen nė vlerėn e tatimeve tė tė gjitha mallrave nė tarifėn prej 15%.
Neni 3
Me anė tė direktivės administrative, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė bėjė pėrjashtim qė nė kategoritė e mallrave tė mos paguhen tatimet nė qarkullim dhe mund tė bėjė pėrjashtim qė personat dhe entitetet e caktuara tė mos paguajnė tatime nė qarkullim.
Neni 4
Tė hyrat, tė cilat burojnė nga tatimet nė qarkullim, do tė depozitohen nė Fondin pėr Konsolidimin e Kosovės.
Neni 5
5.1. Kjo rregullore do tė zbatohet nėn mbikėqyrjen e pėrgjithshme tė pushtetit tė UNMIK-ut nga zyrtarėt e doganave, zyrtarėt e tatimeve, policia dhe forcat e sigurimit dhe nga cilido organ tjetėr i emėruar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
5.2. Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithsėm me anė tė direktivės administrative do t'i specifikojė vendet ku do tė vlerėsohen, vjelen dhe mblidhen tatimet nė qarkullim.
Neni 6
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė lėshojė urdhėresa administrative lidhur me me zbatimin e kėsaj rregulloreje.
Neni 7
Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tjetėr tė ligjit nė fuqi lidhur me tatimin e shitjes, qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.
Neni 9
Kjo rregullore do tė hyjė nė fuqi mė 22 janar 2000.
Bernard
Kouchner
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm