RREGULLORE NR.2000/60
UNMIK/REG/2000/60
31 Tetor 2000
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pajtim me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn nr. 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999;
Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė mbi autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999,
Duke pėrkujtuar Rregulloren nr.1999/23 mbi themelimin e Drejtorisė pėr ēėshtje banesore dhe pronėsore dhe tė Komisionit pėr kėrkesat banesore dhe pronėsore,
Me qėllim tė pėrpunimit tė mėtejmė tė ligjit qė ka tė bėjė me pronėn banesore nė Kosovė dhe tė themelimit tė Rregullave tė procedurės dhe provave tė Drejtorisė pėr ēėshtje banesore dhe pronėsore dhe tė Komisionit pėr kėrkesat banesore e pronėsore,
Shpall sa vijon:
Neni 1
Konform kėsaj rregulloreje,
Banesė e braktisur nėnkupton ēdo banesė, tė cilėn pronari apo poseduesi ligjor dhe anėtarėt e familjes sė tij/saj kanė pushuar ta pėrdorin pėrkohėsisht ose pėrgjithmonė dhe e cila ėshtė ose e zbrazėt ose e zėnė nė mėnyrė joligjore.
Dhėnėsi i banesės nė shfrytėzim nėnkupton bartėsin e sė drejtės pėr ndarjen nė shfrytėzim tė banesave shoqėrore nė pajtim me ligjin i cili ėshtė aplikuar nė atė kohė.
Pronė e shoqėruar d.m.th. toka ose ndėrtesat tė cilat paraqitėsi i kėrkesės i posedon ose e shfrytėzon, tė cilat formojnė njė njėsi me banesėn.
Komisioni d.m.th. Komisioni pėr kėrkesat banesore dhe pronėsore i themeluar sipas Rregullores 1999/23.
Drejtoria d.m.th. Drejtoria pėr ēėshtje pronėsore dhe banesore e themeluar sipas Rregullores 1999/23.
Diskriminim d.m.th. ēfarėdo dallimi nė baza tė tilla siē ėshtė gjuha, feja, bindja politike ose bindje tjetėrfare, prejardhja kombėtare ose etnike, apo shoqėrimi me njė bashkėsi kombėtare, qė ka pėr qėllim tė ndikojė nė zhvleftėsimin ose dėmtimin e njohjes, gėzimit a tė ushtrimit tė sė drejtės pronėsore nė baza tė barabarta.
Transaksion jozyrtar nėnkupton ēdo transaksion tė njė prone tė paluajtshme, i cili ka qenė joligjor nė bazė tė dispozitave tė Ligjit mbi kushtet e veēanta pėr qarkullimin e paluajtshmėrive (Gazeta zyrtare e RSS 30/89, sipas ndryshimeve me ligjet e publikuara nė Gazetėn zyrtare tė SRS 42/89 dhe 22/91) ose ndonjė ligji tjetėr diskriminues, i cili pėrndryshe do tė konsiderohej transaksion i ligjshėm.
E drejtė e banimit d.m.th. e drejta pėr shfrytėzimin e njė banese
shoqėrore sipas kontratės pėr shfrytėzimin e banesės tė pėrpiluar nė bazė tė
Ligjit mbi marrėdhėniet banesore[1] ose tė
Ligjit mbi banesat[2].
Kjo nuk pėrfshin tė drejtėn pėr shfrytėzimin e banesave pėr qėllime zyrtare
(banesa shėrbimi) apo banesat e shfrytėzuara si strehim i pėrkohshėm dhe as
dhėnien me qira tė banesave shoqėrore.
Pronė d.m.th. ēdo shtėpi banimi a banesė, ēdo banesė nė pronėsi
shoqėrore, si dhe ēdo pronė e shoqėruar.
E drejta pronėsore d.m.th. ēdo e drejtė pronėsie nė pronė, posedim i ligjshėm i saj, e drejtė e shfrytėzimit tė saj ose e drejtė e banimit nė tė.
Neni 2
2.1 Ēdo e drejtė pronėsie, qė ėshtė fituar nė mėnyrė tė drejtė nė pajtim me ligjin nė fuqi nė kohėn e fitimit tė saj, mbetet e vlefshme pėrkundėr ndėrrimeve nė ligjislacionin nė fuqi tė Kosovės, pėrveē nė ato raste kur kjo Rregullore pėrcakton ndryshe.
2.2 Ēdo person i cili e ka humbur tė drejtėn e pronėsisė nė periudhėn ndėrmjet datės 23 mars 1989 dhe datės 24 mars 1999 si pasojė e diskriminimit, ka tė drejtė pėr rikthimin e saj nė pajtim me kėtė Rregullore. Rikthimi mund tė jetė nė formė tė rivendosjes sė tė drejtės mbi pronėn (mė poshtė i quajtur: kthim nė lloj) ose kompensim.
2.3 Ēdo transaksion i pronės i bėrė ndėrmjet datės 23 mars 1989 dhe datės 13 tetor 1999, qė ka qenė i paligjshėm nė bazė tė dispozitave tė Ligjit mbi kushtet e veēanta pėr qarkullimin e paluajtshmėrive (Gazeta zyrtare e RSS 30/89, sipas ndryshimeve me ligjet e publikuara nė Gazetėn zyrtare tė RSS nr. 42/89 dhe 22/91) ose tė ndonjė ligji tjetėr diskriminues, qė pėrndryshe do tė ishte qarkullim i ligjshėm, ėshtė i vlefshėm.
2.4 Ēdo person qė ka fituar tė drejtėn e pronėsisė nė njė pronė nėpėrmjet ndonjė transaksioni jozyrta ndėrmjet datės 23 mars 1989 dhe 13 tetor 1999, bazuar nė vullnetin e lirė tė palėve, ka tė drejtė nė urdhėresėn e Drejtorisė ose tė Komisionit pėr regjistrimin e pronėsisė sė vet nė regjistrat pėrkatės publikė. Njė urdhėr i kėtillė nuk e liron kėrkuesin nga asnjė detyrim pėr tė paguar ēfarėdo takse apo tatimi lidhur me pronėn ose qarkullimin e pronės.
2.5 Ēdo refugjat ose person i zhvendosur, me tė drejtė mbi pronėn, gėzon tė drejtėn e kthimit tė pronės ose tė disponojė me tė nė pajtim me ligjin dhe nė pėrputhje me kėtė rregullore.
2.6 Ēdo person me tė drejtė pronėsie mė 24 mars 1999, i cili e ka humbur pronėsinė mbi atė pronė dhe nuk ka hequr dorė vullnetarisht nga e drejta e pronėsisė, ka tė drejtė tė marrė vendim nga Komisioni pėr riposedim tė pronės. Komisioni nuk do tė pranojė kėrkesa pėr kompensimin e dėmtimeve apo tė shkatėrrimeve tė pronės.
Neni 3
3.1 Asnjė kėrkesė pėr rikthimin e pronės banesore tė humbur ndėrmjet datės 23 mars 1989 dhe datės 24 mars 1999 si pasojė e diskriminimit nuk mund ti parashtrohet asnjė gjyqi apo tribunali nė Kosovė, me pėrjashtim tė atyre kėrkesave qė janė nė pajtim me Rregulloren 1999/23 dhe kėtė Rregullore.
3.2 Kėrkesa sipas paragrafit 1.2 (a) (b)ose (c) tė Rregullores nr. 1999/23 duhet ti dorėzohet Drejtorisė para datės 1 dhjetor 2001. Afati pėr dorėzimin e kėrkesave mund tė zgjatet me dekret tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, i cili mund:
(a) tė refuzojė zgjatjen e afatit pėr njė kategori tė kėrkesave konform nenit 5.2
(b) tė caktojė afate tė ndryshme pėr kategori tė ndryshme tė kėrkesave konform nenit 5.2.
3.3 Nė rastet kur Komisioni vlerėson se kėrkuesi ka tė drejtė nė rikthimin e pronės, ky Komision do ta caktojė kthimin nė lloj, pėrveē rasteve kur posedimi i pronės ėshtė fituar nga ndonjė person fizik nėpėrmjet tė njė transaksionit tė vullnetshėm dhe tė vlefshėm para datės sė hyrjes nė fuqi tė kėsaj Rregullore.
Neni 4
4.1 Ky nen vlen pėr ēfarėdo tė drejte banimi nė banesat shoqėrore, tė cilat janė anuluar si pasojė e diskriminimit.
4.2 Si pėrjashtim nga neni 3.3, pėrkitazi me njė banesė shoqėrore tė cilėn pastaj e ka blerė pronari aktual nga bartėsi i sė drejtės sė banimit, sipas Ligjit pėr banim (mė tej: pronari i parė), do tė vlejnė rregullat e mėposhtme:
(a) paraqitėsi i kėrkesės ka tė drejtė pronėsie mbi banesėn mbasi tia ketė paguar Drejtorisė:
(i) ēmimin e blerjes sė banesės, i cili figuron nė kontratėn e shitjes tė bėrė nga pronari i parė;ose
(ii) ēmimin me tė cilin paraqitėsi i kėrkesės do tė kishte pasur tė drejtė ta blente banesėn, sipas Ligjit mbi banesat, sikur tė mos kishte diskriminim (ēfarėdo ēmimi tė cilin Drejtoria e vlerėson si mė tė vogėl), plus njė pėrqindje tė vlerės aktuale tė banesės nė treg, tė pėrcaktuar nga Drejtoria, si dhe koston e ēdo pėrmirėsimi qė ka bėrė nė banesė pronari i parė.
(b) pėr ta gėzuar tė drejtėn e kthimit nė lloj, paraqitėsi i kėrkesės duhet tia paguajė Drejtorisė shumėn nga paragrafi (a) nė afat prej 120 ditėsh pas vendimit tė Komisionit pėr tė drejtėn e kthimit. Me kėrkesė tė paraqitėsit tė kėrkesės, Drejtoria mund ta zgjasė afatin deri nė 120 ditė tė tjera, nėse paraqitėsit tė kėrkesės kjo do ti shkaktonte vėshtirėsi financiare. Me tė paguar tė kėsaj shume, Komisioni lėshon vendimin me anė tė tė cilit paraqitėsi i kėrkesės shpallet pronar i banesės.
(c) paratė e paguara nė pajtim me paragrafin (b) i mban Drejtoria nė njė fond tė besuar.
Pronarit tė parė, i cili shpronėsohet nga banesa, pas parashtrimit tė kėrkesės nė bazė tė kėtij neni Drejtoria ia kompenson shumėn nga fondi i besuar, tė cilėn ai/ajo e ka paguar pėr blerjen e banesės dhe njė pėrqindje nga vlera aktuale e banesės nė treg, tė pėrcaktuar nga Drejtoria, si dhe shpenzimet e ēfarėdo pėrmirėsimi qė ai/ajo e ka bėrė nė banesė. Ēdo detyrim i mbetur i Pronarit tė Parė sipas Ligjit mbi banesat anulohet.
4.3 Pėrjashtimisht nga dispozitat e nenit tė mėsipėrm, asnjė person, tė drejtat e tė cilit janė shkelur nga vendimi i Komisionit qė pėrcakton kthimin nė lloj nuk ka tė drejtė nė kurrfarė kompensimi.
4.4 Ēdo paraqitės i kėrkesės pėr tė cilin Komisioni vlerėson se ka tė drejtė nė rikthimin e banesės shoqėrore, por tė cilit nuk i ėshtė kthyer banesa nė pajtim me nenin 4.2, i lėshohet njė certifikatė nga Drejtoria nė tė cilėn shėnohet vlera aktuale e banesės nė treg dhe gjendja e saj aktuale, duke zbritur kėtu shumėn tė cilėn paraqitėsi i kėrkesės do tė duhej ta paguante pėr blerjen e banesės sipas Ligjit mbi banesat. Drejtoria i cakton rregullat pėr pėrcaktimin e kėtyre shumave dhe tė shumave tė theksuara nė nenin 4.2 (a) dhe (c).
4.5 Ēdo person me certifikatė tė lėshuar sipas nenit 4.4 tė mėsipėrm ka tė drejtė nė kompensim tė arsyeshėm, tė barabartė me shumėn e shėnuar nė certifikatė, e cila paguhet nga fondet qė mund tė grumbullohen pėr kėtė qėllim. Mėnyra e llogaritjes dhe e pagesės do tė pėrcaktohen me akt tė veēantė juridik.
Neni 5
5.1 Ky nen ka tė bėjė me ēdo person i cili e ka blerė njė banesė nga bartėsi i tė drejtės pėr ndarje nė pajtim me Ligjin mbi banesat, ku as ai person e as ndonjė anėtar i familjes sė tij nuk ka qenė bartės i tė drejtės sė banimit nė banesė para datės 23 mars 1989.
5.2 Deri nė fund tė afatit tė caktuar nė nenin 3.2 tė kėsaj Rregulloreje ose deri nė zgjidhjen e ndonjė kėrkese pėr banesė tė bėrė sipas kėsaj Rregulloreje, cilado qė tė jetė e fundit, personi me tė cilin ka tė bėjė ky nen konsiderohet posedues i ligjshėm i banesės. Gjatė kėsaj periudhe, personi nuk mund tia bartė banesėn njė personi tjetėr, pėrveē rastit kur bartja ėshtė pjesė e njė zgjidhjeje miqėsore tė marrė me marrėveshjen e palėve nė pajtim me nenin 10.1 tė kėsaj Rregulloreje. Ēdo kontratė pėr shitje, kėmbim ose dhurim, e bėrė nė kundėrshtim me kėtė nen, ėshtė e pavlefshme dhe nuk ka forcė ligjore.
Neni 6
Pėrderisa Drejtoria e ka tė drejtėn ekskluzive mbi ēėshtjet e parashtruara nė paragrafin 1.2 tė Rregullores 1999/23, vlen dispozita e mėposhtme:
(a) Neni 3 i Ligjit mbi marrėdhėniet banesore suspendohet me anė tė kėsaj Rregulloreje;
(b) Pavarėsisht nga dispozitat e ēfarėdo ligji tjetėr, asnjė e drejtė banimi nė banesė shoqėrore nuk mund tė pėrfundojė:
(i) pa pėlqimin e bartėsit tė sė drejtės pėr banim ose tė Drejtorisė pėr ēėshtje banesore dhe pronėsore; ose
(ii) pa urdhėresėn e Komisionit, siē parashtrohet me anė tė kėsaj Rregulloreje dhe
(c) pėrkundėr nenit 24 tė Ligjit mbi marrėdhėniet banesore, dhėnia me qira e banesave shoqėrore ėshtė e lejuar.
Neni 7
7.1 Drejtoria i regjistron kėrkesat sipas paragrafit 1.2 tė Rregullores 1999/23 nė zyrat e hapura pėr kėtė qėllim nė Kosovė dhe nė vende tė tjera ku i duket e arsyeshme.
7.2 Kėrkesa mund tė bėhet nga personi i pėrcaktuar me paragrafin 1.2 tė Rregullores 1999/23, ose, nė rastet kur ky personi nuk mund ta paraqesė kėrkesėn, kėtė mund ta bėjė njė anėtar i familjes sė personit. Sipas kėsaj Rregulloreje, anėtarėt e familjes sė personit caktohen nė pajtim me nenin 9 tė Ligjit mbi marrėdhėniet banesore.
7.3 Paraqitėsi i kėrkesės ose pala e kėrkesės mund tė pėrfaqėsohet nga njė person i autorizuar me anė tė autorizimit. Drejtoria mund ta vėrtetojė autorizimin
Neni 8
8.1 Kėrkesa bėhet nė formularin e pėrcaktuar nga Drejtoria, duke ofruar tė gjitha tė dhėnat e nevojshme pėr kėrkesė, tė nėnshkruar nga Paraqitėsi i kėrkesės ose personi i autorizuar nė prani tė nėpunėsit pėrgjegjės tė Drejtorisė (mė poshtė i quajtur: formulari i kėrkesės).
8.2 Paraqitėsi i kėrkesės duhet tia bashkangjesė formularit tė kėrkesės origjinalet ose kopjet e vėrtetuara tė ēdo dokumenti, tė cilat i posedon ai/ajo e qė kanė tė bėjnė me kėrkesėn, dhe tė cilat mund ti marrė nga regjistrat publikė. Drejtoria ėshtė e autorizuar ti vėrtetojė kopjet.
8.3 Pėr kėrkesat e pėrcaktuara nė paragrafin 1.2 (c) tė Rregullores 1999/23, kėrkuesi mundet, pėrveē kėrkesave tė tjera, tė bėjė kėrkesė pėr:
(a) kthimin e posedimit tė pronės me qėllim tė rikthimit nė pronė ose posedimit tė saj nė pajtim me ligjin;
(b)
vėnien e pronės nėn administrimin
e Drejtorisė deri atėherė kur kėrkuesi vendos tė kthehet nė pronė ose tė
disponojė me tė.
Neni 9
9.1 Pas pranimit tė kėrkesės, Drejtoria e njofton banuesin aktual tė pronės sė kėrkuar, nėse ka tė tillė, dhe do tė bėjė pėrpjekje tė arsyeshme pėr ti njoftuar personat e tjerė qė kanė interes juridik mbi atė pronė. Nė rastet e volitshme, kėto pėrpjekje tė arsyeshme do tė bėhen nė formė tė shpalljeve nė shpalljet zyrtare tė Drejtorisė.
9.2 Palėt e kėrkesės janė paraqitėsi i kėrkesės dhe
(a) ēdo shfrytėzues aktual i pronės sė kėrkuar;dhe
(b) cilido person tjetėr fizik me interes juridik,
i cili e lajmėron Drejtorinė pėr qėllimin e vet pėr tė marrė pjesė nė procedurė nė afat prej 30 ditėsh nga dita e njoftimit pėr kėrkesėn nga ana e Drejtorisė nė pajtim me paragrafin 9.1. Personi me interes juridik, i cili nuk ėshtė njoftuar lidhur me lėndėn, mund tė pranohet si palė nė ēdo kohė gjatė procedurės me kusht qė lėnda tė mos ketė marrė vendim pėrfundimtar.
9.3 Bartėsi aktual ose i mėparshėm i pretendimit nė njė banesė, mund tė parashtrojė ose tė paraqesė prova lidhur me lėndėn. Kushdo qė ka pretendime si pėrfaqėsues i bartėsit aktual ose tė mėparshėm tė sė drejtės nė banesė duhet tė dėshmojė para Drejtorisė pėr identitetin e vet dhe lidhjen me bartėsin e tė drejtės sė banesės. Megjithatė, as Drejtoria e as Komisioni nuk janė tė detyruar nė asnjė mėnyrė tė vendosin pėr ēėshtjet ligjore qė kanė tė bėjnė me identitetin e bartėsit tė sė drejtės ose tė drejtės pėr pėrfaqėsimin e bartėsit tė sė drejtės nė banesė.
9.4 Lidhur me njoftimin pėr qėllimin e pjesėmarrjes sipas nenit 9.2, banuesi aktual dhe ēdo person tjetėr fizik me interes juridik ia bėn tė ditur Drejtorisė adresėn pėr dėrgimin e dokumenteve. Drejtoria i dėrgon ēdo pale njė kopje tė formularit tė kėrkesės.
9.5 Nė afat prej 30 ditėsh nga pranimi i kopjes sė formularit tė kėrkesės, pala pranuese mund ti pėrgjigjet lėndės me formular tė pėrcaktuar nga Drejtoria (tutje: Pėrgjigjja nė kėrkesė). Nė varėsi tė nenin 21.1, ēdo palė duhet ti paraqesė origjinalet ose kopjet e vėrtetuara tė ēdo dokumenti relevant pėr kėrkesėn qė pala i posedon, ose qė mund ti marrė nga regjistrat publike.
9.6 Nė Pėrgjigjen e kėrkesės, banuesi aktual mund tė kėrkojė qė nevojat e veta banesore tė merren parasysh nga Drejtoria dhe nėse kjo ndodh, ai/ajo duhet tia ofrojė Drejtorisė tė gjitha informatat relevante pėr pėrcaktimin e nevojave banesore tė veta.
9.7 Drejtoria u shpėrndan kopjet e pėrgjigjes palėve tė tjera nė kėrkesė. Nė raste tė volitshme, Drejtoria mund tu ofrojė palėve ekstraktet nė gjuhėn qė ata e parapėlqejnė pėr ēdo dokument tė paraqitur nga ēdo palė tjetėr. Secila palė mund ti pėrgjigjet cilėsdo ēėshtje tė parashtruar nė pėrgjigje tė kėrkesės nė afat prej 30 ditėsh.
9.8 Drejtoria mund tė refuzojė ta publikojė ēdo informatė qė i ėshtė paraqitur nga cilado palė qoftė, duke pėrfshirė identitetin e cilėsdo palė a dėshmitari kur kjo ėshtė e domosdoshme pėr hir tė sigurisė sė cilitdo person.
9.9 Formulari i kėrkesės dhe pėrgjigjja nė kėrkesė mund tė paraqiten nė gjuhėn shqipe, angleze ose serbe.
9.10 Pėr hir tė marrjes sė vendimeve tė drejta dhe efektive tė lėndėve, Drejtoria mundet nė rastet specifike a zgjasė ēdo afat ose ta shfuqizojė ēdo rregull procedurale nė kėtė Kapitull, kur ekziston arsye e fortė pėr kėtė dhe kur kjo nuk i paragjykon materialisht tė drejtat e asnjėrės palė. Megjithatė, edhe nėse ndonjė palė nuk mund tė marrė pjesė nė procedura ose nuk u bindet rregullave pa pasur ndonjė justifikim tė qėndrueshėm pėr kėtė, shqyrtimi i lėndės nuk do tė shtyhet.
Neni 10
10.1 Drejtoria bėn pėrpjekje pėr ti zgjidhur kėrkesat nė mėnyrė miqėsore nėpėrmjet marrėveshjes sė palėve. Drejtoria do ti informojė palėt mbi tė drejtat dhe detyrimet e tyre tė pėrcaktuara me kėtė Rregullore dhe mund tė ndėrmarrė ēdo lloj hapi qė e vlerėson tė drejtė pėr ti lehtėsuar zgjidhjet ose pėr tu ndihmuar palėve pėr zgjidhjen e nevojave banesore. Drejtoria mund tė krijojė marrėveshje standarde pėr zgjidhje tė cilat do ti pėrdorin palėt dhe mund ti vėrtetojė marrėveshjet pėr zgjidhje.
10.2 Drejtoria mund tė bėjė hetime mbi lėndėn dhe tė mbledhė prova relevante pėr lėndėn nga ēfarėdo regjistri tė organeve publike, te personi fizik apo juridik. Drejtoria ka tė drejtė pėr qasje tė lirė dhe pa pagesė tė ēdo regjistėr nė Kosovė qė ėshtė i rendėsishėm pėr zgjidhjen e njė lėnde a pėr ēfarėdo qėllime tė tjera verifikuese.
10.3 Drejtoria mund ta hedhė poshtė kėrkesėn me vendim tė shkruar, nėse kėrkesa dukshėm del jashtė juridiksionit tė Komisionit. Kėrkesa mund tė hudhet poshtė nė ēdo fazė tė procedurės para Drejtorisė.
10.4 Drejtoria ia paraqet Komisionit ēdo lėndė qė nuk mund tė zgjidhet miqėsisht ose qė e konteston kėrkuesi hudhjen poshtė tė kėrkesės nga ana e Drejtorisė sipas nenit 10.3. Drejtoria mund tė pėrgatisė ekstrakte tė parashtrimeve dhe prova, pėrkthime tė provave, si dhe rekomandime pėr shqyrtim tė Komisionit.
10.5 Drejtoria, nė cilėndo kohė gjatė procedurės, me kėrkesėn e cilitdo kėrkues ose me vetiniciativė, mund tė rekomandojė qė Komisioni tė lėshojė masa tė pėrkohshme pėr mbrojtje ose ēfarėdo direktive a urdhėr tjetėr tė nevojshėm pėr ta siguruar zgjidhjen e drejtė dhe tė shpejtė tė kėrkesės.
Neni 11
11.1 Pėr lėndėt nė paragafin 1.2 (b) tė Rregullores 1999/23, Drejtoria mund ta lėshojė njė urdhėr pėr regjistrimin e transaksionit jozyrtar tė kėrkuesit nė regjistrin pėrkatės publik nėse:
(a) kėrkesa ėshtė e pakontestueshme;dhe
(b) drejtoria ėshtė e kėnaqur se ka prova tė mjaftueshme se kėrkuesi ka fituar tė drejtėn e pronėsisė nėpėrmjet njė transaksioni jozyrtar ndėrmjet datės 23 mars 1989 dhe 13 tetor 1999.
11.2 Urdhėri i Drejtorisė nė kėtė nen nuk ėshtė vendim ekzekutiv mbi tė drejtėn e pronės dhe nuk ndikon nė tė drejtat e cilitdo personi pėr ti paraqitur Drejtorisė kėrkesa tė mėtetjme sipas nenit 1.2 tė Rregullores 1999/23. Njė kėrkesė e tillė duhet bėrė nė afat prej 30 ditėsh mbasi tė jetė vėnė nė dijeni vendimi i Komisionit, por jo mė vonė se njė (1) vit nga data e vendimit tė Komisionit. Drejtoria duhet ti publikojė vendimet e bėra nė kuptim tė kėtij neni.
Neni 12
12.1 Drejtoria autorizohet qė ti administrojė banesat e braktisura me qėllim qė tė mund tu pėrgjigjet nevojave banesore tė personave tė zhvendosur dhe tė refugjatėve.
12.2 Drejtoria mund ta lėshojė njė urdhėr duke vėnė, kėshtu, banesėn nėn administrimin e vet nė cilėndo prej rethanave tė mėposhtme:
(a) me marrėveshjen e palėve pėr zgjidhjen e kėrkesės;
(b) me kėrkesėn e paraqitėsit tė kėrkesės, duke e ndjekur vendimin e Komisionit qė vėrteton tė drejtėn pronėsore tė kėrkuesit;
(c) mbas largimit tė banuesit aktual, nė rast se kėrkuesi nuk mund ta riposedojė pronėn nė afat prej 14 ditėsh nga dita e njoftimit pėr pėrmbarimin e largimit nga banesa;
(d) kur asnjė kėrkesė nuk ėshtė paraqitur pėr pronėn dhe prona ėshtė ose e zbrazėt ose banuesi aktual i pronės nuk kėrkon kurrfarė tė drejte pronėsie mbi atė pronė;ose
(e) nė rast se asnjė kėrkesė nuk ėshtė paraqitur pėr pronėn me kėrkesėn e pronarit ose tė bartėsit tė sė drejtės sė shfrytėzimit tė asaj prone.
12.3 Pėr sa kohė qė prona tė jetė nėn administrimin e Drejtorisė (mė tej prona nėn administrim), tė drejtat e posedimit tė pronarit ose tė bartėsit tė sė drejtės sė banimit pezullohen pėr hir tė interesit tė pėrgjithshėm.
12.4 Drejtoria mund tė lėshojė leje tė pėrkohshme pėr tė qėndruar nė pronėn e cila ėshtė nėn administrimin e saj, varėsisht nga kriteret dhe kushtet qė ajo i konsideron tė arsyeshme. Lejet e pėrkohshme lėshohen pėr njė afat tė kufizuar kohor, mirėpo mund tė pėrsėriten me kėrkesė.
12.5 Drejtoria i vendos kriteret pėr ndarjen e pronave nėn administrim tė pėrkohshėm mbi baza humanitare.
12.6 Drejtoria mund tė lėshojė urdhėr pėr largim nga prona nėn administrim gjatė ēdo kohe sipas rrethanave tė mėposhtme:
(a) kur banuesi aktual nuk i plotėson kushtet pėr leje tė pėrkohshme;
(b) kur leja e pėrkohshme ka skaduar;ose
(c) kur bartėsi i lejes sė pėrkohshme nuk vazhdon tė cilėsohet si nevojtar pėr strehim humanitar ose nuk u pėrmbahet kritereve dhe kushteve tė lejes sė pėrkohshme.
12.7 Pronari ose bartėsi i tė drejtės pėr banim i njė banese nėn administrim mund tia paraqesė kėrkesėn Drejtorisė me qellimin e tij/saj pėr ta kthyer pronėsinė e banesės. Mbas pranimit tė kėrkesės sė pronarit ose tė bartėsit tė tė drejtės pėr banim, Drejtoria ia lėshon banuesit aktual urdhėrin pėr largim nga banesa duke kėrkuar nga ai qė ta lirojė pronėn nė afat prej 90 ditėsh dhe nėse banuesi aktual nuk e liron pronėn vullnetarisht, Drejtoria e lėshon urdhėrin me tė cilin e autorizon ekzekutimin e largimit nga banesa. Administrimi i njė prone nga ana e Drejtorisė pėrfundon me riposedimin e pronės nga pronari ose bartėsi i sė drejtės sė pronės.
12.8 Drejtoria bėn pėrpjekje tė arsyeshme pėr ta minimizuar rrezikun e dėmtimit tė ēdo prone nėn administrimin e saj. Drejtoria nuk mban kurrfarė pėrgjegjėsie pėr asnjė dėmtim tė pronės nėn administrimin e saj dhe as pėr humbjen a dėmtimin e pėrmbajtjeve tė saj.
Neni 13
13.1 Drejtoria ia dėrgon njė kopje tė vėrtetuar tė vendimit dhe tė ēdo urdhėri tė Komisionit secilės palė nė adresėn e dhėnė sipas nenit 9.4. Vendimi dhe ēdo urdhėr janė fuqiplotė nga data e dėrgimit tė tyre palės sė fundit, pėrveē nėse vendimi ose urdhėri pėrcakton ndryshe.
13.2 Drejtoria ia dorėzon shfrytėzuesit aktual qė ka pretendime pėr atė pronė njė urdhėr tė lėshuar nga Komisioni pėr largim nga ajo pronė. Drejtoria, nėse e sheh tė arsyeshme, mund ta shtyjė pėrmbarimin e urdhėrit pėr largim nga banesa deri nė 6 muaj, derisa banuesi aktual ta zgjidhė ēėshtjen e banimit, ose varėsisht nga rrethanat tjera qė Drejtoria i sheh tė arsyeshme. Drejtoria e njofton banuesin aktual si dhe kėrkuesin pėr arsyen e prolongimit.
13.3 Me pėrjashtim tė largimit nga banesa sipas nenit 12.7 ose urdhėrit tė Komisionit qė pėrcakton ndryshe, urdhėri pėr largim nga banesa i lėshuar nga Komisioni ose nė rastin e pronės nėn administrim nga Drejtoria, zbatohet brenda afatit prej 30 ditėsh pas dėrgimit. Urdhėri pėr largim nga banesa mund tė ekzekutohet kundrejt ēdo personi i cili ndodhet nė pronė nė kohėn e ekzekutimit tė urdhėrit pėr largim nga banesa.
13.4 Largimi nga banesa ekzekutohet nga nėpunėsi pėrgjegjės i Drejtorisė, me pėrkrahjen e organeve tė rendit. Nėpunėsi nė fjalė dhe autoritetet duhet ta kenė me vete urdhėrin tė nėnshkruar nga:
(a) Sekretari nė rast tė urdhėrit tė Komisioni;ose
(b) nėpunėsi i lartė i Drejtorisė nė rast se ėshtė lėshuar nga ajo me tė cilin e autorizon ekzekutimin pėr largim nga banesa.
13.5 Gjatė ekzekutimit tė urdhėrit pėr largim nga banesa, ēdo person qė nuk i bindet udhėzimeve tė nėpunėsit pėrgjegjės pėr ta lėshuar pronėn, mund tė largohet nga organet e rendit. Nė rast se edhe pasuria e tundshme largohet, Drejtoria do tė bėjė pėrpjekje tė arsyeshme pėr ta minimizuar rrezikun e dėmtimit ose tė humbjes sė kėsaj pasurie. Drejtoria nuk mban asnjė pėrgjegjėsi pėr asnjė dėmtim a humbje tė pasurisė sė larguar.
13.6 Drejtoria e njofton kėrkuesin lidhur me datėn e caktuar tė dėbimit. Pas ekzekutimit tė largimit nga banesa, nėse kėrkuesi ose banuesi i pėrkohshėm nuk ėshtė i pranishėm pėr ta marrė nė dorė menjėherė pronėsinė mbi banesėn, atėherė nėpunėsi pėrgjegjės e mbyll me ndry banesėn dhe e njofton kėrkuesin. Ēdo person i cili, pa arsyetim tė ligjshėm futet nė banesė duke e thyer atė, mund ti nėnshtrohet largimit nga prona prej organeve tė rendit.
Neni 14
14.1 Ēdo palė ka tė drejtė tia paraqesė ankesėn Komisionit tė Drejtorisė pėr rishqyrtimin e vendimit tė Komisionit nė afat prej 30 ditėsh nga dita e njoftimit pėr vendimin:
(a) nėpėrmjet paraqitjes sė provave pėrkatėse ligjore, tė cilėn Komisioni nuk e ka shqyrtuar kur ėshtė marrė vendimi;ose
(b) me arsye se ėshtė bėrė gabim nė ekzekutimin e kėsaj rregulloreje.
14.2 Ēdo person i interesuar, i cili nuk ėshtė palė nė kėrkesė e qė mund tė ofrojė arsye tė fortė pse nuk ka marrė pjesė si palė nė kėrkesė, mund tė kėrkojė rishqyrtimin e vendimit tė Komisionit 30 ditė mbasi tė ketė mėsuar pėr vendimin e Komisionit, por jo mė vonė se njė (1) vit nga data e vendimit tė Komisionit.
14.3 Ekzekutimi i urdhėrit tė formės sė prerė pėr largim nga banesa ndėrpritet nga momenti i dorėzimit tė kėrkesės pėr rishqyrtimin e vendimit dhe zgjatė derisa Komisioni tė ketė marrė vendim lidhur me atė kėrkesė, me pėrjashtim tė rasteve kur Komisioni vendos ndryshe.
Neni 15
15.1 Sipas kėsaj Rregulloreje me qėllim tė kryerjes sė funksioneve, Drejtoria mund tė bashkėpunojė dhe tė marrė informata nga ēdo organ ndėrqeveritar, qeveritar dhe joqeveritar.
15.2 Drejtoria mund tia delegojė cilindo nga funksionet e veta shėrbimit pėrgjegjės komunal nė njė ose disa komuna tė Kosovės, nė varėsi tė marrėveshjeve pėr mbikėqyrje, ashtu siē e konsideron ajo tė arsyeshme.
Neni 16
Drejtoria mund tė miratojė rregulla plotėsuese pėr kryerjen e funksioneve pėrderisa ato tė jenė nė pajtim me kėtė Rregullore.
Neni 17
17.1 Komisioni mbledhet nė sesionet e veta plenare ose nė kolegje tė tilla siē pėrcaktohen me nenin 2.2 tė Rregullores 1999/23. Sipas kėsaj Rregulloreje, mbasi tė jenė krijuar dy ose mė shumė kolegje tė tilla, nocionet Komision dhe Kryetar nėnkuptojnė Komisionin dhe Kryetarin e Komisionit nė raport me sesionet plenare, si dhe Kolegj e Kryetar i Kolegjit nė raport me kėrkesat e shqyrtuara nė kolegj.
17.2 Kryetari i Kolegjit tė Parė tė caktuar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm ėshtė edhe Kryetar i Komisionit. Nėse Kryetari i Komisionit jep doėrheqje, largohet nga posti ose nuk rizgjedhet, kryesuesi me shėrbim mė tė gjatė nė kolegj do tė jetė kryesues i Komisionit.
17.3 Periudha e parė e mandatit pėr anėtarėt e Komisionit ėshtė njė vit. Anėtarėt e Komisionit mund tė rizgjedhen nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
17.4 Anėtarin e Komisionit mund ta shkarkojė nga posti Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėrmes rekomandimit tė shumicės sė anėtarėve tė Komisionit pėr mungesė aftėsie profesionale pėr punė ose pėr refuzimet e vazhdueshme dhe tė pajustifikueshme pėr ti ushtruar detyrat e punės.
17.5 Anėtari i Komisionit i cili dėshiron tė jep dorėheqje duhet:
(a) ta bėjė kėtė duke e paralajmėruar me shkrim Sekretarin dhe kryesuesin e sesionit plenar tė paktėn njė muaj mė parė;
(b) tė vazhdojė me kryerjen e tė gjitha funksioneve tė veta deri nė fund tė kėsaj periudhe tė paralajmėrimit varėsisht nga neni 17.5(c);dhe
(c) tė vazhdoj tė punojė pas kėsaj periudhe tė paralajmėrimit pėr qėllimin e kufizuar tė finalizimit tė cilėsdo kėrkesė ose grup kėrkesash tė cilat ende nuk janė shqyrtuar nga anėtari i kolegjit.
17.6 Pa pėrjashtuar asnjė ligj apo rregullore qė ka tė bajė me imunitetin anėtarėt e Komisionit si dhe anėtarėt e personelit tė Komisionit dhe tė Drejtorisė janė imunė ndaj procedurave penale ose civile pėr ēfarėdo akt tė kryer me qėllim tė mirė nė kuadėr tė fushėveprimit tė detyrave tė tyre.
17.7 Sekretari nė konsultim me kryetarin e Komisionit cakton numrin dhe datat e sesioneve tė tij.
17.8 Selia e Komisionit ėshtė Prishtina. Komisioni mund tė vendosė tė mbajė sesione gjetiu nėse kėtė e sheh tė arsyeshme. Nė rastet pėrkatėse, kėshillimet e Komisionit mund tė bėhen pėrmes mjeteve elektronike.
17.9 Kryetari i Komisionit e drejton punėn e Komisionit dhe i kryeson sesionet e tij.
17.10 Komisioni zgjedh zėvendės kryetarin pėr ta ushtruar detyrėn e kryetarit nė mungesė tė kryetarit.
17.11 Anėtarėt e Komisionit tė cilėt nuk mund tė marrin pjesė nė sesion ia dorėzojnė me shkrim paralajmėrimin sekretarit dhe kryetarit tė paktėn dy javė para sesionit. Paralajmėrimi duhet ti theksojė arsyet pėr pamundėsinė e pjesėmarrjes.
17.12 Anėtarėt e Komisionit shėrbejnė vetėm nė cilėsinė personale. Ata nuk marrin pjesė nė asnjė procedurė tė kėrkesės pėr tė cilėn kanė interes personal, apo nėse kanė kėshilluar ndonjė palė apo janė tė lidhur me tė, si dhe nė rast se kanė qenė tė pėrfshirė nė ēfarėdo procesi gjyqėsor lidhur me kėrkesėn, qė ndryshon nga ai i Drejtorisė dhe i Komisionit, apo nėse ka pasur rrethana tė tjera qė mund tė ndikojnė nė paanėsinė e tyre. Nė rast tė ndonjė dyshimi lidhur me kėtė paragraf ose nė ēfarėdo rrethana tė tjera, tė cilat mund tė ndikojnė nė paanshmėrinė e anėtarėve pėr vendosjen e lėndės, atėherė vendos kryetari.
17.13 Sekretari i Komisionit caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i Drejtorisė nė konsultim me kryeatrin. Sekretari dhe anėtarėt e personelit tė Komisionit do ti ofrojnė Komisionit pėrkrahje administrative, teknike dhe ligjore.
17.14 Nė konsultim me kryetarin e Komisionit plenar, sekretari cakton rendin sipas tė cilit do tė shqyrtohen lėndėt nga Komisioni dhe i shpėrndan ato nėpėr kolegje, duke e marrė parasysh nevojėn pėr evitimin e dukurisė sė shpėrndarjes sė pabarabartė.
17.15 Gjuhėt zyrtare tė Komisionit janė shqipja, anglishtja dhe serbishtja. Kryetari mund ta lejojė ēdo anėtar ose person qė paraqitet para Komisionit tė flasė nė cilėndo gjuhė tjetėr.
17.16 Pėrkthyesit e punėsuar nga Drejtoria ose nga Komisioni lidhur me procedurat e Komisionit e japin kėtė deklaratė:
Deklaroj solemnisht se do ti kryej me besnikėri, paanėsi dhe ndėrgjegje detyrat e pėrkthyesit duke respektuar plotėsisht fshehtėsinė e detyrės.
Neni 18
18.1 Nė sesionet plenare komisioni vendos mbi rregullat plotėsuese tė procedurės dhe tė provave nė pajtim me nenin 26, dhe njėkohėsisht vendos pėr ēdo ēėshtje tjetėr qė mund ti pėrcillet nė pajtim me nenin 18.4.
18.2 Kur Komisioni pėrbėhet nga njė kolegj i vetėm, kuorumi pėr sesionet plenare pėrbėhet nga dy anėtarė. Vendimi merret nė pajtim me nenin 18.3.
18.3 Me themelimin e dy ose mė shumė kolegjeve, kuorumi pėr sesionet plenare do tė pėrbėhet nga shumica e anėtarėve tė kolegjit. Vendimi zakonisht merret me konsensus. Nėse nuk arrihet konsensusi, vendimi meret me shumicė votash. Nė rast tė votave tė barabarta, kryetari i Komisionit e ka votėn vendimtare.
Neni 19
19.1 Komisioni, sa herė qė tė jetė e mundshme, do tė vendosė pėr lėndėt nė bazė tė dokumentacioneve tė shkruara dhe tė provave.
19.2 Asnjė palė nuk mund tė japė prova ose argumente me gojė para Komisionit, pėrveē nėse Komisioni e fton palėn ta bėjė kėtė. Marrja nė pyetje me gojė bėhet publikisht, me paralajmėrim tė tė gjitha palėve, pėrveē rasteve kur kryetari cakton ndryshe pėr arsye sigurie tė palėve ose ndonjė tjetėr rrethane tė veēantė. Procedurat e marrjes nė pyetje me gojė mbahen nėn udhėheqjen e kryetarit.
19.3 Komisioni mund ta konsiderojė paraqitjen me gojė ose me shkrim nga cilido subjekt ndėrqeveritar, qeveritar dhe joqeveritar ose dėshmitar ekspert, pėr ēdo ēėshtje relevante qė ka tė bėjė me kėrkesėn.
19.4 Komisioni mund ta caktojė cilindo nga anėtarėt e tij pėr tė kryer ēfarėdo funksioni tė tij, duke pėrfshirė pjesėmarrjen gjatė provave tė dhėna me gojė nė ēdo vend ku mandej mund ti raportojė Komisionit.
19.5 Komisioni mund:
(a) ti shqyrtojė sė bashku kėrkesat tė cilat nga aspekti juridik dhe i provave janė tė njėjta;
(b) tia besojė Sekretarit dhe tė punėsuarėve tė tjerė tė Drejtorisė tė caktuar pėr ti shėrbyer Komisionit disa funksione tė shqyrtimit tė kėrkesave dhe provave, tė cilat do tė mbikėqyren nga Komisioni;
(c) tė pėrdorė njė qendėr kompjuterike pėr futjen e shėnimeve dhe programe e mjete tjera elektronike me qėllim tė marrjes mė tė shpejtė tė vendimeve;
(d) tė ndėrmerr ēdo mase tjetėr pėr tė cilėn konsideron se ėshtė e pėrshtatshme pėr marrjen e shpejtė tė vendimeve.
19.6 Nė raste tė veēanta komisioni mund ta falė mosrespektimin e cilėsdo rregull procedurale nga cilado palė ose nga Drejtoria nė tė mirė tė administrimit efektiv tė drejtėsisė kur ekziston arsye e mjaftueshme dhe nė rastet kur kjo nuk e paragjykon materialisht tė drejtėn e asnjė pale.
19.7 Para se tė vendoset pėr lėndėn, Komisioni mund tė lėshojė njė urdhėresė tė pėrkohshme nė pajtim me kėtė Rregullore, tė cilėn e konsideron tė domosdoshme pėr zgjidhjen e rregullt dhe tė shpejtė tė lėndės.
19.8 E gjithė procedura para Drejtorisė dhe Komisionit pėr kėrkesat pronėsore dhe banesore, duke pėrfshirė kompletimin dhe paraqitjen e kėrkesės si dhe pėrgjigjen nė kėrkesė, konsiderohet si procedurė administrative. Dhėnia e dėshmive tė rrejshme nė procedurėn nga paragrafi paraprak do tė konsiderohet si vepėr penale konform nenit 176 tė Ligjit Penal tė Kosovės (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.20/77, 25/84 dhe 44/84).
Neni 20
20.1. Konform neneve 17.11, 17.12, 18.2 dhe 25.1 pėr lėndėt vendoset nė kolegje nė pėrbėrje tė plotė.
20.2 Kuorumi pėr seancat e kolegjit ėshtė dy anėtarė.
20.3 Vendimet e kolegjit zakonisht merren pėrmes konsensusit. Nė rast se tė gjithė anėtarėt e kolegjit janė tė pranishėm dhe vendimi nuk mund tė merret pėrmes konsensusit, atėherė vendimi do tė merret me shumicė votash. Nė rast se nuk janė tė pranishėm dy anėtarė tė kolegjit dhe konsensusi nuk arrihet, kryetari i kolegjit do ta shtyjė marrjen e vendimit mbi lėndėn pėr sesionin e ardhshėm tė kolegjit.
20.4 Kolegji ose kryetari i kolegjit mund tia pėrcjellė sesionit plenar tė Komisionit ēėshtjet e caktuara lidhur me lėndėn pėr tė marrė qėndrim juridik. Vendimet e kolegjit pėr tia pėrcjellė ēėshtjet e caktuara sesionit plenar tė Komisionit do tė bėhen nė pajtim me paragrafėt 20.2 dhe 20.3 tė kėtij neni.
20.5 Gjatė vendosje sė pėrcjelljes sė njė lėnde ose jo nė sesionin plenar tė Komisionit, anėtarėt e lolegjit nuk kanė tė drejtė abstenimi.
20.6 Kryetari i Komisionit plenar mund ta caktojė njė anėtar tė kolegjit nė njė kolegj tjetėr kur kjo konsiderohet e domosdoshme pėr funksionimin e drejtė tė Komisionit.
Neni 21
21.1 Komisioni nuk ėshtė i varur nga rregullat pėr prova tė aplikuara nė gjyqet vendore nė Kosovė. Komisioni mund ta marrė parasysh ēdo provė tė besueshme, tė cilėn e konsideron tė rėndėsishme pėr lėndėn, duke pėrfshirė kėtu provat e paraqitura nga Drejtoria lidhur me besueshmėrinė e ēdo dokumenti apo protokolli publik.
21.2 Komisioni mund tė kėrkojė nga Drejtoria qė tė marrė mė shumė informata nga pala ose tė bėjė hetime plotėsuese.
Neni 22
22.1 Komisioni mund tia pėrcjellė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me lėndėn, por qė nuk janė brenda juridiksionit tė vet, gjykatės kompetente vendore ose organit administrativ.
22.2 Komisioni do tė jetė i varur nga parimet e pėrcaktuara nė:
(a) vendimet e veta dhe vendimet e kolegjeve tė tjera, pėrveē nėse ekzistojnė arsye tė bindshme pėr devijim nga ato parime;
(b) vendimet e sesioneve plenare tė Komisionit.
22.3 Komisioni nuk ofron kurrfarė mjetesh financiare pėrveē atyre qė janė pėrcaktuar me anė tė kėsaj Rregulloreje.
22.4 Asnjėra palė nuk mund ti nxjerrė shpenzimet nga cilado palė tjetėr lidhur me procedurat para Drejtorisė apo Komisionit.
22.5 Komisioni mund ta kufizojė vendimin pėr tė drejtė pronėsie mbi pronėn e kėrkuar nė rastet kur kjo do tė ofronte mjete juridike efektive pėr lėndėn.
22.6 Kur kėrkesa ėshtė bėrė nga anėtari i familjes, i bartėsit tė sė drejtės sė pronėsisė nė pajtim me nenin 6.2 tė kėsaj Rregulloreje, Komisioni mund tė vendosė ēfarėdo tė drejte pronėsie nė emėr tė bartėsit tė tė drejtės sė pronėsisė dhe tė lėshojė urdhėrin pėr posedim nė tė mirė tė kėrkuesit. Njė vendim i tillė nuk e pėrcakton dhe nuk ndikon nė asnjė ēėshtje ligjore ndėrmjet kėrkuesit dhe bartėsit tė tė drejtės sė pronėsisė ose tė cilitdo personi tjetėr qė nuk ėshtė palė nė pretendim. Mbas vendimit tė Komisionit, gjyqet vendore nė Kosovė mbajnė juridiksionin pėr tė vendosur ēfarėdo ēėshtjeje ligjore qė nuk ėshtė e vendosur nga Komisioni.
22.7 Nė vendimin e vet Komisioni mund:
tė vendosė tė drejta tė tilla pronėsie qė nevojiten pėr zgjidhjen e kėrkesės;
ta jap urdhrin pėr posedimin e pronės nė dobi tė cilėsdo palė;
ta urdhėrojė regjistrimin e ēdo tė drejte pronėsore nė regjistrin pėrkatės publik;
kur ėshtė e domosdoshme pėr ta zgjidhur lėndėn, ti ndryshojė kushtet e ēfarėdo kontrate tė bėrė me qėllim pėr tiu shmangur ligjit diskrimines nė mėnyrė qė ta pasqyrojė qėllimin e vėrtetė tė palėve nė kontratė;
ta anulojė ēdo marrėveshje pėr dhėnie me qira sa i pėrket pronės e cila ėshtė objekt i njė urdhėrese nga kjo Rregullore dhe tė bėjė urdhėresa plotėsuese qė do ta mundėsojnė ekzekutimin e saj;
ta refuzojė kėrkesėn;
tė bėjė ēfarėdo urdhėrese tjetėr tė domosdoshme pėr tu zbatuar kjo rregullore;
22.8 Vendimi pėrmban:
(a) datėn e miratimit;
(b) emrat e palėve dhe tė pėrfaqėsuesve tė tyre;
(c) objektin e kėrkesės;
(d) arsyet e vendimit, duke pėrfshirė faktet materiale dhe tė drejtat pronėsore tė gjetura nga Komisioni;
(e) urdhėrat e Komisionit.
22.9 Vendimet nėnshkruhen nga kryetari duke siguruar se nėse numri i kėrkesave tė vendosura nga kolegji nė sesion ėshtė i lartė, kryetari mund ta nėnshkruaj njė vendim tė pėrbashkėt duke i vėrtetuar tė gjitha vendimet individuale tė identifikuara nė kėtė vendim tė pėrbashkėt. Njė kopje e dokumentit origjinal e nėnshkruar nga kryetari, e cila i ėshtė dėrguar Sekretarit me anė faksit, ėshtė autorizim i mjaftueshėm pėr ēfarėdo aktiviteti tė ndėrmarrė konform kėtij dokumenti.
22.10 Sekretari do ti publikojė vendimet e Komisionit ose pėrmbledhjet e vendimeve.
22.11 Sekretari ėshtė i autorizuar ti ndreqė tė gjitha gabimet teknike nė vendimin e Komisionit, tė cilat nuk e cenojnė materialisht tė drejtėn e asnjėrės pale, nėse kryetari i Komisionit pajtohet me kėtė.
Neni 23
23.1 Sipas paragrafit 1.2 (c) e Rregullores 1999/23, ēdo kėrkesė e cila ėshtė e pakontestueshme mund tė shqyrtohet nga Komisioni sipas procedurės sė shkurtuar.
23.2 Nė procedurėn pėrmbledhėse, Komisioni mund tė marrė ēfarėdo urdhri pėr posedimin e pronės nėse bindet se ka prova tė mjaftueshme se kėrkuesi ka pasur posedim tė pakontestueshėm mbi pronėn para datės 24 mars 1999.
23.3 Vendimi i shkurtuar pėrmban:
(a) datėn e miratimit;
(b) emrat e palėve dhe tė pėrfaqėsuesve tė tyre;
(c) dispozitat e vendimit nė fuqi.
23.4 Ky nen nuk e ndalon Komisionin pėr tė marrė vendime pėr ndonjė kėrkesė jo kontestuese nė mėnyrė pėrmbledhėse.
Neni 24
24.1 Me rekomandimin e Drejtorisė, nė bazė tė kėrkesės sė palės apo nė ndonjė bazė tjetėr, Komisioni mund tė fusė masa tė pėrkohshme tė mbrojtjes aty ku ka tė ngjarė qė, nė mungesė tė masave tė pėrkohshme, pala mund tė dėmtohet nė atė mėnyrė sa dėmi tė mos kompensohet mė vonė.
24.2 Nė raste tė jashtėzakonshme, me rekomandimin e organeve pėrgjegjėse pėr ekzekutimin e ligjit dhe kur ėshtė e nevojshme tė parandalohet kėrcėnimi i vazhdueshėm i sigurisė publike, masat e pėrkohshme mund tė pėrfshijnė largimin e banuesit aktual nga prona e kontestuar, kur Komisioni vlerėson se ka prova mbi banimin e pakontestueshėm tė mėparshėm tė kėrkuesit nė atė pronė. Urdhri i largimit nga banesa i lėshuar nė pajtim me kėtė paragraf mund tė ekzekutohet nga organet pėrkatėse tė rendit pa paralajmėrim.
Neni 25
25.1 Mbas themelimit tė dy ose mė shumė kolegjeve tė Komisionit, rishqyrtimi i vendimeve bėhet prej njė kolegji tjetėr nga ai qė ka vendosur pėr kėrkesėn, pėrveē nėse Kryetari pėrcakton se ajo duhet tė shqyrtohet nė sesionet plenare.
25.2 Nė procedurėn e rishqyrtimit, Komisioni ose kolegji i themeluar nga Komisioni shqyrton ēdo provė dhe material lidhur me kėrkesėn e mėparshme dhe ēdarėdo dėshmi nė lidhje me kėrkesėn pėr rishqyrtim. Komisioni ose kolegji pėrkatės e hudhė poshtė ose rishqyrton kėrkesėn apo do lėshon njė vendim tė ri pėr atė kėrkesė.
Neni 26
Komisioni mund tė miratojė rregulla plotėsuese pėr ekzekutimin e funksioneve tė veta, pėrderisa ato janė nė pajtim me Rregulloren.
Neni 27
Pėrfaqsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė urdhresa administrative pėr zbatimin e kėsaj Rregulloreje.
Neni 28
Rregullorja aktuale shfuqizon ēdo dispozitė tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.
Neni 29
Kjo rregullore hyn nė fuqi mė 31 Tetor 2000.
Bernard
Kouchner
Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm