|
Me 9 tetor 2003, Sekretari i
përgjithshëm ka lëshuar një Buletin me rekomandime
për parandalimin e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit
seksual (SHKS), që njihet si politikë e OKB-së
“zero tolerancë” për SHKS-në”.
Departamenti i Operacioneve Paqeruajtëse (DOP), pas deklaratave
kundër helmetave të kaltra në Republikën Demokratike
të Kongos, ka iniciuar një sër masash për
të siguruar përputhshmëri me politikën e cekur
dhe, në korrik të vitit 2005, Asambleja e përgjithshme
ka vendosur të krijoj njësitë për sjellje
dhe disciplinë në një numër të operacioneve
paqeruajtëse (shih Rezolutën e Asamblesë së
përgjithshme nr. 59/296 të datës 22 qershor 2005).
Njësia për sjellje
dhe disciplinë në UNMIK gjendet në kuadër
të Zyrës së PSSP-së. Kjo njësi, pos tjerash,
do të veprojë si pikë kontakti e UNMIK-ut për
të gjitha çështjet lidhur me sjelljen dhe disiplinën:
- Siguron udhëheqje për linjat
e veprimit dhe këshilla teknike për UNMIK-un lidhur
me çështjet që kanë të bëjnë
me sjelljen dhe disiplinën dhe siguron koherencë
në zbatimin e standardeve të sjelljes për të
gjitha kategoritë e personelit;
- E ndihmon UNMIK-un në zhvillimin
e strategjive për të parandaluar, identifikuar dhe
për tu përgjigjur në mënyrë efikase
kundër shkeljes së sjelljeve të kryera nga
të gjitha kategoritë e personelit paqeruajtës;
- Siguron që politikat e DOP-it, procedurat
apo udhëzimet mbi adresimin e shkeljes së sjelljeve
të i jenë shpërndarë në mënyrë
adekuate personelit në mision dhe monitoron përputhshmërinë
e atyre politikave;
- Pranon ankesat/raportet e shkeljes së
sjelljeve të kryera nga personeli paqeruajtës në
uniformë dhe civil (CIVPOL dhe ZNU) dhe sipas rastit
i referohet PSSP-së apo ZMBSH;
- Themelon dhe mirëmban një bazë
të të dhënave gjithëpërfshirëse
për të gjitha rastet e shkeljes së sjelljeve
në mision dhe i dërgon raporte mujore për rastet
e tilla Selisë qendrore të OKB-së; dhe
- Ndërlidhet me Qendrat trajnuese të
misionit integrues (QTMI) për të siguruar se të
gjitha kategoritë e personelit të UNMIK-ut ndjekin
trajnimet e duhura lidhur me standardet e sjelljes të
OKB-së, përfshirë edhe parandalimin e SHKS-së.
|