RREGULLORE NR. 2000/4

UNMIK/RREG/2000/4

1 Shkurt 2000

 

 

MBI NDALIMIN E NXITJES SĖ URREJTJES, PĖRĒARJES OSE MOSDURIMIT KOMBĖTAR, RACOR, FETAR DHE ETNIK

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pajtim me autorizimet qė i janė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999, 

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1, tė ndryshuar, tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999 mbi autorizimet  e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,

 

Me qėllim tė mbajtjes sė qetėsisė dhe tė rendit publik nė territorin e Kosovės,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

Nxitja e urrejtjes, e pėrēarjes ose e mosdurimit kombėtar, racor, fetar dhe etnik

 

1.1       Kushdo qė nxit ose pėrhap publikisht urrejtje, pėrēarje ose mosdurim  midis grupeve kombėtare, racore, fetare, etnike ose kundėr cilitdo grupi tjetėr qė jeton nė Kosovė, veprime tė cilit mund tė prishin qetėsinė dhe rendin publik, dėnohet me gjobė ose me burgim, i cili zgjatė jo mė shumė se pesė vjet, ose dėnohet me tė dyja.

 

1.2       Nėse veprimet e cekura nė nenin 1.1 tė kėsaj rregulloreje janė kryer nė mėnyrė sistematike duke pėrfituar nga pozita apo autoriteti i njė personi ose nėse trazirat, dhuna apo  pasojat tjera tė rėnda kanė dalė nga ato veprime, periudha e burgosjes mund tė zgjatet nė njė afat, qė nuk ėshtė mė i gjatė se tetė vjet.

 

1. 3      Kushdo qė nxit ose pėrhap publikisht urrejtje, pėrēarje a mosdurim midis grupeve kombėtare, racore, fetare, etnike apo cilitdo grupi tjetėr qė  jetojnė nė Kosovė, veprime tė cilat mund ta prishin qetėsinė dhe rendin publik pėrmes shtrėngimit, rrezikimit tė sigurisė, duke i pėrbuzur simbolet kombėtare, racore, etnike apo fetare, duke dėmtuar pasuritė e tjetrit ose duke pėrdhosur monumentet a varrezat, do tė dėnohet me burgosje nė afat, qė nuk ėshtė mė i gjatė se tetė vjet.

 

1.4       Nėse aktet e cekura nė nenin 1.3 tė kėsaj rregulloreje kryhen sistematikisht ose duke pėrfituar nga pozita apo autoriteti i njė personi ose nė rast se trazira, dhuna a pasoja tė tjera tė rėnda kanė dalė nga ato veprime, periudha e burgosjes mund tė zgjatet nė njė afat jo mė tė gjatė se dhjetė vjet.

 

 

Neni 2

Ligji nė fuqi

 

Dispozitat e ligjit penal nė fuqi  dhe tė ligjit tė procedurės penale zbatohen sipas dispozitave tė kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 3

Hyrja nė fuqi

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 1 shkurt 2000.

 

 

 

Bernard Kouchner,

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm