RREGULLORe NR. 2000/44

UNMIK/REG/2000/44

10 gusht 2000

 

 

MBI PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E BANKĖS BOTĖRORE DHE ZYRTARĖVE TĖ SAJ NĖ KOSOVĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pėrputhje me autoritetin qė i ėshtė dhėnė atij me Rezolutėn nr. 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke pėrkujtuar paragrafin 13 tė rezolutės me tė cilin Kėshilli i Sigurimit i inkurajon shtetet anėtare dhe organizatat ndėrkombėtare, pėrveē tjerash, tė kontribuojnė nė rindėrtimin ekonomik dhe social nė Kosovė,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Administratės sė Pėrkohshme tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 korrik 1999 mbi autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,

 

Me qėllim tė realizimit tė Marrėveshjes nė mes tė Bankės Botėrore dhe UNMIK-ut mbi Privilegjet, Imunitetet dhe Pėrjashtimet, tė datės 4 maj 2000.

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

Pėrkufizimet

 

Pėr qėllimet e kėsaj:

 

Termi “Bankė Botėrore (BB)” i referohet Bankės Ndėrkombėtare pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BNRZH), Shoqatės Ndėrkombėtare pėr Zhvillim (SHNZH), Korporatės Ndėrkombėtare pėr Financa (KNF) dhe Agjensionit Multilateral pėr Garantimin e Investimeve (AMGI);

 

Termi “Organizatė e BB-sė” i referohet secilės prej kėtyre organizatave: Bankės Ndėrkombėtare pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BNRZH), Shoqatės Ndėrkombėtare pėr Zhvillim (SHNZH),Korporatėn Ndėrkombėtare pėr Financa (KNF) dhe Agjensionit Multilateral pėr Garantimin e Investimeve (AMGI); dhe

 

Termi “Zyrtarėt e BB-sė dhe/ose organizatave tė BB-sė” i referohet tė gjithė guvernatorėve, drejtorėve ekzekutivė, zėvendėsve, zyrtarėve dhe punonjėsve tė punėsuar nė BB-nė dhe/ose organizatat e BB-sė nė Kosovė.

 

 


Neni 2

Fushėveprimi i Privilegjeve dhe Imuniteteve

 

Pa paragjykuar privilegjet, imunitetet dhe pėrjashtimet e ligjeve ndėrkombėtare dhe Konventave nė fuqi, nė kuadėr tė veprimtarive tė tyre, BNRZH-ja, SHNZH-ja, KNF-ja dhe AMGI-ja, dhe zyrtarėt e tyre, gėzojnė privilegjet e tyre, imunitetet dhe pėrjashtimet qė janė tė barasvlershme me ato tė pėrcaktuara nė instrumentet pėrbėrėse, pėrkatėsisht: nė Nenin VII tė Neneve mbi Marrėveshjen tė BNRZH-sė, Nenin VIII tė Neneve mbi Marrėveshjen tė BNZH-sė, Nenin VI tė Neneve mbi Marrėveshjen tė KNZH-sė, dhe Kapitullin VII tė Konventės sė AMGI-sė.

 

 

Neni 3

Zyrat Rajonale tė Organizatave tė BB-sė

 

Ēdo zyrė rajonale e cilėsdo prej organizatave tė BB-sė, ėshtė e pacenueshme dhe i nėnshtrohet autoritetit dhe kontrollit tė drejtuesit tė asaj zyreje rajonale. Me kėrkesėn e drejtuesit tė zyrės rajonale tė organizatės sė BB-sė, UNMIK-u duhet tė ofrojė masa sigurie, brenda mundėsive dhe resurseve tė saj.

 

 

Neni 4

Korrespondenca dhe Komunikimet e tjera Zyrtare

 

Korrespondenca zyrtare dhe komunikimet e tjera zyrtare brenda zyrės rajonale tė organizatave tė BB-sė nuk i nėnshtrohen kurrfarė censure. Zyra rajonale ka tė drejtė t’i pėrdorė kodet, dhe t’i pėrdorė korierėt dhe qeset e mbyllura pėr dėrgimin dhe pranimin e korrespondencės, qė gėzojnė privilegjin dhe imunitetin e njejtė me korierėt dhe dėrgesat diplomatike. UNMIK-u me shpenzimet e veta, nėse zyra rajonale kėrkon njė gjė tė tillė, duhet t’i lėshojė lejet e nevojshme, licencat dhe autorizimet e tjera pėr t’ia mundėsuar zyrės rajonale kyējen dhe pėrdorimin e plotė tė rrjetave telekomunikuese private tė organizatave tė BB-sė nė fjalė.

 

 

Neni 5

Pasuritė Materiale, tė Hyrat dhe Prona tjetėr

 

Pasuritė materiale, tė hyrat dhe pronat tjetėr e secilės organizatė tė BB-sė janė:

 

(a)    Pėrjashtohen nga kufizimet dhe ndalesat nė importimin dhe eksportimin lidhur me artikujtė e importuar apo tė eksportuar, nė apo nga Kosova, nga organizatat e BB-sė nė fjalė, pėr pėrdorimin zyrtar tė tyre. Artikujtė e importuar sipas kėtyre pėrjashtimeve nuk mund tė shiten nė Kosovė, pėrveē kur plotėsohen kushtet pėr tė cilat ekziston marrėveshja me UNMIK-un; dhe

 

(b)    Pėrjashtohen nga kufizimet dhe ndalesat nė import dhe eksport ashtu siē janė tė caktuara me shpalljet pėrkatėse.

 


Neni 6

Zyrtarėt e Organizatave tė BB-sė

 

6.1        Zyrtarėt e organizatave tė BB-sė, qė punojnė nė zyrat rajonale, gėzojnė privilegjet, imunitetet dhe pėrjashtimet jo mė pak favorizuese se ato tė caktuara pėr zyrtarėt e rankut tė njejtė tė organizatave ndėrkombėtare nė Kosovė, qė pėrfshinė edhe kushtet pėr riatdhesim nė kohėn e krizave, imunitetin ndaj kufizimeve pėr imigrim dhe regjistrimin e tė huajve, dhe pėrjashtimet nga detyrimi tatimor dhe pagesave tė detyrueshme, sikurse qė ėshtė kontributi pėr sigurim social.

 

6.2        Pėrveē privilegjeve, imuniteteve dhe pėrjashtimeve tė gėzuara nga tė gjithė zyrtarėt tjerė, drejtuesi i zyrės rajonale i cilėsdo organizate tė BB-sė, e gjithashtu edhe zyrtarėt tjerė qė veprojnė nė emėr tė drejtuesit tė zyrės gjatė kohės kur ai mungon nga puna, gėzojnė privilegjet, imunitetet dhe pėrjashtimet e njejta qė sipas ligjeve ndėrkombėtare i gėzojnė emisarėt diplomatikė.

 

6.3        Kryetari i BB-sė dhe zyrtarėt e organizatave tė BB-sė, qė punojnė nė zyrat rajonale, bashkėpunojnė pandėrprerė me UNMIK-un nė krijimin e bazės sė mirėfilltė juridike, sigurimin e respektimit tė rregullave policore dhe parandalimin e ēdo keqpėrdorimi qė mund tė burojnė nga privilegjet, imunitetet dhe pėrjashtimet pėrkatėse.

 

6.4        Zyrtarėve tė organizatave tė BB-sė, qė punojnė nė zyrat rajonale, iu sigurohen kartat e identifikimit nga UNMIK-u, qė dėshmojnė se ata janė zyrtarė tė ndonjėrės prej organizatave tė BB-sė dhe se ata i gėzojnė privilegjet, imunitetet dhe pėrjashtimet e pėrcaktuara e tė cekura me kėtė rregullore.

 

 

Neni 7

Heqja e Imunitetit

 

7.1        Imuniteti ndaj proceseve gjyqėsore i zyrtarėve tė BB-sė ėshtė nė interes tė BB-sė dhe jo pėr pėrfitim tė vet zyrtarėve individualė.

 

7.2        Kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit tė zyrtarėve tė BB-sė, Pėrfaqėsuesi i Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm ia paraqet Kryetarit tė Bankės Botėrore.

 

 

Neni 8

Implementimi

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė urdhėresa administrative nė lidhje me zbatimin e kėsaj Rregulloreje.

 

 

Neni 9

Ligji nė Fuqi

 

Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.

 

 


Neni 10

Hyrja nė Fuqi

 

Kjo rregullore konsiderohet tė ketė hyrė nė fuqi mė 4 maj 2000.

 

 

 

Bernard Kouchner

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm