RREGULLORE NR. 2000/36

UNMIK/REG/2000/36

17 qershor 2000

 

 

PĖR LICENCIMIN DHE RREGULLIMIN E MEDIAVE ELEKTRONIKE NĖ KOSOVĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1, tė ndryshuar, tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 korrik 1999 mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,

 

Me qėllim tė licencimit dhe rregullimit tė transmetimeve tė mediave elektronike nė Kosovė deri sa tė vendoset njė sistem pėr transmetime,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

Komisari i pėrkohshėm pėr mediat

 

 

1.1            Komisari i pėrkohshėm pėr media ėshtė pėrgjegjės pėr zhvillimin dhe avansimin e mediave tė pavarura profesionale dhe zbatimin e njė sistemi tė pėrkohshėm pėr tė gjitha mediat nė Kosovė deri sa tė themelohet njė Komision i pėrkohshėm i mediave, qė ėshtė i pavarur nė kryerjen e kėtyre detyrave.

 

1.2            Komisarin e pėrkohshėm pėr media e emėron Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

 

Neni 2

Kėrkesat qė duhet t’i pėrmbushin udhėheqėsit e radios dhe televizionit

 

2.1            Udhėheqėsit e radios dhe televizionit nuk mund tė transmetojnė programe pa    marrjen e lejės pėr transmetim nga Komisari i pėrkohshėm pėr media.

 

2.2            Kėrkesat nga udhėheqėsit e radios dhe televizionit pėr marrjen e lejes pėr transmetim i dėrgohen Komisarit tė pėrkohshėm pėr media nė pėrputhje me procedurat e parashtruara nė formularin pėr kėrkesa dhe regjistrime, tė lėshuar nga Komisari i pėrkohshėm pėr media. Kandidatėt qė kėrkojnė leje  pėr transmetime pajtohen se do tė sillen sipas kodeksit pėr transmetime qė e nxjerrė Komisari i pėrkohshėm i mediave.

 

2.3            Komisari i pėrkohshėm pėr mediat, nė pėrputhje me udhėzimet e parashtruara nė dokumentin e bashkangjitur me formularin pėr kėrkesa dhe regjistrime, duke marrė parasysh interesin publik, vlerson kėrkesat pėr dhėnien e lejeve pėr transmetim. Nėse kėrkesa pėr lėshimin e lejes refuzohet, Komisari i pėrkohshėm pėr media duhet tė jep sqarime pėr arsyet e refuzimit tė lėshuarjes sė lejes.

 

 

Neni 3

Dėnimet

 

3.1            Komisari i pėrkohshėm pėr media mund tė vė njė apo mė shumė masa ndėshkuese lidhur me lejet pėr transmetim kundėr atyre tė cilėt nuk i pėrmbahen kodeksit pėr trasmetime, siē janė:

 

(a)    kėrkesė pėr publikimin e korrigjimit apo ndjesės;

 

(b)   njė vėrejtje;

 

(c)    gjobitja jo mė pak se 1.000 DM dhe jo mė shumė se 100.000 DM;

 

(d)   pezullimi i lejės sė punės pėr transmetim;

 

(e)    ndalimi i hyrjes nė lokalet e punės;

 

(f)     marrja e pajisjeve;

 

(g)    ndėrprerja e transmetimeve dhe

 

(h)    skadimi i lejės sė punės.

 

3.2       Masat ndėshkuese tė cekura nė paragrafet (d), (dh) dhe (e) mund tė mirren nga Komisari i pėrkohshėm i mediave kundėr ndonjė udhėheqėsi nė radio apo televizion i cili bėnė transmetimin e programit pa leje dhe kundėr atyre qė nuk i pėrmbahen kodeksit pėr transmetime.

 

3.3       Vėnia e ēfarėdo mase ndėshkuese nė pėrputhje me kėtė Rregullore do tė bėhet pa   paragjykimin e ēfardo ndėshkimi penal tė zbatueshėm dhe padie civile tė veprimit.

 

3.4.            Komisari i pėrkohshėm i informon me shkrim  pėr ndonjė kundėrvajtje tė caktuar dhe u jep mundėsi tė pėrgjegjen para vėnies sė ēfarėdo mase ndėshkimi.

 

3.5.            Komisari i Pėrkohshėm pėr Media mund tė kėrkojė ndihmė nga autoritetet zyrtare pėrkatėse ligjore tė Kosovės dhe nga zyrtarėt pėrkatės publikė pėr zbatimin e njė mase ndėshkuese.

 

 

Neni 4

Komisioni i mediave pėr shqyrtimin e ankesave

 

4.1       Me kėtė themelohet Komisioni i mediave pėr shqyrtimin e ankesave (mė tej “Komisioni”).

 

4.2            Komisioni ėshtė organ i pavarur i cili shqyrton dhe vendos lidhur me ankesėn e ndonjė individi apo subjekti kundėr vendimeve tė Komisarit tė pėrkohshėm pėr media si nė vijim:

 

(a)    refuzimin pėr lėshimin e lejes pėr transmetim;

 

(b)   kushtin (kushtet) e bashkėngjitur me lejen pėr transmetim dhe

 

(c)    masat ndėshkuese tė vėna nga Komisari i Pėrkohshėm pėr Media.

 

4.3            Ankesat kundėr ēfarėdo vendimi tė lartprmendur i drejtohen Komisionit brenda afatit prej 30 ditėsh nga dita e lėshimit tė vendimit. Ankesa duhet tė bėhet me shkrim dhe asaj mund t’i bashkangjiten dokumente apo dėshmi tė tjera sipas dėshirės sė ankuesit.

 

4.4            Komisioni pėrbahet nga dy pėrfaqėsues ndėrkombtarė dhe njė pėrfaqėsues vendor, tė cilin e emėron zėvendėsi i Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Ndėrtimin e Institucioneve, dhe tė gjithė kėta duhet tė jenė kompetent dhe tė kenė kualifikime tė pėrshtatshme. Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm  i emėron anėtarėt e Komisionit dhe cakton pėr kryetar njėrin nga anėtarėt ndėrkombėtar tė Komisionit.

 

4.5            Komisioni mund tė pėrkrahė, tė modifikojė dhe tė shfuqizojė ēfarėdo kushti apo mase ndėshkuese tė vėnė nga Komisari i pėrkohshėm pėr media apo ēfarėdo refuzimi nga ana e tij pėr tė lėshuar lejen. Komisioni duhet t’i cekė shkaqet pėr vendimin e vet. Vendimi i Komisarit tė pėrkohshėm pėr media mbetet nė fuqi deri te vendimi pėrfundimtar i Komisionit, qė do tė modifikojė apo shfuqizojė vendimin e Komisarit tė pėrgjithshėm pėr media.

 

4.6            Komisioni i pėrcakton rregullat e veta procedurale tė cilat duhet tė garantojnė masa korrekte dhe tė paanushme, nė pėrputhje me standardet e pranuara ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut.Rregullat e tilla nė veēanti pėrfshijnė dispozitat pėr shqyrtimin e vendimeve tė Komisionit. Rregullat e lartpėrmendura miratohen nė mbledhjen e parė tė Komisionit.

 

4.7            Vendimet pėrfundimtare tė Komisionit janė detyruese dhe ekzekutuese.

 

 

Neni 5

Dispozitat e posaēme

 

 

5.1.            Udhėheqėsit e radios dhe tė televizionit do tė pėrmbahen nga emitimi i detajeve personale pėr ndonjė individ, duke pėrfshirė emrin e tij, adresėn apo vendin e punės nė rastet kur njė emitim i detajeve tė tilla mund tė paraqesė rrezik serioz pėr jetėn e atij individi, sigurinė e cilitdo individi nga personat qė e marrin ligjin nė duart e veta.

 

5.2.      Nė asnjė mėnyrė kjo Rregullore nuk e kufizon pushtetin e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr marrjen e veprimeve tė tilla tė cilat i konsideron tė nevojshme pėr siguri, pėr mbrojtjen e jetės sė njerėzve ose pėr ruajtjen e qetėsisė dhe tė rendit publik.

Neni 6

Zbatimi

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm nxjerr urdhėresa administrative lidhur me zbatimin e kėsaj Rregulloreje.

 

 

Neni 7

Ligji nė fuqi

 

 

Kjo Rregullore shfuqizon ēfarėdo dispozite tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.

 

 

Neni 8

Hyrja nė fuqi

 

Kjo Rregullore hyn nė fuqi me 17 qershor 2000.

 

 

 

Bernard Kouchner

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm