RREGULLORe NR. 2000/41

UNMIK/REG/2000/41

10 korrik 2000

 

 

MBI THEMELIMIN E DEPARTAMENTIT ADMINISTRATIV TĖ SPORTIT

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pajtim me autorizimet e dhėna atij me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Adminstratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 korrik 1999, tė ndryshuar, mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė, dhe Rregulloren nr. 2000/1 tė UNMIK-ut tė datės 14 janar 2000, mbi Strukturėn e Pėrbashkėt tė Pėrkohshme Administrative nė Kosovė,

 

Me qėllim tė themelimit tė Departamentit Administrativ tė Sportit,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

Departamenti Administrativ i Sportit

 

1.1         Me anė tė kėsaj themelohet Departamenti Administrativ i Sportit (mė tej “Departamenti”).

 

1.2         Departamenti ėshtė pėrgjegjės pėr drejtimin e gjithmbarshėm tė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me sportin nė Kosovė.

 

1.3         Departamenti zbaton udhėzimet politike nė fushėn e sportit, tė formuluara nga Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ.

 

 

Neni 2

Funksionet

 

2.1         Departamenti mund t’i bėjė rekomandime politike Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ pėrmes zėvendėsit tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Administratėn Civile, ndėr tė tjera,  pėr: 

 

(a)    Strategjinė e gjithmbarshėm pėr zhvillimin e veprimtarive sportive nė Kosovė;

 

(b)   Sistemin rregullues tė administrimit efektiv, tė drejtė dhe tė pėrgjegjshėm dhe drejtimin e veprimtarive tė organizuara sportive, duke pėrfshirė edhe vendosjen e standardeve dhe tė kushteve pėr funksionimin e organizatave sportive, shoqatave, klubeve, grupeve dhe;

 

(c)    Zhvillimin e njė qasjeje tė gjerė ndaj sportit dhe aplikimin e metodologjive tė avansuara dhe teknikave tė sportit,.

 

 2.2        Departamenti:

 

(a)    Zbaton strategjinė dhe politikėn e zhvillimit nė sektorin e sportit;

 

(b)   Pėrkrah sportet si veprimtari tė pėrjetshme qė janė nė dispozicion tė tė gjithėve, pa dallim ndaj askuj;

 

(c)    Inkurajon dhe mbikėqyr pėrdorimin e gjerė tė objekteve rekreative dhe sportive;

 

(d)   Pėrkrah dhe mbikėqyr formimin, funksionimin dhe zhvillimin e organizatave, shoqatave, klubeve dhe grupeve sportive anė e kėnd Kosovės.

 

(e)    Bashkėrendon veprimtaritė e agjencive ndėrkombėtare dhe qeveritare dhe tė organizatave joqeveritare ose private me qėllim qė tė pėrkrah zhvillim koherent dhe tė zbatiojė parimet e politikės nė sektorin e sportit;

 

(f)     Formulon dhe zbaton buxhetin pėr sektorin e sportit, me vėzhgim dhe raportim pėrkatės;

 

(g)    Planifikon dhe zbaton njė sistem informativ plotėsisht efikas tė administrimit, nė mėnyrė qė tė gjitha vendimet, qėndrimet dhe proceset nė sektorin e sportit tė mbėshteten nė baza tė shėndosha  dhe bashkėkohore tė tė dhėnave tė sakta;

 

(h)    Pėrkrahė nismat, duke pėrfshirė edhe ato tė nivelit lokal, pėr tė siguruar baraspeshė mes qasjeve private dhe publike lidhur me zhvillimin e sektorit tė sportit;

 

(i)     Bashkėrendit punėt me departamentet administrative pėr ēėshtjet qė i pėrkasin sportit;

 

(j)     Pėrkrah vendimmarrjen demokratike dhe pjesėmarrjen e gjėrė dhe kėshillimet nė tė gjitha nivelet, duke pėrfshirė edhe rininė e Kosovės nė organizata, shoqata, klube dhe grupe qė mirrėn me sport dhe

 

(k)    Kryen ato funksione qė janė ndihmėse pėr ato tė parashtruara mė lartė nė kėtė nen dhe tė cilat i janė caktuar Departamentit nga zėvendėsi i Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm  pėr Administratė Civile.

 

 

Neni 3

Bashkėdrejtuesit e Departamentit

 

Bashkėdrejtuesit e Departamentit, nėn mbikqyrjen e zėvendėsit tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Administratėn Civile, janė bashkėpėrgjegjės pėr:

 

(a)    Udhėheqjen e Departamentit dhe garantimin se funksionet e besuara atij zbatohen;

 

(b)   Kompletimin e stafit, organizimin dhe drejtimin e Departamentit, nxjerrjen e udhėzimeve administrative dhe direktivave operuese pėr secilėn ēėshtje qė ka tė bėjnė me funksionet e Departamentit; dhe

 

(c)    Udhėheqjen efektive e tė frytshme tė burimeve qė i sigurohen Departamentit nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovės apo nga cilido burimi tjetėr.

 

 

Neni 4

Personeli dhe politika e punėsimit

 

Bashkėdrejtuesit e Departamentit:

 

(a)    Zbatojnė politikė jodiskriminuese tė punėsimit, me qėllim qė pėrbėrja e personelit tė Departamentit tė pasqyrojė karakterin shumetnik tė Kosovės.

 

(b)    Pėrpiqen tė sigurojnė baraspeshė tė drejtė gjinore nė tė gjitha fushat dhe nivelet brenda Departamentit dhe

 

(c)    Garantojnė se i tėrė rekrutimi do tė bazohet nė kualifikime profesionale, aftėsi dhe merita.

 

 

Neni 5

Zbatimi

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė urdhėresa administrative nė lidhje me zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 6

Ligji nė fuqi

 

Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tjetėr tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.

 

 

Neni 7

Hyrja nė fuqi

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 10 qershor 2000.

 

 

Bernard Kouchner

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm