RREGULLORE NR.2000/48

UNMIK/REG/2000/48

19 Gusht 2000

 

 

pėr Themelimin e Departamentit Administrativ tė Rinisė

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

 

Nė pajtim me autorizimin qė i ėshtė dhėnė  me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė datės 25 korrik 1999, tė ndryshuar, tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi autorizimin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/1 tė datės 14 janar 2000  mbi Strukturėn e Pėrbashkėt dhe tė Pėrkohshme tė Kosovės,

 

Me qėllim tė themelimit tė Departamentit Administrativ tė Rinisė,

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

Departamenti Administrativ i Rinisė

 

1.1        Me kėtė themelohet Departamenti Administrativ i Rinisė (mė tej “Departamenti”).

 

1.2        Departamenti merret me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me sektorin e rinisė nė Kosovė, ku rinia pėrkufizohet si grupmosha  prej 15 deri nė 24 vjeē.

 

1.3        Departamenti zbaton direktivat e politikės sė punės tė formuluara nga Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ nė sektorin e rinisė.

 

 

Neni 2

Funksionet

 

2.1        Departamenti mund t’i bėjė rekomandime tė politikės sė punės Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ pėrmes zėvendėsit tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Administratė Civile, tė cilat kanė tė bėjnė, veē tjerash, me:

 

(a)   Strategjinė e gjithmbarshme dhe planin gjithpėrfshirės tė punės pėr zhvillimin dhe pėrparimin e sektorit tė rinisė nė Kosovė; dhe

 

(b)   Zhvillimin e kornizės rregullative duke pėrfshirė edhe propozimet e rregulloreve si dhe vėnien dhe ofrimin e standardeve,  direktivave dhe  udhėzimit pėr administrimin efektiv, tė drejtė dhe tė pėrgjegjshėm tė sektorit tė rinisė nė Kosovė.

 

 

2.2        Departamenti:

 

(a)   Zbaton strategjinė dhe planin e punės pėr sektorin e rinisė nė kuadėr tė kornizės sė Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės dhe nė konsultim me donatorėt dhe me agencitė ndėrkombėtare dhe institucionet lokale.

 

(b)   Kryen njė analizė gjithpėrfshirėse tė gjendjes sė sektorit tė rinisė, duke pėrfshirė legjislacionin, isntitucionet, programet dhe veprimtaritė pėrkatėse;

 

(c)   Identifikon grupe tė caktuara tė rinisė si dhe zhvillon programe pėr t’u marrė me nevojat e tyre. Grupet e tilla mund tė pėrshijnė rininė jashtėshkollore, rininė analfabete, rininė e papunėsuar, rininė refugjate tė kthyer, rininė e droguar, rininė e familjeve me njė prind, rininė prindėr tė vetėm, rininė me qasje tė pakėt ndaj objekteve sanitare dhe shėndetėsore ose nė rrezik nga marrja e ndonjė sėmundjeje dhe rininė e pakicave.

 

(d)   Zhvillon programe pėr t’i identifikuar dhe pėr t’iu drejtuar nevojave tė femrave tė reja;

 

(e)   Bashkėrendon dhe bashkėpunon me departamentetet e tjera administrative, me komunat, me agjencitė e tjera ndėrkombėtare dhe qeveritare si dhe me organizatat joqeveritare pėr tė pėparuar zhvillimin dhe zbatimin koherent dhe efikas tė politikave dhe resurseve tė rinisė nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me: trajnimin pėr vende tė punės dhe pėr shėrbime zanatore, sportin dhe veprimtaritė rekretative, programet e kėmbimit rajonal dhe ndėrkombėtar, shėndetėsinė dhe arsimin, drejtėsinė pėr tė miturit, si dhe pėrparimin e tė drejtave  tė rinisė dhe tė njeriut;

 

(f)    Nxit formimin e klubeve, grupeve dhe shoqatave rinore nė tėrė Kosovėn dhe nė rajon si dhe mbikėqyr zhvillimin e tyre duke inkurajuar vendimmarrjen demokratike dhe pjesėmarrjen dhe konsultimin e gjerė nė tė gjitha nivelet siē janė klubet, grupet dhe shoqatat;

 

(g)   Inkurajon mbėshtetjen financiare dhe mbėshtjet  tjera pėr sektorin e rinisė nė Kosovė, pėrmes mėnyrave tė tilla si marrėveshjet e sponzorimit, projektet dhe subvencionet jashtėbuxhetore, nė pėrputhje me udhėzimet e zhvilluara nga Autoriteti Qendror Fiskal;

 

(h)   Rinisė sė Kosovės i ofron tė dhėna lidhur me shėrbimet dhe programet nė dispozicion pėr t’iu ndihmuar atyre; dhe

 

(i)     Ushtron edhe funksione ndihmėse nga ato tė parashtruara mė lart tė cilat i caktohen Departamentit nga zėvendėsi i Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Administratė Civile.

 

 

Neni 3

Bashkėkryesuesit e Departamentit

 

Bashkėkryesuesit e Departamentit, nėn mbikėqyrjen e zėvendėsit tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Administratė Civile janė pėrgjegjės bashkėrisht pėr:

 

(a)   Udhėheqjen e Departamentit dhe pėr pėrkujdesjen  e zbatimit tė funksioneve tė besuara;

 

(b)   Pajisjen me personel, organizimin dhe administrimin e Departamentit si dhe lėshimin e instruksioneve administrative e tė direktivave operative pėr cilėndo ēėshtje qė ka tė bėjė me funksionet e Departamentit; dhe

 

(c)   Udhėheqjen efektive dhe efikase tė resurseve tė cilat i ofrohen Departamentit nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovės ose nga ndonjė burim tjetėr.

 

 

Neni 4

Personeli dhe politika e punėsimit

 

Bashkėkryesuesit e Departamentit:

 

(a)   (a)    Zbatojnė politikė jodiskriminuese tė personelit e cila ka pėr qėllim  tė sigurojė qė pėrbėrja e personelit tė Departamentit tė pasqyrojė karakterin multietnik tė Kosovės;

 

(b)   (b)   Pėrpiqen qė sigurojnė baraspeshė tė drejtė gjinore nė tė gjitha fushat dhe nivelet nė kuadėr tė Departamentit; dhe

 

(c)   (c)    Pėrkujdesen qė i tėrė punėsimi tė mbėshtetet nė pėrgatitje profesionale, nė aftėsi dhe nė meritė.

 

 

Neni 5

Zbatimi

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė lėshojė direktiva administrative nė lidhje me zbatimin e kėsaj rregulloreje.

 

 

Neni 6

Ligji nė fuqi

Kjo rregullore zėvendėson ēdo dispozitė nė ligjin nė fuqi e cila ėshtė nė kundėrshtim me tė.

 

 

Neni 7

Hyrja nė fuqi

 

Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 19 Gusht 2000.

 

 

 

Bernard Kouchner

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm