• Inkurajohet çdo person me deklaratë të
qëndrueshme t’i ankohet Njësisë për
sjellje dhe disciplinë për rastet e shkeljes së
mirësjelljes të kryer nga personeli i UNMIK-ut.
Ankesat e pavlefshme nuk do të pranohen.
• Të gjitha ankesat merren dhe trajtohen në
mënyrë të besueshme.
• Nuk nevojitet asnjë formular i veçantë
për ta bërë një ankesë.
• Të gjitha ankesat e shkeljes së supozuar
të sjelljes duhet të përmbajnë sa më
shumë që është e mundur informata dhe
detaje por pa ndërmarrë hetime rreth supozimit.
• Deklaratat në formën e shkruar mund të
bëhen si në vijim:
1. T’i dërgohen “Njësisë
për sjellje dhe disciplinë” të Kosovës
përmes adresës elektronike; KosovoCDcomplaints@un.org
2. Të dorëzohen në dorë;
3. Të bëhen personalisht në Njësinë
për sjellje dhe disciplinë; apo
4. Të dërgohen me postë.
• Njësia për sjellje dhe disciplinë
është e hapur për të gjithë. Të
gjithë janë të mirëseardhur për të
diskutuar shqetësimet e tyre me secilin anëtar të
ekipit, duke caktuar takimin paraprakisht.