RregullorE Nr. 2000/5
UNMIK/REG/2000/5
1 shkurt 2000
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pajtim me autorizimet qė i janė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,
Duke marrė parasysh Rregulloren e ndryshuar nr. 1999/1 tė datės 25 korrik 1999 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė dhe Rregulloren nr. 1999/16 tė UNMIK-ut tė datės 6 nėntor 1999 mbi Organin Qendror Fiskal tė Kosovės dhe ēėshtje tė tjera lidhur me tė,
Me qėllim tė pėrcaktimit tė taksės sė shėrbimit pėr hotele, ushqim dhe pije
Shpall sa vijon,
Neni 1
Pėr qėllimet e kėsaj rregulloreje:
1.1 Hotel do tė thotė ēdo ndėrmarrje nė Kosovė e cila, me qėllim tė realizimit tė profitit, lėshon me qira dhoma fjetjeje dhe u ofron shėrbime pėrkatėse personave qė vendosen nė kėto dhoma si klientė tė hotelit. Me klient hoteli nėnkuptohen tė gjithė ata persona, qėndrimi i tė cilėve nė dhoma tė tilla nuk e tejkalon kohėzgjatjen gjashtėmujore.
1.2 Ndėrmarrja pėr ushqim dhe pėr pije nėnkupton ēdo ndėrmarrje punuese nė Kosovė me kapacitet pranues (qoftė nė ambient tė brendshėm, tė jashtėm apo kombinim i tė dyjave) ku ushqimi apo pijet u shėrbehen klientėve pėr konsumim, aty apo nė ndonjė vend tjetėr, nė kėmbim tė pagesės me tė holla apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr pėr tė realizuar fitim.
Neni 2
Ēdo ndėrmarrje hoteliere pėr ushqim apo pėr pije, qė realizon tė ardhura
mujore mbi 15.000 DM bruto nė cilindo muaj kalendarik, do ti nėnshtrohet
taksės sė shėrbimit tė hoteleve, ushqimit dhe pijeve (taksės sė shėrbimit)
pėr atė muaj dhe pėr ēdo muaj qė pason nė atė vit kalendarik. Kriteret pėr tė
vendosur nėse bruto tė ardhurat e njė ndėrmarrjeje hoteliere pėr ushqim apo
pije e tejkalojnė atė shumė do tė pėrcaktohen nė udhėzimin administrativ, qė do
ta lėshojė udhėheqėsi i Organit Qendror Fiskal.
Neni 3
Tarifa e taksės sė shėrbimit qė paguhet sipas kėsaj rregulloreje ėshtė
dhjetė (10%) pėr qind mbi bruto tė
ardhurat pėr ēdo muaj kalendarik.
Neni 4
Ēdo ndėrmarrje hoteliere pėr ushqim apo pėr pije, qė i nėnshtrohet taksės
sė shėrbimit nė cilindo muaj kalendarik, duhet tė mbajė shėnime me shkrim pėr
atė muaj dhe ēdo muaj qė pason nė atė vit kalendarik, nė pėrputhje me udhėzimet
administrative qė do ti lėshojė udhėheqėsi i Organit Qendror Fiskal.
Neni 5
Ēdo ndėrmarrje hoteliere pėr ushqim apo pėr pije, qė i nėnshtrohet taksės
sė shėrbimit duhet ta paraqesė tatimin dhe tė paguajė taksėn e shėrbimit brenda
njė afati prej 15 ditėsh pas ditės sė fundit tė muajit kalendarik pėr tė cilin
duhet tė paguhet tatimi. Udhėheqėsi i Organit Qendror Fiskal do tė lėshojė
udhėzime administrative qė pėrfshijnė informatat e duhura lidhur me paraqitjen
e tatimit, metodėn e llogaritjes tė taksės sė shėrbimit qė duhet paguar dhe
procedurat e pagimit tė taksės sė shėrbimit.
Neni 6
Zyrtarėt tatimor tė autorizuar nga drejtori i Administratės pėr tatim, mund ti inspektojnė tė gjitha shėnimet dhe dokumentet e tjera qė kanė tė bėjnė me ndėrmarrjet hoteliere pėr ushqim dhe pėr pije pėr tė konstatuar se a veprohet nė pėrputhje me kėtė rregullore.
Neni 7
Tė hyrat qė realizohen nga taksa e shėrbimit depozitohen nė Fondin e
Konsoliduar tė Kosovės.
Neni 8
Ēdo ndėrmarrje hoteliere, pėr ushqim apo pėr pije, qė bėnė shkelje tatimi, siē ėshtė pėrkufizuar nė udhėzimin administrativ tė lėshuar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, do ti nėnshtrohet gjobitjeve tė pėrcaktuara nė pajtim me atė udhėzim administrativ.
Neni 9
Ēdo ndėrmarrje hoteliere, pėr ushqim apo pėr pije, qė mendon se ndonjė vendim zyrtar i bėrė sipas kėsaj Rregulloreje ėshtė i padrejtė, mund tė ankohet kundėr njė vendimi tė tillė nė pajtim me procedurat e pėrcaktuara nė udhėzimin administrativ tė lėshuar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
Neni 10
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė lėshojė udhėzime administrative pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje.
Neni 11
Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė ligjit nė fuqi qė ka tė bėjė me
taksat e shėrbimit pėr hotele, ushqim apo pije, e qė ėshtė nė kundėrshtim me
tė.
Neni 12
Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 1 shkurt tė vitit 2000.
Bernard
Kouchner,
Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm