RREGULLORE NR.2000/47

UNMIK/REG/2000/47

18 Gusht 2000

 

 

PĖR STATUSIN,PRIVILEGJET DHE IMUNITETIN E KFOR-it, UNMIK-ut DHE TĖ PERSONELIT TĖ TYRE

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pajtim me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara  tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke pėrkujtuar paragrafin 7 tė Rezolutės, me tė cilin Kėshilli i Sigurimit autorizon shtetet anėtare dhe organizatat  pėrkatėse ndėrkombėtare  pėr vendosjen e njė pranie ndėrkombėtare tė sigurisė nė Kosovė, e quajtur KFOR,

 

Duke pėrkujtuar paragrafin 10 tė Rezolutės me tė cilin Kėshilli i Sigurimit ka autorizuar Sekretarin e Pėrgjithshėm pėr vendosjen e administratės sė pėrkohshme civile nė Kosovė,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė datės 25 korrik 1999, tė ndryshuar, tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,

 

Me qėllim tė zbatimit tė Deklaratės sė Pėrbashkėt mbi Statusin e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut dhe tė personelit tė tyre, brenda territorit tė Kosovės, si dhe tė privilegjeve e  imunitetit, qė e gėzojnė ata,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

Pėrkufizimet

 

Sipas kėsaj Rregulloreje:

 

“KFOR” do tė thotė njė forcė speciale e themeluar, e pėrbėrė nga Traktati i Organizatės sė Atlantikut Verior, duke pėrfshirė edhe anėtarėt e saj, organet ndihmėse, shtabet  ushtarake dhe elementet-njėsitė kombėtare dhe vendet kontribuese joanėtare tė NATO-s;

 

“Personel i KFOR-it” do tė thotė i tėrė personeli ushtarak dhe civil i KFOR-it, tė cilit do t’i lėshohet dokumenti dhe autorizimi i dallueshėm i identitetit (ID) nga  Komandanti i Forcės sė KFOR-it.

 

“UNMIK” do tė thotė prani ndėrkombėtare civile e vendosur, nė territorin e Kosovės, nė pajtim me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit qė integron Administratėn e Pėrkohshme Civile (tė Kombeve tė Bashkuara), ēėshtjet humanitare(UNHCR), ndėrtimin e institucioneve (OSBE), dhe pėrbėrėsit e rindėrtimit(BE); dhe

 

“Personel i UNMIK-ut” do tė thotė zyrtarėt e Kombeve tė Bashkuara, ekspertėt dhe personeli tjetėr  i caktuar pėr tė shėrbyer nė cilindo prej pėrbėrėsve tė UNMIK-ut qė mbajnė njė dokument identifikimi (ID) tė lėshuar  ose tė autorizuar nga  Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, i cili tregon se bartėsi i saj ėshtė anėtar i UNMIK-ut.

 

 

Neni 2

Statusi i KFOR-it dhe i personelit tė tij

 

2.1        KFOR-i, prona e tij, fondet dhe pasuritė e tij,  janė tė liruara nga ēfarėdo procesi ligjor.

 

2.2        Tėrė personeli i KFOR-it do tė respektojė ligjet nė fuqi nė territorin e Kosovės si dhe rregulloret e lėshuara nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr aq sa ato nuk janė nė kundėrshtim me pėrmbushjen e mandatit qė i ėshtė dhėnė KFOR-it me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit.

 

2.3        Personeli vendės i rekrutuar i KFOR-it ėshtė i liruar nga ēfarėdo procesi ligjor lidhur me fjalėt e folura apo tė shkruara si dhe veprimet e kryera nga ata gjatė pėrmbushjes sė detyrave tė lidhura ekskluzivisht me shėrbimin e tyre pėr KFOR-in.

 

2.4        Personel i KFOR-it, pėrveē atyre qė i pėrfshinė me neni 2.3 i mėsipėrm:

 

(a)   Ėshtė i liruar nga juridiksioni para gjykatave nė Kosovė nė lidhje me ēfarėdo veprimi administrativ, civil apo kriminal tė kryer nga ata nė territorin e Kosovės. Personeli i tillė do t’i nėnshtrohet juridiksionit ekskluziv tė shteteve tė tyre pėrkatėse prej tė cilave dėrgohen;dhe

 

(b)   Ėshte i liruar nga ēfarėdo form e arrestit apo e paraburgimit, pėrveē  personave tė cilėt veprojnė nė emėr tė shteteve tė tyre tė cilat i kanė dėrguar. Nėse gabimisht arrestohen, ata menjėherė duhet t’i dorėzohen autoriteteve tė KFOR-it.

 

 

Neni 3

Statusi i UNMIK-ut dhe i personelit tė tij

 

3.1        UNMIK-u, prona e tij, fondet dhe pasuritė e tij janė tė liruara nga ēfarėdo procesi ligjor.

 

3.2        Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, zėvendėsi kryesor dhe katėr zėvendėsit e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Komisioneri i Policisė dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė, tė cilėt mund tė caktohen herėpasherė nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, lirohen nga juridiksioni vendor nė lidhje me ēfarėdo veprimi civil apo kriminal tė kryer apo tė ndėrmarrė nga ata nė territorin e Kosovės.

 

3.3        Personeli i UNMIK-ut, duke pėrfshirė edhe personelin e punėsuar vendės, ėshtė i liruar nga proceset ligjore lidhur me fjalėt e folura dhe tė gjitha veprimet e kryera nga ata nė cilėsinė e tyre zyrtare.

 

3.4        Personeli i UNMIK-ut lirohet nga ēfarėdo forme e arrestit apo e paraburgimit. Nėse gabimisht arrestohen, ata menjėherė duhet t’i  dorėzohen autoriteteve tė UNMIK-ut.

 

3.5        Personeli i UNMIK-ut duhet t’i respektojė ligjet nė fuqi nė territorin e Kosovė dhe Rregulloret e lėshuara nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė pėrmbushjen e mandatit qė i ėshtė  dhėnė UNMIK-ut me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshilllit tė Sigurimit. Ata duhet tė pėrmbahen nga ēfarėdo veprimi ose veprimtarie nė shpėrputhje me tė.

 

 

Neni 4

Kontraktuesit

 

4.1        Kontraktuesit e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut, punėtorėt e tyre dhe nėnkontraktktuesit nuk i nėnshtrohen ligjeve ose rregulloreve nė lidhje me ēėshtjet e rrethanave dhe tė kushteve tė kontratave tė tyre. Kontraktuesit e UNMIK-ut dhe tė KFOR-it, ndryshe nga kontraktuesit vendor, nuk i nėnshtrohen ligjeve vendore ose rregulloreve nė lidhje me lejen dhe regjistrimin e punonjėsve, biznesit dhe korporatave.

 

4.2        Kontraktuesit e KFOR-it, punonjėsit e tyre dhe nėnkontraktuesit janė tė liruar nga proceset ligjore brenda Kosovės lidhur me veprimet e ushtruara nga ata pėrbrenda veprimtarive tė tyre zyrtare nė pajtim me rrethanat dhe kushtet e kontratės midis tyre dhe KFOR-it.

 

 

Neni 5

Kohėzgjatja e imunitetit nė proceset gjyqėsore

 

Imuniteti i personelit tė UNMIK-ut dhe KFOR-it ndaj proceseve gjyqėsore, duke pėrfshirė edhe personelin e punėsuar vendės si dhe kontraktuesit e KFOR-it, punonjėsit dhe nėnkontraktuesit e tyre do tė vazhdojė edhe pas skadimit tė mandatit tė UNMIK-ut dhe KFOR-it apo edhe pasi qė subjektet dhe personeli i tillė tė ketė ndėrprerė punėn nė UNMIK ose KFOR.

 

 

Neni 6

Heqja e imunitetit

 

6.1        Imuniteti ndaj proceseve ligjore i personelit tė KFOR-it dhe tė UNMIK-ut dhe i kontraktuesve tė KFOR-it ėshtė nė interes tė KFOR-it dhe tė UNMIK-ut dhe jo pėr pėrfitimet e vetė  individėve. Sekretari i Pėrgjithshėm ka tė drejtėn dhe obligimin t’ia heq imunitetin cilitdo prej personelit tė UNMIK-ut nė ēdo rast kur, sipas mendmit tė tij, imuniteti do tė pengonte rrjedhėn e drejtėsisė dhe mund tė hiqet pa paragjykim nė interes tė UNMIK-ut. Nė lidhje me personelin e pėrbėrėsve tė ndėrtimit tė institucioneve dhe tė rindėtimit, secila heqje e imunitetit do tė kryhet nė kėshillim me udhėheqėsit e atyre pėrbėrėsve.

 

6.2        Kėrkesa pėr heqjen e pushtetit tė juridiksionit tė personelit tė KFOR-it i paraqitet pėr shqyrtim komandantit tė nacionaliteti pėrkatės.

 

6.3        Kėrkesa pėr heqjen e imunitetit tė kontraktuesve tė KFOR-it e pėrcaktuar nė nenin 4 tė kėsaj Rregulloreje i paraqitet komandantit tė nacionalitetit pėrkatės me tė cilin kontraktuesi i KFOR-it ka bėrė kontratėn.

 

 

Neni 7

Pėrgjegjėsita e palės sė tretė

 

Kėrkesat e palės sė tretė pėr humbjen apo dėmtimin dhe pėr lėndimet personale, sėmundjen apo vdekjen, e cila shkaktohet ose drejtpėrdrejt i atribuohet KFOR-it, UNMIK-ut apo personelit tė tyre pėrkatės dhe qė nuk shkaktohen nga “ domosdoshmėritė operacionale” tė asnjėrės prej pranive ndėrkombėtare, zgjidhen nga Komisioni i Kėrkesave i themeluar nga KFOR-i dhe UNMIK-u nė mėnyrėn e cila do tė rregullohet.

 

 

Neni 8

Objektet pėr KFOR-in

 

UNMIK-u do tė bėjė pėrpjekjet e arsyeshme pėr tė vėnė nė dispozicion tė KFOR-it e tė personelit tė tij, pa pagesė, objektet publike dhe pajimet  e nevojshme pėr sendėrtimin e misionit tė tyre.

 

 

Neni 9

Zbatueshmėria e Konventės mbi Privilegjet dhe Imunitetin e Kombeve tė Bashkuara

 

Dispozitat e kėsaj Rregulloreje janė pa paragjykime ndaj privilegjeve dhe imuniteteve qė  shfrytėzohen nga UNMIK-u sipas Konventės mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve tė Bashkuara.

 

 

Neni 10

Hyrja nė fuqi

 

Kjo Rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me te.

 

 

Neni 11

Hyrja nė fuqi

 

 

Kjo Rregullore konsiderohet tė ketė hyrė nė fuqi mė 18 Gusht 1999.

 

 

 

Bernard Kouchner

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithsdhėm