RREGULLORE NR. 2000/37
UNMIK/REG/2000/37
17 qershor 2000
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pajtim me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,
Duke marrė parasysh Rregulloren nr.1999/1, tė ndryshuar, tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 korrik 1999 mbi autorizimin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,
Duke pėrkujtuar Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/36 tė datės 17 qershor 2000 mbi Licencimin dhe rregullimin e mediave elektronike nė Kosovė,
Me qėllim tė shqyrtimit tė sjelljes sė mediave tė shkruara nė rrethana tė veēanta dhe nė baza tė pėrkohshme deri nė vendosjen e njė vetėrregullative efikase dhe profesionale tė mediave tė shkruara nė Kosovė,
Shpall sa vijon:
Neni 1
1.1 Komisari i pėrkohshėm i mediave, nė rrethana tė veēanta, mund tė shpallė
rregulla tė pėrkohshme tė sjelljes. Para se ti nėnshkruajė rregullat e tilla,
Komisari i pėrkohshėm i mediave konsultohet, sipas nevojės, me palėt e
interesuara nė mėnyrė pėrkatėse.
1.2 Pėrfaqėsuesi
Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund ta shndėrrojė nė ligj ēdo rregull tė
tillė me anė tė urdhėresės
administrative.
Neni 2
2.1 Komisari i pėrkohshėm i mediave mund tua imponojė njė ose mė shumė masa tė mėposhtme ndėshkuese pronarėve, udhėheqėsve tė ndėrmarrjeve, botuesve, kryeredaktorėve dhe personave tė cilėt kanė kontrollin kryesor dhe pėrfundimtar nė redaktimin e publikimeve qė botohen dhe shpėrndahen brenda Kosovės, e tė cilėt punojnė nė kundėrshtim me ligjin nė fuqi dhe me kodeksin apo rregullat e sjelljes, tė cilat dalin nga neni 1.2 dhe 4.1 i kėsaj Rregulloreje, siē janė:
:
(a) vrejtje;
(b) kėrkesa pėr ta botuar pėrgjigjen, pėrmirėsimin ose faljen;
(c) gjoba jo mė e ulėt se 1.000 DM dhe jo mė e lartė se 100.000 DM;
(d) konfiskimi i pajisjeve dhe i materialit tė
(e) shtypurpezullimi ose ndalimi i punės.
2.2 Imponimi i ēfarėdo mase ndėshkuese
nė pėrputhje me kėtė Rregullore nuk paragjykon kurrfarė mase ndėshkuese penale
nė fuqi dhe as pasoja civile tė veprimit.
2.3 Komisari i pėrkohshėm i mediave
njofton me shkrim pėr ndonjė shkelje dhe ofron mundėsi tė arsyeshme pėr tu
pėrgjigjur para imponimit tė ndonjė mase
ndėshkuese.
2.4 Komisari i pėrkohshėm i mediave mund tė kėrkojė ndihmėn e autoriteteve pėrkatėse dhe tė zyrtarėve pėrkatės publikė pėr zbatimin e ligjit nė Kosovė dhe ndėrmarrjen e ndonjė mase ndėshkuese.
Nenin 3
3.1 Personi ose subjekti i dėmtuar me vendimin e Komisarit tė pėrkohshėm tė mediave nga masat e imponuara ndėshkuese mund tė parashtrojė ankesė kundėr njė vendimi tė tillė tė cilėn ia drejton Bordit tė mediave pėr ankesa (Bordi) i themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/36.
3.2 Ankesat kundėr ēfarėdo vendimi tė lartpėrmendur i parashtrohen Bordit brenda tridhjetė ditėsh nga lėshimi i vendimit tė tillė. Ankesa bėhet me shkrim dhe mund tė shoqėrohet me dokumentacion ose dėshmi tė tjera tė cilat parashtruesi i ankesės dėshiron ti paraqesė.
3.3 Vendimet e Komisarit tė pėrkohshėm tė mediave mbesin nė fuqi derisa Bordi ta lėshojė vendimin pėrfundimtar me tė cilin e ndryshon ose e anulon vendimin e Komisarit tė pėrkohshėm tė mediave pėr imponimin e masės ndėshkuese.
Neni 4
4.1. Pronarėt, drejtuesit e ndėrmarrjeve
dhe botuesit nuk duhet tė botojnė detaje personale pėr asnjė person, duke
pėrfshirė emrin, adresėn ose vendin e punės, nėse publikimi i detajeve tė tilla
mund tė paraqesė rrezik serioz pėr jetėn apo sigurinė e cilitdo personi tė
tillė nga dhuna e personave qė e marrin ligjin nė duar tė veta apo nga dikush
tjetėr.
4.2. Me asgjė nė kėtė Rregullore nė asnjė
mėnyrė nuk kufizohen kompetencat e pėrfaqėsuesit Special
tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr tė ndėrmarrė masa tė tilla, tė cilat i
konsideron tė nevojshme pėr sigurinė dhe mbrojtjen e jetės, apo pėr ta
ruajtur ligjin dhe rendin publik.
Neni 5
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė lėshojė urdhėresa adminis-trative lidhur me zbatimin e kėsaj Rregulloreje.
Neni 6
Kjo Rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė tė.
Neni 7
Kjo Rregullore hyn nė fuqi mė 17 qershor 2000.
Bernard
Kouchner,
Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm