RREGULLORE NR.2000/51
UNMIK/REG/2000/51
30 Gusht 2000


MBI MOSHËN PËR VIJIMIN E DETYRUESHËM TË SHKOLLËS NË KOSOVË


Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,

Në pajtim me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më datën 10 qershor 1999,

Duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999, të plotësuar, mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/1 të datës 14 janar 2000 mbi Strukturën e Përbashkët të Përkoshme Administrative të Kosovës, si dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/11 të datës 3 mars 2000 mbi themelimin e Departamentit Administrativ të Arsimit dhe Shkencës,

Me qëllim të përcaktimit të moshës për vijimin e detyrueshëm të shkollës në Kosovë,

Shpall sa vijon:


Neni 1
MOSHA PËR VIJIMIN E DETYRUESHËM TË SHKOLLIMIT

1.1 Mosha për vijimin e detyrueshëm të shkollës është prej gjasht vjeç deri në pesëmbëdhjet vjeç.

1.2 Fëmija i cili, në fillimin të vitit të shkollor, ka mbushur gjashtë (6) vjet duhet të regjistrohet në ndonjë shkollë që është pranuar nga Departamenti Administrativ për Arsim e Shkencë (më tej: "Departamenti") në gjysmëvjetorin e parë të atij viti shkollor në vijim dhe mbetet i regjistruar në shkollën përkatëse gjatë viteve vijuese derisa të arrijë moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare.


Neni 2
REGJISTRIMI I FËMIJËVE NËN MOSHËN E VIJIMIT TË DETYRUESHËM TË SHKOLLËS

Drejtori komunal për arsim (tutje: "Drejtori") mund ta regjistrojë fëmijën që nuk e ka ende moshën e paraparë për shkollim me fillimin e vitit shkollor në rrethanat e mëposhtme:

(a) Kur drejtori është i mendimit se fëmija do të humbte nga pikëpamja arsimore sikur të mos regjistrohe; dhe

(b) Kur vërtetohet se fëmija është regjistruar në ndonjë program zyrtar të arsimimit në ndonjë vend a shtet tjetër dhe se fëmija do të humbte nga pikëpamja arsimore sikur të mos regjistrohej në shkollë.

Neni 3
PËRJASHTIMET

3.1 ind ose kujdestar i fëmijës së moshës së obligueshme për shkollim duhet të përkujdeset që fëmija i tillë të regjistrohet në një shkollë të pranuar nga Departamenti, përveç në rastet kur atij prindi ose kujdestari Departamenti i ka lejuar mosvijimin e nxënësit në shkollë.

3.2 Arsyet e mëposhtme janë si bazë për dhënien e pëlqimit për mosvijim:

(a) Kur fëmijës i ofrohet mësim efikas dhe i rregullt nga një sërë lëndësh të përshtatshme për nevojat e fëmijës në një vend tjetër përveq shkollës së pranuar; ose

(b) Kur fëmija nuk ka mundësi t'i vijojë mësimet për shkaqe shëndetësore të cilat konsiderohen të arsyeshme.

3.3 Përveq çështjeve të parapara në paragrafin 3.2 lart, përjashtim mund të bëhet edhe për arsye të tjera të përcaktuara për secilin rast veç e veç nga Bashkëdrejtuesit e Departamenit ose nga zyrtarët e përcaktuar të tyre.


Neni 4
DËNIMET

4.1 Prindi ose kujdestari i cili nuk e regjistron fëmijën e moshës së obligueshme në një shkollë të pranuar nga Departamenti pa e marrë pëlqimin për mosregjistrim, kryen kundërvajtje.

4.2 Çdo person që shkel ligjin, sipas nenit të mësipërm 4.1 dhe mbasi të jetë shpallur fajtor i nënshtohet gjobitjes që mund të shkojë deri në 300 marka gjermane.

4.3 Çdo person që bën kundërvajtje sipas nenit të mësipërm 4.2 lidhur me atë fëmijë, pas shpalljes fajtor, dënohet me të holla deri në 100 marka gjermane për çdo javë mësimi të vitit shkollor sipas kalendarit zyrtar shkollor, për fëmijën i cili nuk është regjistruar në një shkollë të pranuar duke filluar nga gjobitja e parë.


Neni 5
ZBATIMI

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të lëshojë udhëzime administrative që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj Rregulloreje.


Neni 6
LIGJI NË FUQI

Rregullorja aktuale e shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi e cila nuk është në pajtim me të.

Neni 7
HYRJA NË FUQI


Kjo Rregullorje hyn në fuqi më 30 Gusht 2000.

Bernard Kouchner
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm